Barbarizmi mbi kafshët dhe apatia e shoqërive
George Monbiot
29/01/2017 - 13:47
Çdo fëmijë duhet të vizitojë një thertore. Nëse nuk pajtoheni me këtë, pyesni veten pse. Çfarë mund të thoni për një shoqëri prodhimi i ushqimit i së cilës duhet të fshihet nga vështrimi i publikut? Në të cilat, fabrikat dhe thertoret që na furnizojnë me ushqim, duhet të ruhen si depo armësh me qëllim që të na pengojnë të shikojmë se çfarë ndodh atje? Ne bashkëpunojmë në komplot në këtë fshehje: ne nuk duam të dimë. Ne gënjejmë veten kaq efektivivisht saqë në shumicën e kohës ne gati me zor vrojtojmë se jemi duke ngrënë kafshë, madje edhe përgjatë kohës kur ishin gosti të rralla, si Krishtlindjet, të cilat tani mezi dallohen nga pjesa tjetër e vitit.Fillon me tregimet që ne tregojmë. Shumë nga librat e shkruar për fëmijët shumë të vegjël janë për fermat; por në këto vende të këndshme ku kafshët bredhin lirisht, sikur ato t'i përkasin familjes së fermerit, nuk kanë asnjë marrëdhënie me realitetin e prodhimit. Fermat e kafshëve ku çojmë fëmijët tanë janë krijesë konkrete e këtyre fantazive. Ky është vetëm një çast i higjenës së fëmijërisë, ku asnjë nga tre derkucat e vegjël nuk hahet dhe Jack bën paqe me gjigandin, por në këtë rast ka pasoja.
Etiketimi i ushqimit përforcon mashtrimin. Siç citon Philip Lymbery në librin e tij Farmageddon,[1] ndërsa metoda e prodhimit duhet të shënohet mbi kutitë e vezëve në BE, nuk ka kushte të tilla për mishin dhe qumshtin. Etiketat e pakuptimta si “natyror” dhe “të freskëta nga ferma” dhe simbole pa asnjë vlerë siç është traktori i vogël i kuq...na shkëpusin nga realiteti i njësive mishpjekëse të zogjve dhe fermave intesive të derrave. Ndoshta devijimi më zhurmëmadh është “ushqimi me misër”. Shumica e pulave dhe gjelave hanë misër, dhe kjo është një e keqe, jo e mirë.Përqindja e rritjes së zogjve për pjekje është katërfishuar në 50 vjet: ata tani theren në krye të shtatë javëve.[2] Deri atëherë ata shpesh gjymtohen nga mbipesha. Kafshët e përzgjedhura për obesitet shkaktojnë obesitet. Të ushqyer për fryrje, që mezi munden të lëvizin, të mbi-ushqyera, pulat e fermave nga fabrikat tani kanë gati tre herë më shumë dhjam se pulat e vitit 1970-të, dhe vetëm dy të tretat e proteinave.[3] Derrat e stallave dhe grazhdet e shqimit ku kafshët ushqehen me shumicë kanë kaluar gjatë një transformimi të ngjashëm. Prodhim i mishit? Jo, ai është prodhim i dhjamur.
Mbajtja e kafshëve të sëmura në kasolle të ngjeshura kërkon një mori antibiotikësh. Këto droga përshpejtojnë rritjen, një praktikë që është e ligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe e përhapur kudo në Bashkimin Evropian, nën maskën e kontrollit të sëmundjeve. Në vitin 1953, citon Lymbery, deputetët paralajmëruan në Dhomën e Përfaqësuesve se kjo praktikë mund të shkaktojë shfaqjen e sëmundjeve rezistente ndaj patogjenëve.[4] Ky paralajmërim u mbytë me të qeshura. Por ata kishin të drejtë.Ky sistem është gjithashtu shkatërrues për tokën dhe detin. Kafshët e fermave konsumojnë një të tretën e prodhimit të drithërave globale, 90% ushqim soje dhe 30% të peshkut të kapur. Nëse drithërat përdoreshin për dhjamosjen e kafshëve të ruajtura në vend të njerëzve, një shtesë prej 1.3 miliard njerëzish mund të ushqehet.[5] Mish për të pasurit do të thotë uri për të varfërit.
Çfarë del jashtë është aq e keqe sa ajo që shkon brenda. Plehu nga fabrikat e fermave përhapet gjoja si pleh, por zakonisht në sasi më të mëdhe se të korrat mund të thithin: toka e punueshme është amortizuar si një vend plehrash. Ajo shkarkohet në lumenj dhe det, duke krijuar zona të vdekura, ndonjëherë qindra kilometra të gjera.[6] Plazhet në Brittany, raporton Lymbery, ku atje ka 14 milionë derra, të cilëve u është zënë fryma nga leshterikët e shumtë, rritja e të cilëve promovohet nga plehrat, të cilët janë mbyllur si një rrezik vdekjeprurës: një punëtor që hoqi plehun nga bregu vdiq me sa duket nga helmimi i hidrogjenit të sulfurit, e shkaktuar nga kalbja e barit të keq. Është çmenduri, dhe nuk parashikohet fund i saj. Kërkesa globale për gjedhë pritet të rritet 70% deri në 2050.[7]
Katër vjet më parë, unë zbuta qëndrimin tim politik në mish-ngrënie[8] pas leximit të librit të Simon Fairlie-së: Mishi: një dashamirës i tepruar.[9] Fairlie citonte se rreth gjysma e konsumit aktual nuk shkakton asnjë humbje në ushqyerjen e njeriut. Në të vërtetë ai sjell një fitim neto, pasi vjen nga kafshë që hanë bar dhe mbetje të korrurash që njerëzit nuk mund të konsumojnë. Që nga ajo kohë, dy gjëra më kanë bindur se isha i gabuar për të ndryshuar mendje. E para është se artikulli im ishte përdorur nga fabrikat e fermerve si një përligjje e praktikave të tyre monstruoze. Dallimet e lehta Fairlie dhe unë u përpoqëm t'i kthenim të cënueshme për keqinterpretim. E dyta është se ndërsa studioja librin tim Feral kuptova se perceptimi ynë për mishin e gamës së lirë është gjithashtu pastruar.[10] Kodrat e Britanisë janë mbushur me ngordhësira delesh: zhveshur nga bimësia, zbrazur nga kafshët e egra, të prera kundrejt kapacitetit të tyre për të mbajtur ujë dhe karbon; të gjitha për kauzën e produktivitetit të vogël. Është e vështirë të mendosh për çdo industri tjetër, përveç pastrimit të pektinideve, me një përqindje më të lartë të shkatërrimit të prodhimit. Sa ç’është shkatërrues dhe i dëmshëm ushqimi i drithit për gjedhin, ferma blektorle mund të jetë edhe më keq. Mishi është lajm i keq, në thuajse të gjitha rrethanat.
Kështu, pse nuk e ndalojmë këtë masakër? Sepse ne nuk dimë, dhe sepse ne e kemi të vështirë të ndryshojmë, edhe nëse e dimë. Një studim nga Këshilli Kërkimor Human i SHBA-së zbuloi se vetëm 2% e Amerikanëve janë vegjetarianë ose vegans,[11] dhe më shumë se gjysma e braktisi këtë praktikë brenda një viti. Siç duket, 84% rrëshaqsin në prirjen kryesore të shoqërisë. Një nga arsyet kryesore, që anketa gjeti, është se njerëzit duan të përshtaten. Ne mund ta dimë se është gabim, por ne bllokojmë veshët dhe vazhdojmë.
Besoj se një ditë mishi artificial do të tregëtohet më i shëndetshëm,[12] dhe do të ndryshojë normat sociale. Kur të bëhet e mundshme të hamë mish pa vrarë, duke e mbajtur dhe masakruar gjedhin për mish, do të kuptohet shpejt si e papranueshme. Por kjo është një rrugë e gjatë. Deri atëherë strategjia më e mirë është të inkurajojmë njerëzit të hanë si pararendësit tanë. Në vend të konsumojnë me pamendje mish për çdo vakt, ne duhet të mendojmë për të si një dhuratë e jashtëzakonshme: një privilegj, jo një e drejtë. Ne mund të rezervojmë mish për disa raste të veçanta, si për Krishtlindjet, ndryshe konsumoje atë jo më shumë se një herë në muaj.Të gjithë fëmijët duhet të dërgohen nga shkollat e tyre për të vizituar një fabrikë derrash ose pulari, dhe një thertore, dhe aty mund të dëshmojnë çdo fazë e masakrës dhe plojës. Nëse ky sugjerim ju zemëron atëherë pyesni veten se çfarë jeni duke kundërshtuar: zgjedhje të informuar apo se çfarë ajo zbulon? Nëse ne nuk durojmë të shikojmë atë ç’ka hamë, nuk është ajo çfarë sheh gabim, por është ushqimi gabim.
Përktheu Aulona Bushi Capaj, editoi Ylli Përmeti. The Guardian, 17 Dhjetor, 2014.
[1]Philip Lymbery with Isabel Oakeshott, 2014. Farmageddon: the true cost of cheap meat. Bloomsbury, London.
[2]Po aty.
[3]Po aty.
[5]Simon Fairlie, 2010. Meat: a Benign Extravagance. Permanent Publications, Hampshire.
[9]Simon Fairlie, 2010. Meat: a Benign Extravagance. Permanent Publications, Hampshire.
[10]George Monbiot, 2013. Feral: searching for enchantment on the frontiers of rewilding. Allen Lane, London.
[12]http://www.popsci.com/article/science/can-artificial-meat-save-world
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 33 reads