...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Aristoteli: si fitojmë dije?

Njerëzit që flasin me ‘përshtypje’, rrjedhimisht, siç flasin shpesh shumë “ekspertë” në masmedia, apo siç shkruajnë shumë, duke përdorur vetëm ‘përshtypjen’, u mungon qoftë përvoja qoftë dija shkencore. Kjo është arsyeja që ata –në padije- kur diskutojnë

Ylli Përmeti

26/03/2017 - 12:17

Ndërsa kujtesa buron nga dëgjimi, perceptimi dhe mendimi, megjithëse dëgjimi është vetëm një perceptues i kafshëve, dhe kujtesa mund të reduktohet vetëm te “perceptimi dhe mendimi” —në rastin e parë -‘perceptimit’-, nënkuptohen gjithë shqisat perceptuese, dhe në të dytin, -‘mendimit’-, mendja, natyra e së cilës përshkruhet më poshtë— dhe arsyeja se pse ne nuk kujtojmë foshnjërinë tonë është për shkak të dinamikave fiziologjike që zhvillohen te njeriu, të cilat nuk lejojnë të krijohet ndonjë shenjë në kujtesë, ne duhet të kuptojmë lidhjen e ngushtë midis kujtesës dhe dijes. Aristoteli na ndihmon edhe në këtë çështje kur ai tregon pikërisht lidhjen e ngushtë të kujtesës me përvojën, dijen dhe shkencën:

Ne duhet të zotërojmë një aftësi të një fare lloji [nga lindja], por jo të tillë saqë të rradhisim me përpikmëri këto gjendje të zhvilluara. Dhe kjo të paktën është një karakterisitikë e gjithë kafshëve, sepse ata zotërojnë një aftësi dalluese të lindur e cila quhet shqisë-perceptim. Por megjithëse shqisë-perceptimi është i bashkëlindur në gjithë kafshët, në disa, shqisë-përshtypja ngulitet, në disa jo. Kështu kafshët në të cilat kjo ngulitje nuk vjen për t’u sjellë ose s’kanë fare dije përtej veprimtarisë së perceptimit, ose s’kanë dije për objektet nga të cilët asnjë përshtypje nuk ngulitet; kafshët në të cilat ajo merr formë kanë perceptim dhe mund të vazhdojnë ta ruajnë shqisë-përshtypjen në shpirt: dhe kur kjo ngulitje përsëritet shpesh një dallim i mëtejshëm menjëherë shfaqet mes atyre që nga ngulitja e shqisë-përshtypjeve të tilla zhvillohet një aftësi për sistematizimin e tyre dhe të atyre që nuk munden. Kështu nga shqisë-perceptimi krijohet ajo çka ne quajmë kujtesë, dhe nga kujtesat e përsëritura shpesh e të njëjtave gjëra zhvillohet përvoja; sepse një numër kujtesash përbëjnë një përvojë të vetme. Nga përvoja sërish—domethënë nga e përgjithshmja tashmë e ngulitur në tërësinë e saj në shpirt, njëra përbri shumë kujtesave e cila është një identitet i veçantë brenda tyre—buron aftësia e artizanit dhe dija e njeriut të shkencës: aftësia, në sferën e krijimtarisë; dhe shkencë, në sferën e qenies/ekzistencës.[1]      

Njerëzit që flasin me ‘përshtypje’, rrjedhimisht, siç flasin shpesh shumë “ekspertë” në masmedia, apo siç shkruajnë shumë, duke përdorur vetëm ‘përshtypjen’, u mungon qoftë përvoja qoftë dija shkencore. Kjo është arsyeja që ata –në padije- kur diskutojnë një problematikë, fillojnë me togfjalshin: “kam përshtypjen”! Rasti i parë, i “ekspertit”, është krejtësisht i papërshtatshëm për të diskutuar një çështje ose problematikë, meqënse ai përdor vetëm ‘përshtypjen’. Kur përdoret kjo e fundit nuk përdoret përvoja dhe dija shkencore. Domethënë, dijen e shkaqeve të çështjes që diskutohet. Sepse kur njeriu ka dije rreth një problematike, ai do të fillonte me togfjalshin: “kam bindjen se...”. Kjo lloj ‘bindje’ buron nga përvoja dhe dija shkencore. Në të dytin, mirë do të ishte që asnjëri mos të tentonte të shkruante duke u bazuar në ‘përshtypje’. Sepse jo vetëm që gabon por tregon se nuk e ka kuptuar se ‘përshtypja’ nuk është burim dije. Përkundrazi, ‘përshtypje’ mund të kenë të gjitha kafshët përsa kohë që ato kanë shqisa –për të perceptuar botën e jashmte- dhe shpirt –për të ngulitur një përshtypje. Ndryshimi me kafshët e tjera fillon pikërisht kur njeriu zhvillon njëherësh përvojën dhe dijen shkencore. Ndryshe mbetet në nivelin e gjithë kafshëve të tjera. Nuk është e rastit që fjala ‘përshtypje’ nënkupton ‘shtypjen’ e botës së jashtme në botën e brendshme të njeriut. As nuk është e rastit që në greqisht përdoret fjala ‘aisthisi’ për ‘përshtypjen’. Ajo nënkupton shqisat. Ndërsa në greqisht nënkuptohen shqisat ose mjetet përmes të cilëve përshtypja krijohet, në shqip dhe latinisht (‘impressus’), nënkuptohet procesi dhe rezultati përfundimtar. Sipas kësaj qasje, ne fitojmë dije duke përdorur si fillim shqisat (por vetëm në nivel shqisor), më pas kujtesën, përvojën dhe mendjen. Ky proces nuk mund të përmbyset. Dhe nga ky proces do të kalojë çdo njeri.



[1]Posterior analytics, Aristotle, f, 44.    

It appears your Web browser is not configured to display PDF files. Download adobe Acrobat or click here to download the PDF file.

Click here to download the PDF file.

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA