...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Nga “katër format e dialogut” të Aristotelit te “dialogu” i Ramës me studentët

Nëse gjykojmë nga opinioni i përgjithshëm për fjalën ‘dialog’ nuk mund të kuptojmë shumë: sepse ai përgjithësisht e redukton atë ose te ‘biseda’ ose tek ‘arsyetimi’! Por të ‘arsyetosh’ dhe të ‘arsyetosh drejtë’ nuk është njëlloj dhe as është e thjeshtë për t`u mësuar. Moskuptimi i këtij koncepti ka çuar shpesh në pështjellim shoqëritë. Fjala ‘dialog’ është e përbërë nga ‘dia+logos’. Shqip mund të përkthehet bisedë ‘përmes arsyes’. Por kjo s`mjafton për të treguar “shtyllat” mbi të cilat qendron dialogu. Ja si e shqyrton Aristoteli, mësuesi i mësuesve, termin ‘dialog’:

Ylli Përmeti

18/12/2018 - 05:22

Në kulmin e protestave Rama kërkoi ‘dialog’ me studentët kur paralelisht kishte pranuar në parim kërkesat e tyre. Qëndrimin e Ramës për ‘dialog’ e mbështetën thuajse gjithë kritikët e tij (Xhufi etj.)! Mirëpo, të gjithë këta shpërnjohin jo vetëm faktin se Rama e zgjodhi si ‘taktikë’ kërkimin e dialogut për të lodhur studentët, dhe si e tillë, është e dënueshme, dhe faktin tjetër se ai e ka treguar në mënyrë të përsëritur se nuk di të dialogojë (ai ose monologon ose keqdialogon—dominohet nga emocionet) por dhe çfarë nënkupton në të vërtetë ‘dialogu’. Nëse gjykojmë nga opinioni i përgjithshëm për fjalën ‘dialog’ nuk mund të kuptojmë shumë: sepse ai përgjithësisht e redukton atë ose te ‘biseda’ ose tek ‘arsyetimi’! Por të ‘arsyetosh’ dhe të ‘arsyetosh drejtë’ nuk është njëlloj dhe as është e thjeshtë për t`u mësuar. Moskuptimi i këtij koncepti ka çuar shpesh në pështjellim shoqëritë. Fjala ‘dialog’ është e përbërë nga ‘dia+logos’. Shqip mund të përkthehet bisedë ‘përmes arsyes’. Por kjo s`mjafton për të treguar “shtyllat” mbi të cilat qendron dialogu. Ja si e shqyrton Aristoteli, mësuesi i mësuesve, termin ‘dialog’:

Për argumentet në forma dialogu atje janë katër klasa:

Didaktike, dialektike, argumente-shqyrtues dhe argumente të diskutueshëm. Argumentet didaktike janë ato që fillojnë arsytimin nga principet e përputhshëm me çdo subjekt dhe me opinionet e zotëruar nga njeriu që përgjigjet (sepse nxënësi duhet t`i marrë mësimet në mirëbesim): argumentet dialektike janë ato që fillojnë arsyetimin nga premisat e pranuara në përgjithësi, kundër një teze të dhënë: argumentet shqyrtuese janë ato që arsyetojnë nga premisat që janë pranuar nga njeriu që përgjigjet të cilat pretendohen të njihen nga çdokush—se në cilën mënyrë është përcaktuar në një trajtesë tjetër: argumente të diskutueshëm janë ata që arsyetojnë ose duket të arsyetojnë mbi një konkluzion që buron nga premisa që duken se pranohen përgjithësisht por nuk janë pranuar në të vërtetë.

Dialogu, rrjedhimisht, është një lloj virtyti që procedon në katër mënyra (mënyra didaktike, dialektike, shqyrtuese dhe diskutuese). Ai synohet të zhvillohet së pari në shkollë përmes mësuesve. Mësuesi që ka kuptuar rëndësinë e dialogut dhe e përdorë atë në mësimdhënie, kur bisedon dijen e tij, është një mësues i mirë. Por fakti që shoqëria jonë nuk di të dialogojë (të përdorë arsyen e drejtë) reflekton keqedukimin e saj nga mësuesit. Si “dialogon” shoqëria jonë të gjithë e dinë: pa mbaruar arsyetimin njëri hidhet tjetri, ose flasin të gjithë njëherësh pa e dëgjuar tjetrin, ose respektojne ndonjëherë njëri-tjerin por prapë thonë fakte që perceptohen nga shqisat (sytë dhe veshët) e të gjithëve dhe nuk thonë fakte që kuptohen nga mendja. Si thoshin sivjet njerëzit, për shembull, për krimbjen e ullinjëve: na i zuri krimbi! Por krimbin e shikon syri dhe supozohet se të gjithë e shikojnë. Çështja është të kuptojmë se nga çfarë shkaktohet krimbosja e ullirit dhe jo se ai ka krimb. Kështu ata nuk përpiqen fare të kuptojnë pse ulliri zë krimba dhe mjaftohen me krimbin që e shikon syri por s`e kupton mendja! Pak a shumë kështu “dialogon” dhe Rama dhe ata që e ndjekin...

Në çështjen e arsimit, për shembull, ne fillojmë studimin nga premisat para nesh—domethënë, nga çka ‘është’ ai aktualisht dhe kërkojmë shkaqet ‘pse është ashtu siç është’ dhe nxjerrim përfundime: se cili është arsim i drejtë. Nga ky objektiv kuptohet se Rama në dialog me studentët do të përdorte argumente të llojit “po, ne e dimë se arsimi është ashtu e kështu” duke konkluduar se fajin e ka korrupsioni i pedagogëve apo moszbatimi i reformës siç dhe argumentoi sekretari i PS-së duke fajësuar dhe qeverinë e tij! Ndaj, si rrugëzgjidhje, do t`u propozonte ‘vetingun’ e pedagogëve që kërkojnë dhe studentët dhe zbatimin e reformës...këtë herë me “seriozitet” më të madh, dhe kështu do të paraqitësh, edhe një herë, si shpëtimtar i arsimit.

Por është e qartë se Rama dhe ata që e ndjekin nuk e ka dijen lidhur me shkaqet pse arsimi është rrënuar jo vetëm sepse nuk ka studiuar në rininë e tij shkencë, as është munduar më vonë në vrapin e tij për të administruar pushtete, por sepse Rama është në pushtet jo se ka dijen administrative të shtetit modern (me dijen e shtetit modern dhe çdo shteti shqetësohet filozofia politike dhe kji disiplinë nuk është themeluar nga universitetet) por sepse kërkon të administrojë pushtetin dhe taksat e popullit për siguruar një jetë luksoze. Do të ishte e padrejtë të thoshim të kundërtën përsa kohë që ai e vërteton për ditë qëllimin e tij: jo vetëm me jetën e tij private (veshjet i ndërron si mbreti gratë) por dhe jetën institucionale (pritjet dhe përcjelljet janë luksoze).

Çështja tjetër që duhet të konsiderojnë studentët është hipokrizia e tij. Të gjithë e kujtojnë se kur protestat nuk ishin ‘masive’ Rama nuk zbatonte asnjë parim. Një parim është se “burrat takohen në këmbë dhe bisedojnë ulur”. Se çfarë nënkupton ky parim është respektimi i tjetrit kur takohemi duke u çuar dhe se biseda duhet të zhvillohet ulur që të kontrollohen emocionet dhe të mbizotërojë arsyeja. Rama, për më shumë, shpërnjohu dhe paralajmërimet tona: se nëse reformën e përparonte do të shkaktonte padrejtësi. Kërkesat, edhe një herë, nuk mund të realizohen nga një qeveri që shpërnjohu paralajmërimet tona dhe kur e njëjta qeveri nuk procedoi nga kuptimi i shkaqeve të vërtetë pse u rrënua sistemi (korrupsioni dhe fakti që partitë kanë rrënuar sistemin me emërimt e rektorëve madje…në shumë raste, dhe pedagogëve, nuk janë shkaqet e vërtetë—këta janë vetëm simptoma) as do të procedojë aktualisht. Pa kuptuar shkaqet e vërtetë qeveria aktuale nuk mund ta nxjerrë nga llumi në të cilin ka rënë arsimi. Edhe nëse supozojmë se Rama ia lë zgjidhjen e problemeve në Uni pedagogëve aktualë, fakti që ata janë pjesë e hierarkisë institucionale dhe rezultat kryesisht i emërimeve dhe s`kanë kuptuar efektet e reformës dhe luftuar kundër saj, nuk besoj se janë të aftë ta reformojnë arsimin për sa kohë që nuk ishin (dhe nuk janë) të aftë (s`kanë dije) as anëtarët e Akademisë se Shkencave për “reformimin” e Akademisë por i përgjërohen Ramës që t`i “reformojë”!

Shkaku kryesor se pse akademikët nuk “reformojnë” dot veten buron nga mendësia e tyre: të gjithë anëtarët janë rezultat jo vetëm i emërimeve nga partitë në pushtet por dhe i mendësisë institucionale që karakterizon shoqëritë tona dy-tre shekujt e fundit: hierarkisë dhe heteronomisë (tejtërvendosjes sesa bashkëvendosjes). Se pse e ruajnë këtë strukturë shtetet moderne kuptohet nëse kuptojmë strukturën (ose natyrën) e shtetit modern: ai është hierarkik dhe heteronomik sepse përqendron pushtetin në duart e elitave. Se çfarë ka shkaktuar kjo lloj strukture nuk është vetëm mungesa e lirisë dhe efiçencës në institucione dhe ekonomi por dhe mungesa e drejtësisë dhe virtyteve...

Këto janë disa nga arsyet kryesore se pse studentët nuk duhet të pranojnë të ‘dialogojnë’ me Ramën por të kërkojnë dorëheqjen e tij.        

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA