...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Konsesusi i ri i Uashingtonit dhe pasojat për Shqipërinë

Ortodoksia ekonomike e djeshme e SHBA-së është herezia e stome

Edward Luce (Financial Times)

25/04/2023 - 16:14

Nëse mendon se koha shformohet, lexo fjalën e Bill Klintonit të vitit 2000 duke nxitur Kongresin të pranonte Kinën në OBT. Hyrja e Kinës do të pasuronte Amerikanët dhe ndihmonte Kinën drejt lirisë, tha ai. “Atje s`ka dyshime se Kina po përpiqet të shtypë internetin”, pohoi Klintoni ndaj qeshjes [së të pranishmëve]. “Paç fat! Kjo është si të gozhdosh xhelatinën në mur”.  

Më pak se një çerek shekulli më vonë, Kina jeton pas një Muri të Madh Zjarri (Great Firewall ose veprime ligjore dhe teknologjike për të rregulluar internetin) dhe konsesusi i Uashingtonit është deklaruar që nga ajo kohë i vdekur.

Ai term, i cili u krijua nga një ekonomist britanik në vitin 1989, përbëhësh nga maksima e tregut të lirë. Garantuesi i tij ishte SHBA-ja dhe trupat ushtarake të saj të posaçme ishin Banka Botërore dhe FMN-ja. Lista prej dhjetë pikësh ishte vetëm ekonomike. Gjeopolitika humbi përkatësinë e saj që nga fundi i luftës së ftohtë. E kaluara është një botë tjetër.

Qëllimi për të integruar Kinën është zëvendësuar me një debat se si të çintegrohet Kina. Kundërvendos fjalën e Klintonit ― lulëzimi i Konsesusit të Uashingtonit ― me mbledhjen e kësaj jave të G7, e cila u përqendrua në shkëputjen nga Kina. Krahaso gjendjen e skajuar të FMN-së dhe Bankës Botërore në ekonominë e sotme botërore me trupat hegjemonike të Btetton Woods të viteve 1990.

Konsesusi i ri i Uashingtonit është i ndryshëm nga i vjetri në tre çështje kyçe.

Së pari, Uashingtoni nuk është më Roma e pakundërshtueshme së botës së sotme. Ai konkurrohet nga Pekini. Konsesusi i ri përcaktohet kryesisht nga vetë Uashingtoni se sa nga SHBA-ja arrogante që përcaktoi standartet botërore pas fundit të luftës së ftohtë. Ai është një konsesus politik amerikan me Donald Trampin eksponentin më të ashpër. Ai flet se si tregu me Kinën ka krijuar “kasaphanën amerikane” dhe çoi në “përdhunimin” e Amerikës. Gjuha e Xho Bajdenit është me e sjellshme por zbatimi është më i përpiktë. Politika e Bajdenit është Trampizëm me fytyrë njerëzore [...].

Së dyti, konsesusi i ri është gjeopolitikë. Ai ka mjete ekonomike, si riatdhesimi i zinxhirit të furnizimit, përparësia e qendrueshmërisë mbi efiçencën, dhe politika industriale. Por këto janë kryesisht mjete që synojnë sigurinë kombëtare për të përmbajtur Kinën. Konsesusi i vjetër ishte një lojë mbledhëse-pozitive (“positive-sum game”); nëse një vend bëhet më i pasur ashtu bëhen dhe të tjerët. Konsesusi i ri është zero mbledhës (“zero-sum”); rritja e një vendi vjen në dëm të një vendi tjetër [...].

Ndryshimi i tretë është se konsesusi i ri është aq ndjellakeq se ç`ishte i vjetri ndjellamirë. Në këtë kuptim ai është më pak intuitivisht amerikan me çka ai zëvendësoi. Shpirti ‘mund ta bëj’ ka dhënë hapësirë ndaj një liste që ‘nuk mund të bëhen’. SHBA-ja e sotme nuk mund të bëjë marrëveshje tregtare, nuk mund të bisedojë rregulla botëror elektronik (dixhital), nuk mund të detyrohet nga rregullat e OBT-së dhe nuk mund të mbështesë reformat e Bretton Woods. Uashingtoni ka humbur besimin e multilaterizmit ekonomik.

Do të jetë efektiv kosesusi i ri? Prova përfundimtare do të jetë nëse Kina do të përmbahet, përfshihet, konkurrohet dhe ledhatohet në pranimin e rendit të udhëhequr nga SHBA-ja. Uashingtoni` sotëm pajtohet më të gjitha këto qasje, disa prej të cilave janë më të stërholluara se të tjerat. Bajdeni vetë përqendrohet më shumë në konkurrencë se në ledhatime. Qëllimi i tij nuk është të shkëputet nga Kina por të krijojë atë çka Jake Sullivan, këshilltari kombëtar për sigurinë e SHBA-së, quan një “oborr i vogël” me “gardh të lartë”. Kjo do të thotë se Amerika do të vazhdojë të tregtojë me Kinën përveç mallrave që mund të përdoren për të përmirësuar ushtrinë kineze, që do të thotë gjysmëproçesorët e teknologjisë së lartë dhe çdogjë që fuqizon ambiciet e Kinës në inteligjencën artificiale.

Nuk është e qartë se ku mund të heqësh një vijë ndarëse, çka nënkupton se oborri i vogël i Sulivanit do të zgjerohet me kalimin e kohës. Krahasuar me fakojtë e Kinës jashtë administratës së Bajdenit, sidoqoftë, qasja e Sulivanit është me ngjyra dhe e epshme. Por ajo ende ngre pyetjen: Si mund të shtrydhet Kina në një rend të udhëhequr nga SHBA-ja në të cilin vetë Amerika ka ndaluar së besuari?

Bajdeni nuk i ka dhënë ende një përgjigje të qartë kësaj pyetje sepse është shumë e vështirë. Ai kërkon ta lërë Kinën pa mjete për të arritur barazi ushtarake me Amerikën pa provokuar një konflikt SHBA-Kinë ose një shkurtim ekonomik botëror. Një shkëputje e shkallës së plotë do të bënte çdonjërin më të varfër dhe do të krijonte një botë orueliane të blloqeve armiqësore. Një rikthim në status quo-në e parë ― të cilin lëvdonte Klintoni ― do të përshpejtonte ngrijten e Kinës.

Rruga e mesme mes kosesusit të vjetër të Uashingtonit dhe të riut është ruajtja atë çfarë ishte e mirë në të vjetrin, se sa ta flakë beben jashtë me gjithë ujin e larjes. Sigurisht historia nuk përfundoi. Ngjashëm, sidoqoftë, e ardhmja nuk është shkruar ende. Asnjë fuqi nuk do të jetë autor i saj i vetëm. Amerika ka ende një fjalë nëse ajo do të jetë e errët ose e ndritur.

Sigurisht, komentatori politik i Financial Times nga Uashingtoni nuk shqyrton as strategjinë e Kinës lidhur me SHBA-në; as përfshin strategjinë e Rusisë; as ndryshimin e Makronit; as përshkruan drejtë dallimet mes Trampit dhe Bajdenit dhe efektin e politikave neoliberale të konsesusit të vjetër të Uashingtonit rreth botës; as edhe, në fund, nuk përfshin efektet e konsesusit të ri të Uashingtonit mbi Shqipërinë (përfshirë Kosovën dhe pakicat e tjera në Maltëzi dhe Maqedoni), e cila është zhytur tërësisht në “aleancën e saj strategjike” me Uashingtonin dhe fle gjumë “për pesë palë qefe”. --Ylli Përmeti            

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA