...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Hipokrizia e madhe e elitave fetare dhe fetarëve me “etikën fetare”

Efekti i “etikës” fetare, për të dyja doktrinat kryesore të njerëzimit —krishtërimi&katolicizmi në njërën anë dhe muslimanizmi në anën tjetër— duke qartë se ka dështuar nëse konsiderojmë degjenerimin e priftërinjëve në rradhët e kishës dhe degjenerimin

Ylli Përmeti

05/08/2017 - 17:35

Efekti i “etikës” fetare, për të dyja doktrinat kryesore të njerëzimit —krishtërimi&katolicizmi në njërën anë dhe muslimanizmi në anën tjetër— duke qartë që ka dështuar nëse konsiderojmë degjenerimin e priftërinjëve në rradhët e kishës dhe degjenerimin e hoxhallarëve dhe, fetarëve në përgjithësi. Rasti i degjenerimit të disa priftërinjëve të kishës së krishterë dhe katolike, duke kulmuar me degjenerimin e priftërinjëve në Vatikan, jo vetëm në raport e veten dhe priftërinjtë e tjerë por dhe në raport me besimtarët (fëmijë etj.), tregon se frika nga ndëshkimi i zotit nuk i përmban. Rasti i hoxhallarëve dhe besimtarëve muslimanë duke kulmuar në kohët tona me praktikat e komuniteteve afgane ku pasanikët përkatës pa droje shfrytëzojnë fëmijët e varfër, meshkuj, për kënaqësi seksuale, tregon, gjithashtu, dështimin e etikës fetare! Ndryshimi mes këtyre dy kulmeve të degjeneruar është se në rastin priftërinjëve veprimet kryhen në fshehtësi. Ndërsa në rastin e besimtarëve muslimanë paraqitet, pa pikën e drojes, si “kulturë” dhe veprohet në publik në tolerancën e gjithë komunitarëve të tjerë dhe qeverive! Sigurisht, pjesa tjetër e kësaj dhimbje sociale zhvillohet larg kamerave dhe syrit të publikut.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm është se teologët muslimanë e paraqesin doktrinën e tyre si të “pastër” ose më të “lartë” se doktrina e krishterë dhe kështu, nëse ndonjë skandal buron nga ‘rivalët’ e tyre ata e shfrytëzojnë për ta paraqitur doktrinën (dhe njerëzit që e mbrojnë) si të “shthurur” ose të “degjeneruar” ndërsa përpiqen të triumfojnë me doktrinën e tyre. Kisha katolike, në anën tjetër, nuk shfrytëzon asnjë “skandal” nga “etika” muslimane: sepse si doktrinarë ata besojnë se njerëzit janë të ‘papërkryer’ dhe kështu ata nuk mund të shfrytëzojnë ‘papërkryerjen’ e njeriut për dominancë teologjike. Nga ana tjetër, teologët muslimanë janë kurthuar në “pastërtinë” e doktrinës së tyre dhe kur lexojnë “skandale” të tipit afgan, ose heshtin ose i drejtohen zotit për më shumë “dritë”. Sigurisht, nëse vetë ata nuk janë mëkatarë. Për ta realizuar objektivin e “pastërtisë së doktrinës” ata kanë adoptuar taktikën e “sulmit të përhershëm” kundër çdo kritiku. Akuzat janë të ndryshme. Mbizotëron etiketimi ‘islamofobë’, ‘racistë’ etj.  Kështu, në vend të përpiqen të kuptojnë shkaqet se pse priftërinjtë, hoxhallarët dhe fetarët në përgjithësi, degjenerojnë, dhe t’i luftojnë (shkaqet), mjaftohen me lutje e përgjërime. Kjo është hipokrizia më e madhe e elitave fetare dhe fetarëve në përgjithësi. Dhe hipokrizinë, më shumë se gjithçka tjetër, do ta dënonte dhe zoti. Sigurisht, për të gjithë ata që ‘besojnë’...në padije, se bota që na rrethon është krijuar nga zoti në të cilën jetojnë mëkatarët dhe në fund dënohen nga po ai!

Por përse degjenerojnë fetarët? Duhet thenë se nuk degjenerojnë vetëm fetarët. Por edhe jofetarët degjenerojnë. Hipokrizia, në këtë rast është se fetarët paraqiten si të dëshirueshëm nga zoti dhe i quajnë jofetarët si “djaj” meqënse, sipas doktrinave të tyre, kur njerëzit braktisin urdhërat e zotit, kthehen në djaj! Ka edhe nga ata që mendojnë se të ”keqen” zoti e ka krijuar për të “edukuar” njeriun! Judaistët dhe të krishterët ndryshojnë disi në këtë çështje: ata besojnë se veprimet e këqij nuk janë të vërtetë, nuk janë krijesë e zotit dhe varen kryekëput nga njeriu. Por njëlloj si muslimanët veprimet e këqij i lidhin me braktisjen e urdhërave të zotit. Për të njëjtën arsye, jofetarët (ose ateistët) shpallen të padëshirueshëm dhe armiqtë e fetarëve! Në hapësirën e jofetarëve, në anën tjetër, qarkullon bindja se njeriu sillet keq për shkak të mungesës së ideologjisë. Vetë Marksi kështu besonte. Ndaj ai besonte se komunistët e vërtetë janë ata që përqafojnë punën e tij teorike! Kështu besonte dhe Lenini në kohën e tij. Por pasi pa se komunistët e aparatit shtetëror kishin ideologjinë por paraseprapë degjeneroheshin, zgjidhjen filloi ta kërkonte te virtytet. Por koha nuk i mjaftoi për ta përparuar kuptimin e vonë të tij: sepse ndryshoi jetë.

Pas tij, kështu besonin dhe të ashtuquajturit “komunistë”: se ideologjia është vendimtare në sjelljen e njeriut. Por të gjithë këta -‘besimtarë’- u zhgënjyen kur “komunistët” braktisën (me ideologjinë komuniste në mendje) rendin socialist dhe iu dorëzuan kapitalizmit: armikut të tyre shekullor! Kështu ata filluan të besonin në ‘doktrinën’ e re që po lindte: në globalizmin neoliberal. Shkurt, të gjithë këta mund t’i quajmë ‘besimtarë’ përsa kohë që ‘besojnë’ ose në doktrinën fetare ose në marksizëm-leninizëm. Por me një ndryshim: të parët besojnë në fuqi të mbinatyrshme; të dytët në studime njerëzore. Në besimin e parë rekrutohen më shumë njerëz për shkak se edukimi i shtetit ka dështuar. Domethënë, vendosja përballë çdo qendrimi fetar - qendrimin shkencor. Kur fetarët, për shembull, mbështesin se krijuesi i gjithësisë është zoti, edukimi nuk i vendos kundër-tezën shkencore përballë: qasjen dhe dijen e astrofizikantëve. Kështu fetarët nuk kanë të vërteta të tjera në mendje veç pranimit të përgjithshëm fetar se gjithësia është krijuar nga zoti dhe si të tillë, fanatizohen me të vërtetat fetare. Përmblethtas, “etika” fetare jo vetëm që ka dështuar për të racionalizuar veprimet e njerëzve fetarë por as edhe mund t’i racionalizojë ndonjë herë. Se çfarë kërkohet, rrjedhimisht, është kuptimi i natyrës njerëzore,[1] natyrës së virtyteve (nga lindin dhe si mund të zhvillohen) dhe natyrës së edukimit dhe arsimit.[2]                    



[1]Natyra njerëzore: nga ushtrimi i pushtetit në veprime racionalë.

[2]Shih, për më shumë, “Nga keq-edukim në arsim demokratik”.   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA