...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Sa njerëz do të vdesin dhe variantet e shpëtimit nga koronavirusi?

Dy janë, rrjedhimisht, mënyrat përmes të cilave ne mund të shpëtojmë nga virusi përkatës: ose pajisim gjithë qytetarët me veshjet e domosdoshme kur dalin në treg, gjithashtu dhe punëtorët e tregut dhe njësive prodhuese, ndërsa përparojmë me edukimin e popullit, kryesisht lidhur me natyrën e virusit, të cilën e përshkrova mjaftueshëm në këtë studim, ndryshe nga establishmenti mjekësor dhe mediatik

Ylli Përmeti

18/03/2020 - 11:12

Pas masave “radikale” të qeverisë “Rama” u krijuan –nga media- vetëm dy kampe: njëri që kritikonte masat, se disa prej tyre janë të tepërta dhe të padrejta (në fakt kur një masë është e tepërt, është vetvetiu e padrejtë) dhe tjetri që i mbështeti pa rezerva! Mungoi, në fjalë të tjera, kampi i tretë i cili nuk do të merrësh me masat pas “mbjelljes” së virusit por me masat që duhet të merrte qeveria kur ai ishte ende në Kinë: sepse kjo është detyra e qeverisë!

Koronavirusi (Covid: 2019) dhe pandemitë botërore: shkaqet dhe rreziqet për Shqipërinë

Qartësisht, të gjithë këta do të vepronin thuajse njëlloj si qeveria “Rama” po të ishin në pushtet. Si të tillë, ata janë të padëshirueshëm! Rama, në fakt, ishte në dijeni —kështu deklaroi pas masave— për periudhën inkubacioniste të virusit dhe për periudhën e mbërritjes së virusit nga Kina: ai do të vinte, sipas tij, për 28 ditë në vendin tonë. Gjatë kësaj kohe Rama dhe qeveria e tij po e prisnin krahapur duke e nënvlerësuar efektin e tij: ministrja thoshte ne jemi vend me rrezik të ulët ndërsa Rama hidhësh nga një degë në tjerën, si majmuni, duke na thënë—autoriteti “shkencor”— se maskat nuk të mbrojnë!

Por le ta lëmë mënjanë për një çast mundësinë e kontrollit të virusit në kufi, meqë shumica u mashtrua sërish, ca si pasojë e padijes dhe ca si pasojë e varësisë që ka krijuar me pushtetarët (servilizmit) dhe të gjykojmë se sa të drejta janë masat e qeverisë “Rama”: se nëse ato mbështeten në kuptimin e plotë të realitetit të virusit në raport me njerëzit apo jo — sepse pa kuptuar drejtë masat ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen.  

Gjykuar nga mënyra se si përhapet virusi, përmes spërklave të kollës, tështitjes dhe të folurës dhe përmes prekjes, dhe nga koha e mbijetesës së tij në sipërfaqe të sendeve ­—mbi 28 ditë— (vallë ky numër lidhet me numrin e ditëve të Ramës përmes të cilave priste krahapur ardhjen e virusit nga Kina?!), dhe se ai qendron në ajër për disa orë, masat e qeverisë “Rama” janë tejet të pjesshme, sidomos lidhur me lejimin e njësive prodhuese ku punëtorët do të punojnë si më parë dhe me pastrimin e vendeve të tregëtimit, punës dhe paráve.

Kina, në fakt, na mëson edhe për këtë çështje: atje populli nuk u mjaftua me vetkarantinim— përdorimin e maskave dhe dorashkave. Por në daljet e tij për nevojat familjare vishet me veshje të posaçme, sepse siç tregova në studim, virusi qendron edhe në rroba. Si duket, qeveria kineze e ka kuptuar këtë aftësi të virusit. Ndërsa për nevojën e pastrimit të vendeve të punës dhe paráve, qeveria “Rama” nuk bëri asgjë, të paktën deri në javën e dytë të masave. As ndërmorri ndonjë veprim për të përdorur popullin e karantinuar për të pastruar komunitetin ku jetojnë, meqë janë zhytur në zhul e papastërti. Dhe as krijoi grupe vullnetare për të mbikqyrur njerëzit e komuniteteve, se nëse, për shembull, ka njerëz të infektuar dhe s`e tregojnë.

Gjykuar, rrjedhimisht, nga këto masa, dhe nga natyra e virusit, dhe nga kuptimi i pjesshëm që ka establishmenti mjekësor dhe politik lidhur me virusin, mund të themi se do ta kemi mes nesh për shumë vite për mos të thënë për gjithmonë. Numri i të infektuarve dhe vdekjeve në fazën e parë do të jetë i lartë, kryesisht mes moshave të mitura dhe të moshuarve. Pasi të ketë kaluar kjo fazë, virusi do të kërcënojë dhe moshat e tjera. Në vendet e prodhimit dhe tregëtimit, nëse nuk merren masa higjenike, do të kërcënohen dhe punëtorët. Këta, me radhë, do të rrezikojnë dhe familjet e tyre. Nuk është e vështirë të përllogariten vdekjet tashmë, meqë premisat (mënyrat e përhapjes etj.) ekzistojnë. Merkeli, për shemull, tha se mund të infektohet mbi 70 për qind ose 58 milion njerëz nga populli gjerman. Por një njeri me dije administrative nuk do të thoshte kështu: sepse do ta shoqëronte me “nëse ne nuk marrim masa”...duke përmendur masat dhe arsyet se pse merren ato.

Kështu Evropa, pasi e la virusin të “mbillësh” në popull, mbylli kufijtë. Domethënë, filloi të kontrollonte njerëzit, një veprim që duhet ta kishte ndërmarrë që në janar të këtij viti bashkë me kontrollin e mallrave. Por kështu është kur institutet e mjekësisë nuk studiojnë. Por edhe kur studiojnë, nuk i shtrëngojnë elitat politike: sepse natyra e koronaviruseve njihet nga establishmenti mjekësor. Çfarë nuk njihësh, ishte natyra e virusit të ri: C19. Por tashmë edhe natyra e tij njihet. Ky studim e tregon në mënyrë më të plotë realitetin. Nëse nuk merren masa të përputhshme, rrjedhimisht, katastrofa do të jetë tejet e madhe, si në jetë njerëzish ashtu dhe ekonomi. Për mos të thënë se mund të shkojmë në një gjendje kaotike.        

Dy janë, rrjedhimisht, mënyrat përmes të cilave ne mund të shpëtojmë nga virusi përkatës: ose pajisim gjithë qytetarët me veshjet e domosdoshme kur dalin në treg, gjithashtu dhe punëtorët e tregut dhe njësive prodhuese, ndërsa përparojmë me edukimin e popullit, kryesisht lidhur me natyrën e virusit, të cilën e përshkrova mjaftueshëm në këtë studim, ndryshe nga establishmenti mjekësor dhe mediatik, të cilët e kanë për detyrë (ligjore) dhe paralelisht përparojmë me pastrimin e mjedisit, i cili mund të krijojë nga çasti në çast viruse më të rrezikshëm se korona, ose të gjitha këto masa ndërsa ndryshojmë natyrën e zhvillimit ekonomik: sepse edhe nëse realizojmë objektivin përmes mënyrës së parë, ne jemi të cënueshëm nga vendet e tjerë. Domethënë, nga lëvizja e lirë e prodhimeve dhe e njerëzve; kjo e fundit aktualisht është kufizuar por jo mallrat.

Do të jetë, në fjalë të tjera, një përpjekje e përhershme dhe me humbje të mëdha, sepse asnjëri nuk mund të na sigurojë se vendet e tjerë do të dalin faqebardhë nga kjo përpjekje. Nga kjo përpjekje mund të dalim faqebardhë vetëm nëse procedojmë nga kuptimi i drejtë i natyrës së virusit në raport me njeriun, shoqëritë dhe mjedisin. Aktulisht është zhvilluar deri diku dija por jo mjaftueshëm. Për shembull, Kina, për të mbrojtur rendin e ri botëror të globalizmit neoliberal dhe pasi pa rënien e numrit të infektuarve brenda vendit dhe rritjen e tij jashtë saj, propozoi ndërtimin e një “Rruge Mëndafshi të Shëndetit” për të ndihmuar përpjekjet botërore për të luftuar pandeminë. Për këtë objektiv ajo do të punojë bashkë me Italinë.

Por ndërsa ky objektiv tingëllon fisnik, ai lë pa luftuar shkaqet e vërtetë të shfaqjes së viruseve: natyrën e tregut (ai është globalizuar), shoqëritë (ku njerëzit nuk zhvillojnë virtytin e pastërtisë) dhe ndryshimet klimatike, për të cilët, Kina ka pjesën e “luanit”: sepse ndotja e planetit do të vazhdojë dhe për pasojë viruset do të marrin karakter edhe më të rrezikshëm, pikërisht sepse ndotja rritet dhe dimrat —përmes të cilëve viruset shkatërrohen— nuk ekzistojnë! 

Mund t`i besojmë, rrjedhimisht, shkencës kur epidemiologët dhe mikrobiologët nuk tregojnë shkaqet sistemike ndërsa flenë nëpër katedra dhe universitete dhe na tregojnë kodra pas bregut kur shpërthen epidemia—domethënë, na karantijonë të gjithëve dhe na thonë se vetëm kjo është zgjidhja? Ja si na “shpëton” rektori dhe kirurgu dhe bashkërenduesi i vullnetarëve të sektorit të mjekësisë për koronavirusin i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata:

Ka tre mundësi për të luftuar me këtë sëmundje: një mundësi është karantina; mundësia e dytë është vaksinimi; mundësia e tretë janë medikamentet.

Paralelisht me të, mikrobiologët na thonë se do të na “shpëtojë” vaksina ndërsa përmendin ndonjë herë dhe ndotjen e mjedisit por nuk përmendin kurrë faktin se viruset vriten nga dimrat dhe dimra tashmë, në pjesën më të madhe të planetit, nuk ka! Këta shpërnjohin dhe studimet që janë detyrë e tyre për t`u shqyrtuar. Një studim, për shembull, citon se shkaqet e shfaqjes së viruseve janë mjedisore dhe biologjike, shumica e të cilëve—si ‘urbanizimi’ ose ‘përdorimi i tokës’—duken të arsyeshëm intuitivisht por janë tejet të gjerë për t`u lidhur me shkaqet mekanistike të shfaqjes...shumë shkaqe kanë efekte të tërthortë në shfaqjen e tyre (p.sh. ndryshimi klimatik, i cili zakonisht lidhet me shpërndarjet e vektorëve të sëmundjes); dhe zakonisht shfaqja e ngjarjes ka shumë shkaqe..ne jemi aktualisht duke jetuar në një ‘stuhi të përsosur’ në të cilën shumë shkaqe të mundshme të shfaqjes së tyre (si rritja e popullatës, urbanizimi, udhëtimi botëror dhe tregu, intesifikimi i prodhimit të gjedhit) veprojnë bashkë...dhe është e qartë se shpeshtësia e ngjarjeve të mundshme është në rritje.

Por qoftë edhe ky studim nuk e sheh problematikën nga një qasje sistemike—domethënë, të lidhur me globalizmin neoliberal ku ndërmarrjet prodhuese shkarkojnë mbetjet toksike në lumenj, dete dhe oqeane, ajër, tokë dhe ujë, bashkë me shoqëritë, të cilat, ndërsa qelbin mjedisin me mbetje (si në Shqipëri) krijojnë kanale me kimikate të pambuluar, moçale dhe këneta ndërsa në to ushqehen dhe mushkonjat dhe insekte të tjerë. Një ndër përbërist kryesor të viruseve është proteina dhe proteina gjendet në mjedis kryeisht si pasojë e veprimtarisë së shoqërive. Kur proteinat përzihen me kimikate dhe qendrojnë për një kohë të gjatë në të njëjtin vend, nuk do të ishte e çuditshme të shikojmë lindjen e një krijese të re në formën e virusit. Kaq e vështirë është për t`u kuptuar ky proces?! “Viruset shkaktohen duke mbledhur acidin nukleik brenda një mbështjelljeje proteine të quajtur kapsid (capsid) dhe janë bashkime supramolekulare që veprojnë si parazitë për qelizat” (Molecular components of cells, f, 30).

Studimi nuk përmend, gjithashtu, faktin kryesor se rritja e shfaqjes së viruseve lidhet drejtëpërdrejt me ndryshimet klimatike dhe jo tërthorazi të cilët kanë shkatërruar stinën e dimrit përmes të cilit në të kaluarën shumë viruse shkatërroheshin.

Ndërsa “shkenca” e establishmentit pasqyron më së miri karakterin kryesor të partive, parazitizmin e tyre, edhe në këtë çështje, nuk mungojnë hoxhallarët dhe priftërinjtë: ata na thonë t`i lutemi zotit ndërsa zbatojmë urdhërat e qeverisë pa shqyrtim dhe pa kuptim të drejtë të problematikës. Të besosh tek këta, rrjedhimisht, do të ishte marrëzi, fyerje e shkencës dhe njeriut. 

Nëse viruset janë parazitë për qelizat, për njerëzit është pushteti politik, establishmenti shkencor, siç quhet, dhe pushteti fetar.        

*Pjesa e fundit e studimit që është bashkangjitur. Këshillohet të lexohet gjithë studimi.          

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA