...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Janë tërmetet të parashikueshëm?

Që do të ketë tërmete, s’e vë në diskutim asnjëri, meqënse historikisht ka patur tërmete. Por që “ka një logjikë shkencore” kjo punë...siç argumentoi një “gjeofizikant” dje, vetëm gjeoshkencëtarët e kuptojnë. Logjika në vetë-vete është shkencë, siç është

Frederik Bilça

11/08/2017 - 10:06

Shënim i SHJ: që do të ketë tërmete, s’e vë në diskutim asnjëri, meqënse historikisht ka patur tërmete. Por që “ka një logjikë shkencore” kjo punë...siç argumentoi një “gjeofizikant” dje, vetëm gjeoshkencëtarët e kuptojnë. Logjika në vetë-vete është shkencë, siç është arsyeja në shqip. Kot s’themi, “nuk arsyeton drejtë” “ose nuk ka mësuar të arsyetojë drejtë”. Në sizmologji, për shembull, të arsyetosh drejtë, duhet të konsiderosh jo vetëm pllakat tektonike (domethënë, të kuptosh natyrën e tyre dhe të parashikosh se kur do të fërkohen sërish) por dhe fushat gravitacionale jashtë kores së tokës: sepse shtypja gravitacionale ndikon gjithashtu në lëvizjen e pllakave tektonike. Kjo sërish, nuk mjafton, por duhet të përllogaritet së pari madhësia e bërthamës vullkanike të tokës dhe vullkanet dhe masa e llavës që ata nxjerrin në sipërfaqe të tokës përmes vullkaneve: sepse kur ne dimë se sa ‘masë’ ka dalë nga bërthama dhe hamendësisht në brendësi të tokës është krijuar boshllëk, mund të parashikojmë se kur do të shkaktohet tërmeti meqënse ndikimet gravitacionale në koren e tokës janë të përhershme por në disa raste më të fuqishme. Janë pikërisht këta të fundit që duhet të merren në konsideratë me mjaft kujdes.

Thënë ndryshe, vullkanet janë çtensionues të presionit të brendshëm që krijohen në bërthamën e tokës: sa herë që ata nxjerrin llavë, masa e brendshme është në presion ose është më shumë se ç’duhet. Kur mbaron kjo fazë, dhe në varësi të sasisë që ka dalë, rradhën e kanë tërmetet që të çojnë lëndë të re në bërthamën e tokës. Kjo, sërish, në varësi të forcës gravitacionale: sa më e madhe të jetë ajo aq më shumë do të fërkohen pllakat tektonike. Ndikimi gravitacional mbi koren e tokës dhe vullkanet përcaktojnë natyrën e tërmeteve. Kur shkencëtarët të arrijnë të masin të gjithë këta parametra dhe t’i konceptojnë si të ndërvarur, do të kenë mundësi të parashikojnë tërmetet me përpikmëri.            

Ndryshe nga ky arsyetim, “shkencëtarët” tanë, i shtojnë ‘logjikës’...sizmologjike, dhe një “shkencore” dhe na e bëjnë logjikën edhe jo ‘shkencore’! Por çështja nuk shtrohet se nëse logjika është shkencore apo jo por se nëse një njeri ka logjikë të drejtë apo jo. Sidoqoftë, është e sigurtë se i paguajmë kot gjeoshkencëtarët tanë: sepse na thonë se nuk mund të parashikohen tërmetet! Le pastaj që i shtojnë, ndërsa janë “shkencëtare” dhe na paralajmërojnë për tërmete, dhe lutjen e zotit! Këta janë aq të sigurtë për gomarlliqet që lëshojnë sa ç’janë dhe për zotin. Puna e vetme që bëjnë është të regjistrojnë tërmetet dhe të na i kujtojnë dhe të na thonë, në bazë të vrojtimeve se sa shpesh përsëriten, se kur mund të përsëriten. T’i quajmë ‘shkencëtarë’, rrjedhimisht, do të ishte e padrejtë: sepse vetëm të tillë s’janë. Shkencëtari që nuk studion dhe nuk sjell asnjë risi e parashikim, vetëm ‘shkencëtar’ nuk është. Kujtojmë këtu parametrat e ‘teorisë’ ideale...

Tema e këtij shkrimi është kopjuar nga shkrimi që ka bërë shkencëtari sizmolog shqipëtar Eduart Sulstarova në Revistën ’’Shkenca dhe Jeta’’ për këtë ide të përparuar për njerzimin, kur unë isha në moshën e rinisë. Ishte një artikull që të zgjonte shpresat e mëdha që do të kishte e ardhmja. Sot Ai nuk arriti të shikonte realizimin e ëndrrës së tij shumë të vyer dhe që Ai e ushqeu me punën e tij.

Problemi i parashikimit të momentit të lindjes së tërmeteve në veçanti, si dhe i gjetjes së rrugëve  më efektive e të sigurta  të prognozimit  të vendit dhe të madhësisë së tyre, është bërë tani objekt i një sërë studimesh dhe kërkimesh serioze. Për këtë, shkencëtarët në shumë vende të botës po përdorin një varg teknikash moderne vrojtimi dhe eksperimentimi laboratorik.

Një zonë me goditje katastrofike tërmetesh rrethon Tokën si një shirit i pashkëputur dhe që përfshin territore të populluara në Meksikë, Algjeri Itali, Shqipëri, Greqi, Turqi, Iran, Afganistan Indi, Kinë, Japoni, Indonezi si dhe territore të tjera, në të dy anët e këtij shiriti magjik. Vetëm gjatë shekullit të kaluar prej tërmeteve bota pësoi më shumë se 1 milion viktima, përveç dëmeve materiale. Kurse nga viti 2000 e deri më sot numërohen afërsisht  600 mijë viktima, duke përfshirë këtu edhe ato të cunamit në Indonezi, që janë të të njëjtit fenomen.

Le të përmendim disa nga goditjet katastrofike: Në tetor 1980, në Algjeri humbën jetën 2590 vetë prej tërmetit 7,3 R. Po këtë vit, në Itali pati 2735 viktima, 1500 të humbur dhe 7500 të plagosur prej tërmetit 7,2 R. Në nëntor 1967, në Dibër si pasojë  e një tërmeti 7 R, humbën jetën shumë njerëz e mbetën të pastreha 75 mijë familje sepse goditja kishte shtrirje shumë të gjerë. Më  17 gusht 1999, në Turqi një  tërmet  7,8 R shkaktoi mbi 20 mijë viktima. Në  Rusi  7 dhjetor 1988, tërmeti i shkallës 6,9 R shkaktoi 25 mijë viktima dhe 18 mijë të plagosur. Në Iran, më 21 qershor 1990 nga një tërmet i fuqishëm 7,7 R pati 35 mijë viktima e 100 mijë të plagosur. Po këtë vit, në Indi tërmeti 6,4 R shkaktoi 22 mijë viktima.

Në Japoni, më 17 janar 1995 tërmeti me amplitudë 7,2 R shkaktoi 6500 viktima. Në Afganistan, më 4 shkurt 1998 nga një tërmet 6,2 R, rreth 45 mijë viktima përveç të plagosurve e dëmeve materiale. Dhe vitet ikin, e njerëzimi sikur i nënshtrohet më shumë këtyre katastrofave sekondare.

Nga  numri  vjetor  i  tërmeteve dhe dëmet  që  ata  sjellin, Japonia përcaktohet si vendi  më i prekur në botë. Më 1923 një tërmet i fuqishëm këtu mori  jetën e 142 mijë banorëve si dhe shkatërroi 123 mijë shtëpi.

Edhe më katastrofike janë tërmetet – cunam (quhen kështu prej dallgëve të mëdhaja që krijohen  nga  tërmetet  në det). Cunami në Kamcatka më 1873, zhduku çdo shënjë jete në të gjithë pjesën jugore të gadishullit. Në Japoni më 1896, në krahinën e Sanrikut në brigjet e Paqësorit, cunami me dallgë 30 m të larta përpiu një radhë fshatrash ku pati mbi 30 mijë viktima. Në Tokio në Jakohama, (më 1923) një cunam i fuqishëm përplasi anijet mbi gërmadhat e ndërtesave të porsa  rrëzuara nga tërmeti që i kishtë paraprirë. Shumë i rëndë ka qënë cunami i Mesinës në Itali (më 28.12.1908) që shkaktoi rreth 200 mijë viktima e  të zhdukur.

Vetëm në fillim të këtij shekulli kemi tre nga katastrofat më të rënda:

-26.1.2001. Tërmet 7,5 R në Indi me mbi 200 mijë viktima

-26.12.2003. Tërmet 6,5 R në Iran me mbi 30 mijë viktima

-26.12.2004. Tërmet-cunam në Indonezi me mbi 300 mijë viktima. Me dallgët e tij të larta shkatërroi vijat bregdetare të disa shteteve duke shkaktuar dëme të pallogaritëshme.

Dhe natyrshëm na lind pyetja: A do të shpëtojë  ndonjë ditë njerëzimi prej tyre? Përveç aparateve speciale që janë krijuar për kapjen e sinjaleve të tyre, shkencëta- rët po punojnë në mënyrë të ethëshme jo vetëm për studimin e ndodhive por ç’është kryesorja në parashikimin ekzakt të tyre. Me të drejtë mund t’i quajmë këto si tentativa për realizimin e një ëndrre të njerëzimit. Para disa vjetësh për këtë qëllim u krijua në Greqi ekipi eksperimentus VAN me inisiativa të vështira dhe pozitive. Por ai u shpërbë se nuk po jepte “fruta” të shpejta. Sidoqoftë kjo linjë duhet konsideruar si më e avancuar e sizmologjisë greke.

Në Shqipëri shkencëtari gjeolog dhe sizmologu i përkushtuar Eduart Sulstarova ka bërë një sërë studimesh dinjitoze e inkurajuese. Studime të tilla kryhen në shumë shtete të zhvilluar të botës. Në Japoni është arritur disa herë të lajmërohet popullata nëpërmjet radios dhe televizionit 0,5  minuta para fillimit të  tërmetit. Kjo është arritur falë aparateve tepër të sofistikuara që kanë realizuar japonezët.

Sidoqoftë ende nuk po punohet mbi bazën e një teorie që të shpjegojë në mënyrë të gjithanshme shkaqet e lindjes dhe të veprimit të tyre. Do të ishte e mrekullueshme nëse do të llogarisnim që më parë kohën e shkarkesës sizmike dhe do të jepnim koordinatat e territorit të këtij tërmeti të mundshëm. A nuk do të jenë të mbrojtur banorët e këtyre zonave nëpërmjet njoftimeve të tilla?

Mijëvjeçari i dytë nuk e arriti dot këtë parapërcaktim të shumëpritur. Po mijëvjeçari i tretë a do ta vonojë? Për këtë qëllim ekzistojnë shumë teori, por më e avancuara është Teoria e Re Gravitacionale e Tokës. Kjo është teoria e përshkrimit deskriptiv të proceseve e fenomeneve në lëvizje e transformim. Kjo jep mundësinë e parallogaritjeve të vlerave sizmike në pika të ndryshme të Tokës. Deri tani janë mundësuar pak parashikime ekzakt tërmetesh nëpërmjet saj. Matematizimi më i thellë i Teorisë si dhe bashkëpunimi me shkencëtarë të fushave të përafërta do të sjellë realizimin edhe të kësaj  ëndërre të njerëzimit. Sipas kësaj teorie shumë shpejt do të fillojë rilevimi nëntokësor i teritoreve të njohur sizmik. Ky do të jetë një nga sukseset e mijëvjeçarit të tretë që do të mundësojë para përcaktimin preçiz të tërmeteve.    

TËRMETET  MË  TË FUQISHËM  NË  BOTË

 1. 28.03.1964  Alaska               9.5R  Princ Williams

 2. 22.05.1960  Kili                    9.5R

 3. 26.12.2004  Sumatra             9.1R  300.000 vik.

 4. 04.11.1952  Kamçatka          9.0R

 5. 13.08.1868  Peru                   9.0R   Arika

 6. 26.01.1700  Cascadia USA   9.0R   Costa Ovest

 7. 11.03.2011  Honshu Japoni   8.9R   Cunami

 8. 27.02.2010  Bio Bio Kili       8.8R   

 9. 31.01.1906  Ekuador             8,8R   Esmeralda.

 10. 04.02.1965  Alaska              8.7R   Rat  ishull

11. 13.01.2010  Haiti                  8.7R   200.000 vik.

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA