...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ku gabon Xhufi, Kule dhe muslimanët shqiptarë për ‘fetarizmin’ e Skënderbeut?

Së fundmi debatohet mes historianëve dhe fetarëve, kryesisht të fesë muslimane, lidhur me mendësinë fetare të Skënderbeut. Historinët argumentojnë se Skënderbeu s’ka patur absolutisht vokacione fetare (Kule) dhe se familja e tij ishte katolike dhe pjesë e perandorisë bizantine e cila kishte raporte të barabarta me shqiptarët (Xhufi). Ndërsa fetarët muslimanë argumentojnë se ai ishte katolik sepse vrau muslimanët shqiptarë!

Ylli Përmeti

06/01/2018 - 09:56

Historianët gabojnë lidhur me faktin se Skënderbeu lindi në një familje katolike ku ka krijuar doza të vogla fetare nëse familja e tij ushtronte rite fetare. ‘Të vogla’ sepse e morën osmanët peng në moshë të vogël. Këtu, hamendësohet se familja e tij ushtronte ritet fetare: sepse nëse nuk i ushtronte, ai mund të ketë marrë doza edhe më të vogla nga shoqëria në të cilën hodhi hapat e para. Sidoqoftë, dimë se njeriu krijon karakterin e tij rreth moshës 20 vjeçare dhe veçanërisht rreth moshës 40 vjeçare. Dimë, gjithashtu, se Skënderbeu u krijua në shkollat osmane kryesisht ushtarake. Si i tillë, Skënderbeu krijoi një karakter kryesisht ushtarak. Kështuqë, përpara se të gjykojmë se nëse ai ishte fetar apo jo, ne duhet të kuptojë karakterin e tij të vërtetë. Dhe kush na e tregon karakterin e një njeriu? Veprimet e tij!

Si ushtarak, ai në mendje ka krijuar strategjitë dhe taktikat ushtarake. Si i tillë, një ushtarak, që stërvitet gjithë kohën, dhe që synon fitoren, ka në mendje dhe shpirt, shpirtin luftarak. Nuk duhet ta shkëpusim këtë lloj shpirti nga konteksti i tij historik: ai i shërbente Sulltanit. Kështuqë shpirti i tij luftarak mund të përdorësh vetëm kur urdhëronte Sulltani. Dihet, gjithashtu, se në vegjëli ne bartim dashurinë e familjes dhe çdo dashuri tjetër në vend tjetër, nuk mund ta zëvendësojë atë. Me emancipimin e Skënderbeut, në radhët e ushtrisë osmane, është kuptuar dhe natyra e “pastër” e fesë islame: jo pak herë është përballur me fyerjen e fetarëve të tjerë duke përfshirë vaçanërisht katolikët shqiptarë. As mund të ketë harruar Skënderbeu pengmarrjen e tij nga osmanët e shumë veprime të tjerë. Si i tillë, ai ka zhvilluar urrjetje të natyrshme për osmanllinjtë.

Ndërsa fetarët muslimanë gabojnë disa herë: një herë kur nuk e shikojnë veten (ose padrejtësitë e tyre) si shkak i gjendjes shpirtërore të Skënderbeut. Një herë tjetër, kur nuk shqyrtojnë karakterin e tij ushtarak. Dhe një herë tjetër, kur nuk kuptojnë taktikat e tij për të mposhtur Sulltanët: sepse edhe nëse ai krijonte aleanca me katolikët europianë, ai i krijonte ato në emër të taktikave dhe qëllimit përfundmitar: të mbronte popullin e tij. Si të tilla, ato ishin të domosdoshme. Kështuqë, nëse kërkojmë një përgjigje se nëse Skenderbeu ishte apo jo fetar, e kuptojmë nga koha në të cilën u krijua si karakter dhe ku, veprimet e tij, dhe mendësia: me siguri Skënderbeu s’ka patur kohë të ushtronte rite fetare as kur ishte fëmijë katolik, në gjirin e familjes, as kur u rrit në gjirin e muslimanëve por as edhe kishte krijuar ndonjë mendësi shkencore, që është parakushti kryesor për mos të qenë fetar.

Sidoqoftë, nëse gjykojmë nga përmbajtja e letrave të tij kuptojmë se Skënderbeu kishte krijuar urtësi popullore. Ishte pikërisht kjo e fundit që karakerizon mendësinë e tij. Si i tillë, Skënderbeu ishte një njeri me urtësi popullore dhe urtësi ushtarake, me doza të vogla fetare. Por përcaktuese në sjelljen e tij ishte urtësia popullore dhe ushtarake dhe pak urtësia fetare. Në fund të fundit, ai do të përdorte më shumë drejtësinë në pushtetin e tij ushtarak: dhe virtytin e drejtësisë supozohet se e ka zhvilluar në sajë të përvojës dhe jo dijes teorike meqënse fetë dominante nuk sjellin shumë teori në drejtësi. Kështuqë kur shikonte se muslimanët shqiptarë nuk i bashkoheshin kundër pushtuesit —Sulltanit, mbrojtësit të fesë së tyre— dhe shumë minonin përpjekjen e tij, siç veprojnë shumë muslimanë në kohët tona, duke mbështetur haptazi pushtimin ekonomiko-politik të Shqipërisë nga muslimanët e Turqisë dhe më tej, si do të vepronte Skënderbeu? Me drejtësi. Cilën drejtësi përdori Skënderbeu me ta? Disa, dhe më të afërmit e tij, i vriste në vend. Me të tjerët, si do të vepronte kur vetë muslimanët nuk vepronin ndryshe? 

Qendrimet e Xhufit dhe Kules:

Autori i librit “Skënderbeu, kryqtari i fundit”, Virgjil Kule tha në emisionin ” Arena” të Dritan Hilës se Skënderbeu nuk kishte një besim fetar, duke i cilësuar lëvizjet e tij fetare më tepër strategji për të lidhur aleanca të ndryshme, veçanërisht me Perëndimin.

“Unë mendoj se Skënderbeu nuk kishte në mënyrë absolute vokacione fetare. Ai i gjeti dhe u detyrua të harmonizohej menjëherë, e t’i kthente shpinën tjetrës. Në momentet e para të Skënderbeut në Krujë, ai duhej t’i tregonte aleatëve të tij të ardhshëm që këtu ka ardhur një i krishterë, i cili ka dhe fuqi ushtarake e organizative dhe është në gjendje të marri detyra të mëdha.

Kështu që me ardhjen e Skënderbeut në Krujë, ka një periudhë shumë të shkurtër e cila karakterizohet nga një politikë e dyfishtë, një lloj riafirmimi të krishterimit. Skënderbeu bëri fushatë për krishterimin e asaj pjese të popullsisë, ku përfshiheshin fisnikë, tregtarë, administratorë që kishin ardhur bashkë me osmanët.

Pëllumb Xhufi

Ai tha që ka dy rrugë, ose konvertohesh në të krishterë, ose largohu. Dhe kush e bëri konvertimin, bëhej edhe një dekret. Qëllimi i gjithë kësaj fushate ishte të bënte bujë në Perëndim” – deklaroi Kule.

Historiani Pëllumb Xhufi tha në të njëjtin emision se islamizimi i vendit filloi gjatë Luftës së Kretës, si edhe korridori  i Shkumbinit ishte një prej pikave strategjike, prej ku filloi masivizimi i kthimit të shqiptarëve në islam.

“Në vitet 1440-1450, kemi dokumentet veneciane për fisnikërinë shqiptare, por kemi edhe regjistrin e parë osman. Dhe prej tyre rezulton të kemi një fisnikëri të krishterë në një pjesë masive të vendit. Popullsia shqiptare u islamizua në mënyrë masive te Lufta e Kretës, në vitin 1645-1669, kohë kur islamizimi shkoi edhe në zonat malore.

Pati një ndarje gjeografike, turqit osmanë i dhanë rëndësi që në këto korridoret strategjike, si ai i Shkumbinit, të islamizohej popullsia me precedencë dhe popullsitë e para të islamizuara gjenden pikërisht në këtë segment”, deklaroi Xhufi. 

Virgjil Kule

Kule tha gjithashtu se osmanët bënin konkurse për të marrë fëmijë të ndryshëm nga qytetet që pushtonin, për t’i çuar më pas me studime.

“Osmanët bënin një konkurs të madh, me psikologë, mjekë, ushtarë etj., në qytete të ndryshme të cilat kishin pushtuar. Aty zgjidheshin fëmijët të cilët do të çoheshin për studime. Ky ishte një stimul shumë i mirë. Një pjesë tjetër i merrnin fëmijët dhe i çonin në kazerma. Natyrisht që i biri i Gjonit, nuk iku në asnjë prej këtyre dy formave.

Përkundrazi ai iku me karrocë, pasi ishte i biri i një fisniku. Skënderbeu ishte një mjeshtër i vërtetë për të ndërtuar plane, e këtë aftësi e ka pasur që në fillim. Ai ishte edhe në pjesën administrative, po ashtu edhe në atë ushtarake”,deklaroi Kule. 

Historiani Pëllumb Xhufi tha se figura e Skëndërbeut duhet të vendoset në kontekstin historik dhe se shqiptarët njiheshin që më parë nga Perandoria Bizantine.

“Unë jam me mendimin që Skënderbeu duhet historicizuar, duhet të vendoset në kontekstin e tij. Shqiptarët në burimet Bizantine përmenden si një popull krejt i veçantë.

Ata kishin të drejta të barabarta me bizantinët dhe kishin raporte me traktate me Perandorinë Bizantine. Shqiptarët kur përmenden në kuadrin e ushtrisë bizantine, gjithmonë quhen shqiptarë dhe jo bizantinë”, deklaroi Xhufi. /Dita        

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA