...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Fleshi gravitacional”: teoria e re që parashikon tërmetet dhe jo vetëm

Valët gravitacionale nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm fleshi gravitacional. Të gjitha përpjekjet që janë bërë deri tani për t’i diktuar ato kanë dështuar dhe do të dështojnë se ato nuk ekzistojnë

Frederik Bilça

10/10/2020 - 17:01

Kur kujtojmë Valët Gravitacionale duhet të përmëndim patjetër Njutonin me mollën e tij alegorike që i ra tek këmbët kur ai po meditonte ulur nën hijen e mollës të kopshtit të tij. Këtu është fillimi i lindjes së Teorisë më të madhe të asaj periudhe në shkencë, i valëve tërheqëse që ai i quajti valë gravitacionale. Mëndja e tij e ndritur e asaj periudhe nxori formulat bazë të kësaj Teorie me të cilat punojmë edhe sot. Qëndra e përbashkët grav. e dy trupave ndodhet në aksin që bashkon dy qëndrat e tyre, në distancë më të afërt me trupin më të madh aq herë sa ai është më i madh nga trupi tjetër më i vogël. Forca tërheqëse e dy trupave është e barabartë me produktin e masave pjestuar me katrorin e distancës midis tyre etj. Teoria virtuale e anglezit Isak Njuton bëri revolucionin e madh në shkencën aplikative. Njutoni e quajti Gravitet Universal në Gjithësi. Graviteti na lejon të peshojmë Diellin, planetet, yjet binar, vrimat e zeza. Lëndën e errët – e padukëshme, që deri tani nuk ka një shpjegim të qartë.

Pamvarësisht nga tentativat që kanë bërë shumë shkencëtarë valët gravitacionale nuk janë diktuar ende. Pse?

Me Teorinë e Re të Big Bangut të Zhvilluar valët gravitacionale nuk egzistojnë. Pse? Sepse vala ka kuptim fizik, ajo lind dhe shpërndahet nga veprimi i një mase mbi një masë tjetër, p.sh., guri i hedhur në ujë formon valë të dukshme që shpërndahen, po kështu edhe me lëndët e tjera, pra vala shpërndahet. Kurse ato që ne quajmë valë gravitacionale kanë vetinë e kundërt, ato midis dy masave mblidhen, tërheqin njëra-tjetrën. Me teorinë e re ky është Fleshi Gravitacional që nuk ka asnjë ngjashmëri fizike me valën, çka do të shpjegohet në vijim. Pra fleshi është gjatësor, jo i shpërndarë por i mbledhur rreth aksit që bashkon dy masat. Fleshi ka veti të çuditshme. Ai ka forcë vepruese në gjatësinë e tij. Sa më afër aksit të fleshit, aq më e fuqishme është influenca e tij. Fleshi është prezent edhe në Tokë. Por ai nuk duket as me shikim vizual, as me valë elektronike sepse ai i amortizon ato. Fleshi është funksion i lëndës së zezë, prandaj nuk duket, se edhe ajo nuk diktohet. Ne shikojmë vetëm influencën e tij. Por me teorinë e re e kemi nën kontroll të vazhdushëm edhe vëndndodhjen edhe forcën e tij.



Fleshi është shumë i ftohtë dhe shumë i fortë. Lënda e zezë e shpërndar në kozmos ndodhet edhe pranë Tokës.

Fleshi gravitacional pranë Tokës e ka vatrën në sipërfaqe dhe ngrihet lart në formë koni me qindra kilometra. Ai lëviz me drejtim perëndimor rreth Tokës, gjithmonë duke e pasur nën kontroll. Në sipërfaqen e Tokës, fleshi paraqitet i dobët, i fortë dhe shumë i fortë. Ai është i tmershëm, na sjell shumë dëme e fatkeqësi, deri tani të pakuptimta, sidomos për raketat kozmike dhe avionat. 

Është fleshi gravitacional që lind tërmete në Tokë dhe jo fërkimi i pllakave. Sipas kësaj teorie kam parashikuar disa tërmete me dëme dhe me viktima edhe në rrethin tim shoqëror. Pra Teoria e Parashikimit të tërmeteve ekziston. Por ajo kërkon institucionalizim. Kontakti, për koinçidencë, i mjeteve fluturuse si aviona, raketa kozmike me aksin e fleshit gravitacional përfundon me katastrofë. Kur preket me konin në distancë nga aksi, dëmi është i ndryshueshëm.

Kam parapërcaktuar djegien e raketës ruse që do të çonte furnizime në Qytetin Kozmik – shkruajtur në Facebook para ndodhisë dhe datat e rrëzimit të disa avionëve me udhëtarë. Edhe kjo linjë duhet institucionalizuar për të shpëtuar viktima dhe dëme. Nga fleshi gravitacional në Brazil ranë dy ndërtesa shumëkatëshe njëherësh, me pak viktima, shkaku nuk u gjet. Po kështu ka ndodhur edhe në Indi.

Fleshi përmbysi vaporin në det të hapur në Japoni – 230 viktima. Po kështu dhe në Greqi më 4.4.2012, fleshi nxorri nga linja vaporin e linjave të brendshme duke e përplasur me shkëmbinjtë nën ujor – 82 viktima. Nga ky fenomen doli nga linja vapori me turistë në Manhatan (9.1.2013) me 50 të plagosur. Kurse vaporin ’’Kosta Konkordia’’ në Itali, me 5000 turistë e përplasi në mbrëmje në bregun me rërë pranë ishullit Gilio më 14.1.2014 pa ia ndryshuar kuptimin e udhëtimit. (Vini re: pa ia ndryshuar kuptimin e udhëtimit) – 33 viktima.

Duhet thënë se edhe sikur kapitenat e këtyre vaporave të ishin në ballin e vaporit me timonin në dorë në ato çaste, nuk do t`i eleminonin dot këto katastrofa. Timoni elektronik në rastet e fleshit asfiksohet, nuk funksionon sepse...Të tre kapitenat e këtyre vaporave vuajnë dënim për viktimat, sepse nuk njihet Teoria e Re.

Edhe trenat i nxjerr nga linja fleshi gravitacional. Duhet thënë se kur bie treni në kontakt, për koinçidencë, me fleshin gravitacional i shtohet shpejtësia në mënyrë të pakuptimtë. Edhe të dojë trenisti ta frenojë nuk do të mund ta frenojë. Prandaj trenistët në gjykim shprehen: nuk e di si më iku situata nga dora. Dhe merren masa administrative apo më rëndë kur ka viktima. Nuk ka avokat që t’i mbrojë këta fajtorë që nuk janë “fajtorë”. Kam paralajmëruar në rrethin shoqëror ku punoja, një ditë para (22.7.2004) në Turqi do të ketë shumë viktima. Menjëherë pyeti pronari: nga tërmeti? Jo i thashë nga diçka tjetër. Atë datë pamë në televizion trenin që kishte dalë nga shinat me 120 viktima e 400 të plagosur. Ngjarje e rëndë. Kur erdhi pronari në punë më tha në sy të të tjerëve: ose je magjistar ose je i lidhur me keqbërsa! U përgjigja: as njëra, as tjetra, vetëm bëj llogari. S’ka llogari për ngjarje të tilla – tha ai.

Edhe tornadot, që kanë lidhje të ngushtë gavitacionale me tërmetet, lindin nga fleshi dhe jo nga uji i ngrohur i oqeaneve, ky është faktor, se në qëndër të tornadove temperatura arrin deri minus 70 gradë celsius. Në brezin vertikal të Tokës ku lindin tornado, sapo bie tërmet ndërpritet tornadua. Po përmënd një rast. Tornadua Irma, me madhësi 5 kaloi në Bahama me dëme e 24 vik. Mbriti në Kubë me drejtim për në Florida. Atje ishte dhënë alarmi për largim. Po e ndiqja, kur sapo ndodhi tërmeti 7.8R në brigjet ujore të Meksikës në perëndim, i shkruajta në mesenxher mikut tim, Vlash Filit, se tornadua nuk do të mbrijë tek ju në Florida dhe ashtu ndodhi, mbriti stuhi e lehtë se distanca e vatrës tërmetit, nuk e eleminoi plotësisht.

Edhe vullkanet janë shkak i fleshit gravitacional. Toka nuk është si një fuçi hermetike që temperatura në brendësi shpërthen shpesh vullkanet. Është e pabesushme për një gjeolog sot t’i thuash se vullkanet nuk e kanë shkakun e shpërthimit nga brënda Tokës, por nga jashtë. Kur të njihet teoria e re do të ndryshojnë nocionet e tanishme. Pra shpërthimi i vullkaneve mund të parapërcaktohet me torinë e re.

Të gjitha këto ngjarje që permënda tani mund të parallogariten por edhe mund të pasllogariten pamvarësisht nga koha që ka kaluar. Për shëmbull, djegia e raketave të shtrënjta ÇELLËNXHER dhe KOLUMBIA me nga shtatë kozmonautë viktima në sejcilën prej tyre. Valët fizike mund t`i pengojmë, t`i ndërpresim, me një ekran, kurse fleshin jo! Ai ka depërtushmëri të kudondodhur dhe nuk mund t`i gjejmë dot asnjë pengesë. Pse? Sepse fleshi nuk është valë.

Si përfundim, valët gravitacionale nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm fleshi gravitacional. Të gjitha përpjekjet që janë bërë deri tani për t’i diktuar ato kanë dështuar dhe do të dështojnë se ato nuk ekzistojnë.

Athinë 16.8.2020                                     

Email: fredericbilca@hotmail.com    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA