...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Aristoteli: ç’është bujaria, nga buron ajo dhe si mund të krijojmë njerëz bujarë?

Dhe bujarët janë thuajse më të dashurit e gjithë virtyteve të karakterit, meqë ata janë të dobishëm; dhe kjo varet nga dhënia.

Ylli Përmeti

24/11/2017 - 20:21

Le të flasim më tej –pasi shqyrtuam njeriun e përmbajtjur ose përmbajtjen- për bujarinë. Duket se bujaria është mesatarja në lidhje e pasurinë; sepse njeriu bujar lavdërohet jo në lidhje me çështje ushtarake, as edhe për ato për të cilat lavdërohet njeriu i përkortë, as për vendime juridike, por lavdërohet në lidhje me dhënien dhe marrjen e pasurisë, dhe veçanërisht lidhur me dhënien. Tani me ‘pasuri’ dua të them gjithë gjërat vlera e të cilave matet me pará. Për më shumë, shkapërderdhja dhe koprracia janë tepëri dhe të meta në lidhje me pasurinë; dhe koprracë ne quajmë ata që shqetësohen më shumë se sa duhet për pasuri, por ndonjëherë përdorim fjalën ‘shkapërderdhje’ në një kuptim të ndërlikuar; sepse ne quajmë koprracë ata njerëz që janë papërkore dhe shpenzojnë pará për kënaqësi vetjake. Ndaj dhe mendohet se ata kanë karakterin më të varfër; sepse një ‘shkapërderdhës’ do të thotë një njeri që ka një cilësi të vetme të keqe, të asaj që humbet substancën e tij; meqë një shkapërderdhës është një njeri që është rrënuar nga gabimet e tij, dhe humbja e substancës mendohet të jetë një lloj rrënimi i vetes, meqë jeta varet nga zotërimi i substancave.

Ky është, rrjedhimisht, kuptimi që kemi për fjalën ‘shkapërderdhje’. Tani gjëra që kanë një përdorim mund të përdoren ose mirë ose keq; dhe pasuritë janë të dobishme; dhe çdogjë përdoret më mirë nga njeriu që zotëron virtytin që shqetësohet me pasurinë; dhe ky është njeriu bujar. Tani shpenzimi dhe dhënia duket të jetë përdorimi i pasurisë; marrja dhe mbajtja se sa zotërimi i saj. Ndaj është më shumë shenja e njeriut bujar të japë te njerëzit e duhur se sa të marrë nga burimet e duhur dhe jo të marrë nga burimet e gabuar. Sepse është karakteristikë e virtytit të bëjë mirë se sa të ketë bërë mirë te dikush, dhe karakterisitikë më e madhe të bëjë veprim fisnik se sa të veprojë ulët; ndaj dhe nuk është e vështirë të kuptosh se dhënia nënkupton të bëshë mirë dhe të bëshë ç’ka është fisnike, dhe marrja nënkupton të keshë bërë mirë te një njeri ose të mos keshë vepruar ulët.Dhe mirënjohja ndjehet kundrejt atij që jep, jo kundrejt atij që nuk merr, dhe lavdërimi i jepet më shumë atij.

Është më e thjeshtë, gjithashtu, të mos marrësh se sa të japësh; sepse njerëzit janë të prirur të japin pasurinë e tyre tejet të pakët se sa të marrin atë ç’ka është e një tjetri. Dhënësit, gjithashtu, quhen bujarë; por ata që nuk marrin nuk lavdërohen për bujari por për drejtësi; ndërsa ata që marrin vështirë të lavdërohen. Dhe bujarët janë thuajse më të dashurit e gjithë virtyteteve të karakterit, meqë ata janë të dobishëm; dhe kjo varet nga dhënia.

Tani veprimet virtuoze janë bujare dhe bëhen për hir të bujarisë. Rrjedhimisht njeriu bujar, si njerëzit e tjerë virtuozë, do të japë për hir të bujarisë, dhe drejtë; sepse ai do të japë te njeriu i duhur, sasitë e duhura, në kohën e duhur, me gjithë cilësitë e tjera që shoqëron dhënien e drejtë; dhe gjithashtu me kënaqësi ose pa dhimbje; sepse ajo që është virtuoze është e kënaqshme ose e lirë nga dhimbja—do të jetë e dhimbshme më pak nga të gjitha. Por ai që jep te njeriu i gabuar ose jo për të hir të bujarisë por për shkaqe të tjerë, nuk do të quhet bujar por me ndonjë emër tjetër. As është ai bujar që jep me dhimbje; sepse ai do të parapëlqente pasurinë përpara bujarisë, dhe kjo nuk është karakteristikë e njeriut bujar. Por njeriu bujar nuk do të marrë më shumë nga burimet e gabuar; sepse kjo marrje nuk është karakteristikë e njeriut që nuk kursen me pasurinë. As do të jetë ai një pyetës i gatshëm; sepse nuk është karakterisitikë e njeriut që jep t’i pranojë përfitimet lehtë. Por ai do të marrë nga burimet e duhur, p.sh. nga zotërimet e tij, jo si diçka bujare por si domosdoshmëri, se ai ka diçka për të dhënë. As do të shpërfillë pronën e tij, meqë ai dëshiron përmes kësaj të ndihmojë të tjerët. Dhe ai do të përmbahet për të dhënë te çdonjëri, se ai mund të ketë diçka për të dhënë te njerëzit e duhur, në kohën e duhur, dhe kur është fisnike për të vepruar kështu.

Është shumë karakteristikë e njeriut bujar gjithashtu ta tepërojë me dhënien, kështu ai lë për vete shumë pak; sepse është natyra e njeriut bujar të mos kujdeset për veten. Termi ‘bujar’ përdoret në raport me substancën e njeriut; sepse bujaria banon jo në morinë e dhuratave por në gjendjen e karakterit të dhënësit, dhe kjo sërish është në raport me substancën e dhënësit. Atje s’ka rrjedhimisht asgjë ta pengojë njeriun që jep më pak nga të qenit më shumë njeri bujar, nëse ai ka më pak për t’u dhënë atyre që mendohet se janë më bujarë që nuk kanë krijuar pasurinë e tyre por e kanë trashëguar; sepse pikë së pari ata s’kanë përvojë nga varfëria, dhe së dyti gjithë njerëzit janë të dashur me prodhimet e tyre, siç janë prindërit dhe poetët.

Nuk është e thjeshtë për njeriun bujar të bëhet i pasur, meqë ai nuk është i dhënë as për të marrë e as për të mbajtur, por të japë, dhe nuk e vlerëson pasurinë për hir të saj por si një mjet për të dhënë. Dhe ja si vjen akuza kundër pasurisë, se ata që meritojnë më shumë pasuri marrin nga ajo më pak. Por nuk është e paarsyeshme se do të rezultojë kështu; sepse ai nuk mund të ketë pasuri, më shumë se gjithçka tjetër, nëse nuk kalon nga dhimbja për ta fituar atë. Por ai nuk do të japë te njeriu i gabuar as në kohën e gabuar, e kështu me rradhë; sepse ai nuk do të vepronte në përputhje me bujarinë, dhe nëse ai shpenzon në këto okjekte ai nuk do të ketë asgjë për të shpenzur në objektet e duhur. Sepse, siç është thënë, bujar është ai që shpenzon në përputhje me substancën e tij dhe në objektet e duhura; dhe ai që e tepëron është kurrnac. Ndaj dhe ne nuk i quajmë despotët kurrnacë; sepse mendohet jo e lehtë për ta për të dhënë dhe shpenzuar përtej sasisë që zotërojnë.

Bujaria, rrjedhimisht, duke qenë një mesatare në raport me dhënien dhe marrjen e pasurisë, njeriu bujar do të japë dhe shpenzojë sasitë e duhura dhe në objektet e duhura në gjëra të vogla dhe të mëdha, dhe me kënaqësi; ai do të marrë gjithashtu sasitë e duhura dhe nga burimet e duhura. Sepse, duke qenë virtyti një mesatare në raport me të dyja, ai do t’i bëjë të dyja siç duhet; meqënse kjo lloj marrje shoqëron dhënien e duhur, dhe ajo që nuk është e këtij lloji është kundër saj, dhe sipas kësaj marrja dhe dhënia që shoqëron çdonjëri janë aktuale tek i njëjti njeri, ndërsa llojet e kundërt qartësisht nuk janë. Por nëse ndodh që ai të shpenzojë në një mënyrë përkundër asaj që është e drejtë dhe fisnike, ai do të lëndohet, por në mënyrë të arsyeshme dhe siç do të duhësh; sepse është shenjë e virtytit të kënaqet dhe të lëndohet në objektet e duhur dhe në mënyrën e duhur. Për më shumë, njeriu bujar e ka të thjeshtë të shqyrtojë çështje paráshë; sepse nuk mund të jetë më i pasur, meqë ai nuk rrit pasurinë me pará, dhe shqetësohet nëse ai nuk ka shpenzuar diçka që ai duhet ta kishte shpenzuar dhe lëndohet nëse ai ka shpenzuar diçka që nuk do të duhësh.

Në vazhdim do të flasim për koprracin.

Koprraci gabon në këto çështje gjithshtu; sepse ai as kënaqet as lëndohet me gjërat e duhura ose në mënyrën e duhur; kjo do të bëhet më e qartë në vazhdim të shqyrtimit. Ne kemi thënë se koprracëria dhe shpirtvogëlsia janë tepëri dhe të meta, lidhur me dy çështje: me dhënien dhe marrjen; sepse ne përfshijmë shpenzimin në dhënie. Tani koprracëria e tepëron në dhënie dhe jo në marrje, ndërsa zemërngushtësia dështon në dhënie, dhe e tepëron në marrje, përveç në gjëra të vogla.

Karakteristikat e koprracërisë nuk gërshetohen shpesh; sepse nuk është e thjeshtë t’u japësh të gjithëve nëse ti nuk merr nga asnjëri; personat privat shterojnë shpejt substancën e tyre me dhënie, dhe pikërisht lidhur me këtë përdoret emri i koprracit—megjithëse një njeri i këtij lloji nuk do të duket të jetë në asnjë shkallë të vogël më i mirë se njeriu mesatar. Sepse ai kurohet lehtë njëherësh me moshën dhe varfërinë, dhe kështu ai mund të lëvizë drejt gjendjes mesatare.Sepse ai ka karakteristikat e njeriut bujar, meqënse ai edhe jep edhe përmbahet në marrje, megjithëse ai nuk bën asnjërën nga këto në mënyrën e duhur ose mirë. Rrjedhimisht nëse ai do të vepronte kështu përmes zakonit ose në një mënyrë tjetër, ai do të ishte bujar; sepse ai do të jepte te njerëzit e duhur, dhe nuk do të merrte nga burimet e duhur. Kjo është arsyeja pse ai mendohet të mos ketë një karakter të keq; nuk është shenjë e një njeriu të keq ose të ulët të shkojë te tepëria në dhënie dhe mos të marrë, por vetëm për një njeri pamend. Njeriu që është koprrac në këtë mënyrë mendohet të jetë shumë më mirë se njeriu mesatar njëherësh për arsyet e përmendura dhe sepse ai përfiton shumë ndërsa tjetri nuk përfiton asgjë, as edhe veten e tij.

Por shumica e njerëzve koprracë, siç është thënë, marrin gjithashtu nga burimet e gabuar, dhe ata janë pikërisht në raport me këtë të keqë. Ata priren të marrin sepse ata dëshirojnë të shpenzojnë dhe nuk mund ta bëjnë këtë lehtë; sepse zotërimet e tyre shpejt mbarojnë. Kështu ata detyrohen të marrin nga burime të tjerë. Në të njëjtën kohë, për shkak se ata nuk kërkojnë fare nder, ata marrin me pakujdesi dhe nga çdo burim; sepse ata kanë një dëshirë për të dhënë, dhe ata nuk shqetësohen si ose nga cili burim. Ndaj dhe dhënia e tyre nuk është bujare; sepse nuk është fisnike, as edhe synon fisnikërinë, as është bërë në mënyrën e duhur; ndonjë herë ata bëjnë të pasur ata që duhet të jenë të varfër, dhe nuk do t’i japin asgjë atyre me karakter të nderuar, dhe shumë te lajkatarët ose tek ata që u sjellin atyre disa kënaqësi të tjera. Ndaj dhe shumica e tyre janë vetë-tolerues; sepse ata shpenzojnë lehtë dhe shpërdorojnë pará për kënaqësi (indulgjenca), dhe priren kundrejt kënaqësive sepse ata nuk jetojnë me një mendësi fisnike.

Njeriu koprrac, rrjedhimisht, kthehet në ç’ka kemi përshkruar nëse ai lihet i paedukuar, por nëse ai edukohet me kujdes ai do të arrijë në gjendjen e ndërmjetjme ose gjendjen e drejtë. Por shpirtngushtësia është njëherësh e pakurueshme (sepse mosha e madhe dhe çdo paaftësi mendohet t’i bëjë njerëzit të keqë) dhe më shumë njerëzit e lindur shpirtngushtë se koprraci; sepse shumica e njerëzve dashurojnë të fitojnë pará se sa të japin.

Koprracëria zgjerohet më shumë, dhe ka shumë forma, meqë atje ekzistojnë shumë lloje shpirtvogëlsi. Sepse ajo përbëhet prej dy gjerash, mangësi (në dhënie) dhe tepëri në marrje, dhe nuk gjendet plotësisht te gjithë njerëzit por ndonjë herë është e ndarë; disa njerëz e tepërojnë kur marrin, të tjerë e tepërojnë kur japin. Ata që quhen me emra të tillë si ‘dorështrënguar’, ‘i ngushtë’, ‘koprrac’, të gjithë dështojnë të japin, por nuk lakmojnë zotërimet e të tjerëve as dëshirojnë t’i kenë ato. Në disa për shkak të ndershmërisë dhe shmangies se çfarë është e turpshme (për disa duket, ose të paktën pretendohet, të mbledhin paratë e tyre për këtë arsye, se ata një ditë nuk mund të detyrohen të bëjnë diçka të turpshe; në këtë klasë është dorështrënguari dhe çdo njëri i këtij lloji; ai është kështu për shkak të mungesës së tepërt të dëshirës për të dhënë diçka); ndërsa të tjerë sërish i mbajnë duart e tyre larg pronës së tjetrit nga frika, për arsye se nuk është e thjeshtë, nëse dikush merr pronën e tjetrit për vete, dhe për t’iu shmangur marrjes së pronës së tij nga ata; ata janë rrjedhimisht të kënaqur duke mos dhënë dhe duke mos marrë.

Të tjerë sërish e tepërojnë në raport me marrjen e çdo gjëje dhe nga çdo burim, p.sh. ata që punojnë tregje të ndyrë, tutorë dhe gjithë njerëzit e këtij lloji, dhe ata që japin hua sasi të vogla dhe me interes të lartë. Sepse të gjithë këta marrin më shumë se sa duhet dhe nga burime të gabuar. Se çfarë është e përbashkët tek ata është qartësisht dashuria e pistë për përfitim; ata të gjithë krijojnë një emër të keq për hir të përfitimit, dhe pak fitim në të. Sepse ata që bëjnë fitime të mëdha por nga burime të gabuar, dhe jo fitime të drejtë, p.sh. despotët kur ata palçkisin qytete dhe prishin tempuj, ne nuk i quajmë ata mesatarë por të keqë, meqënse ata kanë një dashuri të pistë për përfitime. Sepse është për përfitim se pse ata mashtrojnë dhe qendrojnë me paturpësi, dhe njëri përballet me rreziqet më të mëdha për hir të presë së vjedhur, ndërsa të tjerë bëjnë fitime nga shokët e tyre, kundrejt të cilëve ata duhet të japin. Të gjithë këta, rrjedhimisht, meqënse dëshirojnë të kryejnë fitime nga burime të gabuar, janë dashnorë të pistë të përfitimit; rrjedhimisht gjithë këto forma marrjeje janë të ulëta.

Dhe është e natyrshme që veprimet e ulëta të përshkruhen si të kundërta të bujarisë; sepse jo vetëm që janë një e keqe më e madhe se koprracëria, por njerëzit gabojnë më shumë në këtë drejtim se në mënyrën e koprracërisë siç e kemi përshkruar atë.

Mjaft, rrjedhimisht, për bujarinë dhe veset e kundërta të saj.

Do të ishte e dobishme të shqyrtojmë në vazhdim madhështinë...        

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA