...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ky është synimi i vizitës së Trampit në Arabinë Saudite

Synimi, sidoqoftë, është i thjeshtë: të përgatisë muslimanët sunitë të Lindjes së Mesme për luftë kundër muslimanëve shiitë.

Rober Fisk*

25/05/2017 - 20:28

Sauditët sunitë dhe mbretërit e Golfit zotërojnë pasuri të pamasë, feja e vetme që Trampi respekton, dhe ata duan të shkatërrojnë shiitët e Iranit, Sirisë, dhe Hesbollahun dhe Houthis-tët—e cila është një histori e thjeshtë anti-terroriste për amerikanët.

Me vizitën e tij Trampi nisi krijimin e fantazisë së një NATO-je arabe. Atje do të ketë diktatorë me bollëk për ta përshëndetur në Rihad, autokratë të korruptuar dhe kriminelë dhe torturues dhe kokëprerës. Atje do të ketë të paktën një president torrollak —komatoz, i pavdekur Abdelaziz Bouteflika i Algjerisë i cili as flet as, siç duket, dëgjon më—dhe, sigurisht, një presidenten të çmendur plotësisht, Donald Tramp.

Synimi, sidoqoftë, është i thjeshtë: të përgatisë muslimanët sunitë të Lindjes së Mesme për luftë kundër muslimanëve shiitë. Me ndihmën e Izraelit, sigurisht. Qoftë edhe për ata që janë mësuar me çmendurinë e udhëheqjes arabe—pa përmendur ata perëndimorë që duhet të kuptojnë se presidenti i SHBA-së ka dalë plotësisht nga binarët—mbledhja e muslimanëve arabë sunitë në Arabinë Saudite është thuajse përtej kuptimit. Nga Pakistani dhe Jordania dhe Turqia dhe Egjipti dhe Maroku dhe 42 kryeqytete të tjerë me minare, po vijnë kështuqë pafuqia dhe ambicia e Sauditëve mund të çojë kryqëzatën e tyre islamike kundër “terrorizmit” dhe shiizmit. Fakti që shumica e “terrorizmit” në Lindjen e Mesme —ISIS-i dhe al-Qaeda, e njohur ndryshe si Fronti Nusrah—kanë burimin e tyre në vetë shtetin në të cilin Trampi udhëtoi, duhet dhe do të shpërnjihet.

Kurrë më parë nuk ka patur historia e Lindjes së Mesme një “kumidia alakhta” të tillë—në kuptimin e vërtetë “komedi gabimesh në arabisht—kaq të organizuar. Në kulin e gjithë kësaj, ata duhet të dëgjojnë përçartjet e Trampit rreth paqes dhe “ekstremizmit” Islamik, me siguri fjala më absurde e përhapur nga një president i SHBA-së që nga koha kur ai duhet të shtiret se Irani është ekstremist—kur janë klonët e Arabisë Saudite të Wahhabi-t dhe ISIS-it që po shkatërrojnë reputacionin e Islamit përgjatë botës. Gjithë kjo ndërsa ai ushqen luftën.

Zëvendës princi i kurorës saudite Mohammad bin Salman (këtej e tutje, MbS) kërkon të udhëheqë fisin e tij sunit – plus Irakun nëse është e mundur, që është arsyeja se pse kryeministri shiit Abadi u ftua nga Bagdati— kundër gjarprit “terrorist” shiit të Iranit, regjimi i errët (shiit) “terrorist” Alawite i Bashar al-Asadi-it, “terroristi” shiit libanez i Hesbollahut dhe Hithistët agresivë “terroristë” shiit të Jemenit. Sa u përket minoriteteve shiite të shteteve të Golfit dhe kokëfortëve të tjerë, po, priu kokën.

Në fund të fundit, kjo është ajo çfarë bërën saduditët për udhëheqësin e spikatur shia saudit Sheikh Nimar al-Nimr vitin e kaluar: ata i pren kokën në stilin e ISIS-it në një gojëz klasike uahabiste, mes 47 “terroristëve” të tjerë. Dhe çdo shiit i fuqishëm në vendet fqinje të Golfit do të rrëzohet, gjithashtu – siç ndodhi me minoritetin shiit të Bahreinit kur ushtria saudite lëvizi për të pushtuar ishullin në vitin 2011-të për “lutjen” e sunduesit të tij sunit. Dhe ti mund të kuptosh pse presidenti i turpshëm i Amerikës, një njeri që bie në panteonin rajonal të çmendurive të përçarta—ai me siguri rradhitet mes Gadafistëve dhe Ahmadinedistëve të Lindjes së Mesme—shoqërohet me këtë.

Ky fakt se ISIS-i—armiku mortar i Trampit dhe kundërshtari strategjik i shefave të tij të mbrojtjes—është një krijesë i të njëjtit kult salafist si Arabia Saudite, nuk është as këtu as atje. Sauditët sunitë dhe mbretërit e Golfit dhe princat zotërojnë pasuri të pamatë, feja e vetme që Trampi respekton, dhe ata duan të shkatërrojnë Iranin shiit dhe Sirinë dhe Hesbollahun dhe Houthis— e cila është një histori e thjeshtë “anti-teroriste” për amerikanët— dhe kjo do të thotë se Trampi mund t’i japë MbS dhe shokëve të tij $100 miliard të raketave amerikane, aeroplanëve, anijeve dhe municioneve për luftën që po vjen. Amerika do të jetë e lumtur. Dhe Izraeli gjithashtu.

Hamendoj se Princi i kurorës Jared Kushner mendon se mund të administrojë këtë fund të aleancës së Arab-NATO-s, megjithëse vetë izraelitët do të jenë përsosmërisht të lumtur kur të shikojnë sunitët dhe shiitët të luftojnë me njëri-tjetrin, siç bënë përgjatë luftës Iran-Irak në vitet 1980-88 kur SHBA-ja mbështeti Sadamin sunit—megjithëse shumica e ushtrisë së tij ishte shiite—dhe izraelitët furnizuan me raketat e SHBA-së iranianët shiitë. Tashmë, izraelitët janë shquar duke bombarduar ushtrinë e Sirisë, Hezbollahun dhe Iranianët në luftën e Sirisë—ndërsa kanë lënë ISIS-in të paprekur [...] dhe kanë dhënë ndihmë mjekësore për al-Qaeda-ën (Nusrah) në Golan. Për shumë është vepruar (drejtë) për kërcënimin e MbS, por pak guxuan të sigurojnë se beteja “është në Iran dhe jo në Arabinë Saudite”. Dhe, tipikisht, pak guxuan të dëgjonin përgjigjen e egër të Iranit kundrejt kërcënimit Saudit. Erdhi me shpejtësi nga ministri i mbrojtjes iranian, Hossein Dehghan. “Ne i paralajëruam ata [sauditët] kundrejt bërjes së ndonjë veprimi të gabuar”, tha ai, “por nëse ata bëjnë diçka injorante, ne nuk do të lëmë asgjë paprekur përveç Mekës dhe Medinës”.

Në fjalë të tjera, është koha të ndërtojmë strehimore për sulmet ajrore në Riad, Jeddah, Dhahran, udhëheqjet e Aramcos dhe gjithë ato vende të dashur për zemrat amerikane. Vërtet, nuk është e vështirë të kujtojmë një paturpësi identike sunite – thuajse katër dekata më parë – me atë të MbS sot. Ky i fundit mburret me shëndetin e vendit të tij dhe qëllimin e tij për të larmuar, pasuruar dhe zgjeruar bazën e tij ekonomike. Në vitin 1980-të, Sadami kishte vendosur të vepronte njëlloj. Ai përdori pasurinë e naftës për të mbuluar vendin në super-strada, teknologji moderne, metodat më të përparuara në shëndetësi dhe spitale dhe komunikimin modern. Më pas ai filloi “luftën e tij rrufe” me Iranin. Ajo varfëroi kombin e tij të pasur me naftë, e pështëroi në sytë e ndjekësve arabë – i cili duhet të jepte pará për aventurën e tij shkatërruese tetë-vjeçare – që çoi në ndërhyrjen e Sadamit në Kuvajt, sanksione dhe në pushtimin përfundimtar anglo-amerikan të vitit 2003 dhe, për Sadamin, në lakun e xhelatit.

Por kjo lë jashtë përmasën e Sirisë. Sharine Narwani, një ishte koleg i lartë i Kolegjit të St Antony – dhe një antidodë për gjithë ata të lodhur nga sharlatanët “ekspertë” të agjencive inteligjente të Uashigtonit- citoi këtë javë se SHBA-ja mbështet forcat kurde që luftojnë nën etiketën e pandershme të “Forcave Siriane Demokratike” që janë, duke përparur në Raka, duke ndihmuar të bllokojë Sirinë nga Iraku. Dhe se forcat kurde tani raportohet se po “rimarrin” qytete kristiane ose muslimane arabe në provincën e Ninevehut të Irakut, të cilat kurrë s’ishin kurde pikë së pari. Kurdët i shohin Kamishlehët, dhe provincën e Hasakehut në Siri si pjesë e “Kurdistanit”, megjithëse ata paraqesin një pakicë në shumë nga këto zona.

Kështu mbështeja e SHBA-së e këtyre grupeve kurde – për tërbimin e Sulltan-Erdoganit dhe pak gjeneralëve turq ende besnikë për të – po ndihmon të ndajë njëherësh Sirinë dhe Irakun. Kjo nuk mund dhe nuk do të zgjasë gjatë. Jo thjesht sepse kurdët kanë lindur për t’u tradhëtuar – dhe do të tradhëtohen nga amerikanët qoftë edhe nëse manjaku aktual në detyrë akuzohet, njëlloj siç janë tradhëtuar kundrejt Sadamit në ditët e Kisingerit – por sepse rëndësia e Turqisë (me apo pa udhëheqësin e saj të marrosur) do të peshojë pretendimet kurde për shtet të pavarur. Të dy janë sunitë, dhe rrjedhimisht aleanca të “sigurta” derisa një nga ato – pashangshmërisht kurdët – duhet të braktisen.

Ndërkohë, ti mund të harrosh drejtësinë, të drejtat civile, sëmundjen dhe vdekjen. Kolera ka kapur deri diku në Jemen, njerëzia e sulmeve kriminale bombarduese e sauditëve – me zotësi të ndihmuar nga aleatët e tyre amerikanë shumë kohë më parë se Trampi të merrte pushtetin – dhe thuajse fare asnjë nga udhëheqësit muslimanë nga të cilët Trampi takoi në Rihad nuk kanë në operim tortura në vendlindje për të siguruar se disa nga qytetarët e tyre dëshrojnë të mos kishin lindur kurrë.

Do të jetë një çlirim për presidentin e çendur për të lënë Izraelin për Vatikanin, megjithëse duke bërë një vizitë të shkurtër – dhe rrëfimi i shkurtër nga – një paqebërës i vërtetë. Kjo lë një komb jashtë grupit të kësaj zhangëllime të lavdishme: Rusinë. Por sigurohu se Vladimir Putini kupton të gjithën tejet mirë se çfarë po ndodh në Rihad. Ai do të shikojë Nato-n arabe se si do të shembet. Ministri i tij i jashtëm Lavrov kupton Sirinë dhe Iranin më mirë se Tillersoni i plogët. Dhe oficerët e tij të sigurisë janë thellë në brendësi të Sirisë. Përveç, nëse ai ka nevojë për më shumë të dhëna inteligjente, ai duhet të pyes vetë Trampin.      

*Autori, britanik, është reporter i Lindjes së Mesme për The Independent. Një nga zërat më të mprehtë të saj dhe 'nuhatës' i mirë të gjeopolitikave anglo-amerikane.                

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA