...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Patriotët kundër globalistëve zëvendësojnë ndarjen majtas-djathtas në Francë

Struktura politike rreth dallimit mes “globalistëve” dhe “patriotëve” prish linjën ndarëse tradicionale të majtas-djathtas

Gideon Rachman (Financial Times)

19/04/2022 - 16:27

Po publikojmë analizën e komentatorit të “Financial Times” për të kuptuar më shumë realitetin politik në Francë dhe përgjithësisht në perëndim duke shtuar një kritikë të Ylli Përmetit në fund:

Ishte Franca që i dha botës ngjizjen e politikës së majtë dhe të djathtë [...]. Tani është Franca që udhëheq rrugën në shkatërrimin e kësaj ndarjeje dhe zëvendësimin e saj me një politikë të re, një në të cilën dy kampet janë nacionalistët dhe internacionalistët. Ndarja majtas-djathtas e ka zanafillën në revolucionin francez të vitit 1789 ― kur mbështetësit e vetos mbretërore qendruan në të djathtë të Asamblesë Kombëtare dhe kundërshtarët qendruan në të majtë. Gjatë dy shekujve që pasuan, e majta dhe djathta u bënë ndarja qendrore filozofike në politikën perëndimore. Por në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës në 10 prill, partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë u rrënuan.

Anne Hidalgo, kandidatja e partisë socialiste, mori vetëm 1.8 për qind dhe Valerie Pecresse, kandidatja e qendrës së djathtë republikane 4.8 për qind. Jean-Luc Melenchon, një kandidat i të majtës së skajshme [...], mori 22 për qind të votave, por u eliminua. Raundi i fundit i zgjedhjeve në 24 prill mes Emmanual Makron-it dhe Marine Le Pen, kandidatë që të dy këmbngulin se ditët e politikave majtas-djathtas kanë mbaruar. Megjithëse Lepeni quhet zakonisht si kandidate e të djathtës së skajshme, ajo e mohon atë, duke këmbngulur se: “Atje s`ka më të djathtë dhe të djathtë. Ndarja e vërtetë është mes patriotëve dhe globalistëve”. Makroni ka argumentuar gjithashtu prej kohësh se ai është “as me të djathtën as me të majtën”. Siç i tha biografit të tij, Sophie Pedder: “Ndarja e re politike është mes atyre që kanë frikë nga globalizmi dhe ata që e shohin globalizmin si një mundësi”.

Lepini e përdor fjalën “globalist” si sharje. Në një konferencë për shtypin në Paris javën e kaluar, e dëgjova të përqeshte Makronin për “foljen e tij globaliste”. Në një fjalë në Avignon një ditë më pas, ajo akuzoi globalistët për trajtimin e francezëve si konsumatorë hushkulur se sa si qytetarë, të lidhur në kulturën dhe gjuhën e tyre. Kjo lloj retorike është tani një shenjë e të djathtëve nacionalistë rreth botës. Teoricienët politikë me influencë në Rusinë e Vladimir Putinit ―si Aleksandar Dugin dhe Konstantin Malofeev― kanë denoncuar shpesh “globalizmin” si një komplot kundër kombit dhe kulturës ruse. Terreni aktual e Lepenit kujton fort Donald Trampin, i cili si president i SHBA-ve kumtoi Kombet e Bashkuara se “E ardhmja nuk u përket globalistëve. E ardhmja u përket patriotëve”.

Struktura politike rreth dallimit mes “globalistëve” dhe “patriotëve” prish linjën ndarëse tradicionale të majtas-djathtas. Makroni ka përqafuar qendrime që do të shiheshin tradicionalisht si të majta në disa çështje shoqërore, si të drejtat e homoskesualëve, por përpjekjet e tij për të shregulluar ekonominë dhe të ulë taksat jehojnë tek konservatorët Reganistë. Lepeni, në kontrast, mban qendrime të të djathtës së fortë mbi çështje si emigracioni dhe qendrime që tingëllojnë të majta mbi ekonominë. Linja ndarëse më e pastër mes dy kandidatëve nuk është majtas-djathtas por nacionalist-internacionalist.

Makroni është një mbrojtës pasionantë e integrimit më të thellë evropian. Lepeni kërkon të zhbëjë BE-në aktuale dhe ta kthejë atë në një Evropë të komb-shteteve. Një prishje e ngjashme e kategorive djathtas-majtas ka ngjarë në SHBA dhe Britani. Përpara Trampit, republikanët ishin partia e tregut të lirë, globalizmit dhe një politike të jashtme të bazuar në forcë ― kauza të lidhura me të djathtën. Por nacionalizmi i tij Amerika e para çoi republikanët drejt proteksionizmit dhe izolacionizmit, duke lënë krahun e Bajdenit të demokratëve si roje të qendrimeve tradicionale internacionaliste mbi politikën e jashtme dhe tregun.

Brexit (ose fushata për daljen e Britanisë nga BE-ja) strukturoi gjithashtu politikën britanike rreth boshtit nacionalist-internacionalist. Kjo zhvendosje ka errësuar përqafimin e mbështetësve të Brexit të ”Britanisë Botërore” si slogan. Por realiteti i Britanisë Globale është kontroll më i rreptë i kufijëve dhe një zvogëlim i tregut ndërkombëtar. Shumë nga ata u tërhoqën nga slogani i Britanisë Botërore, jo sepse ata janë internacionalistë, por sepse ishte pranë madhështisë kombëtare. Argumenti ishte se Britania është gjithashtu e rëndësishme botërisht për t`u kufizuar nga anëtarësia në BE.

Lepeni ka të njëjtin vizion për Francën. Në ligjëratën e saj të madhe për politikën e jashtme në Paris javën e kaluar, ajo këmbnguli se Franca është një nga fuqitë e mëdha të botës me një shtrirje dhe drejtim botëror. Si me mbështetësit e Brexit, vizioni i saj për një Francë botërore është në të vërtetë një formë nacionalizmi pompoz. Një nga rreziqet më të mëdha të kësaj politike rreth botës është se ajo rrit mundësitë e konfliktit ndërkombëtar [...].

“Globalistët” që Lepeni dhe Trampi dashurojnë t`i përqeshin nuk janë, në përgjithësi, njerëz pa rrënjë ose patriotizëm. Por ata mund të besojnë më shumë në nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar për të nxitur paqen dhe begatinë dhe drejtojnë problemet botërore [...]. Nacionalistët mund të pranojnë teorikisht nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar mbi çështje si ndryshimet klimatike ose tregun. Në praktikë, ata janë të prirur në karakter t`i shohin marrëveshjet ndërkombëtare si një tradhëti e kombit ose rezultat i një farë soji komploti globalist.

Politikat e Lepenit, Trampit ose Putinit ― dyshues ndaj të huajve dhe të fiksuar me rifitimin e madhështisë kombëtare ― mund të çojnë të gjithë në konflikt. Siç tallësh dikur një analist ballkanas: ”Telashi me rajonin tonë është se atje ka tejet shumë vende madhështor: Serbi më e madhe, Shqipëri më e madhe, Kroaci më e madhe. Por rezultatet nuk kanë qenë aq të mëdha”. Ngritja e nacionalizmit në politikë rreth botës rrezikon të përsërisë shembullin e trishtueshëm në një shkallë botërore.      

Por Rachman ka kuptim të pjesshëm të politikës historike (se kur lindi e majta dhe djathta) dhe shtrembëron disa realitete:

Së pari, politika e ndarë në majtas dhe djathtas ka lindur si fillim në Demokracinë Klasike të Athinës në kuadër të qytet-shtetit.

Së dyti, përfshin Melonshon në të majtën e skajshme, sepse historikisht, duke gjykuar kryesisht nga të majtat e shekullit të kaluar, ato ndahen në dy grupe: keinsianiste dhe marksiste dhe këta të fundit ishin të skajshëm në të vërtetë sepse ishin anti-kapitalistë ndërsa keinsianistët ishin kapitalistë.

Së treti, argumenti se nacionalistët e tipit “Lepen” çojnë në konflikt nuk është aspak i vërtetë. Ky argument përdoret kryesisht nga e majta globaliste me qëllim që të përfrikësojë popujt që të mos mbështesin neonacionalistët. Për të mbeshtetur argumentin e tyre ata përdorin lidhjen mes të djathtave të shekullit të kaluar dhe dy luftrat botërore. Por të djathtat e shekullit të kaluar ishin nazifashiste në ideologji dhe u zhvilluan në kuadër të komb-shtetit ndërsa ideologjia e tyre ishte ekspansioniste. Ndaj dhe pushtimet dhe luftrat.

Ndryshe paraqiten të djathtat ose neonacionalistët e kohëve tona: ata nuk pretendojnë të shtrihen përtej kufijëve të shtetit të tyre pavarësisht se vende si Amerika, Britania dhe Franca kanë një karakter historikisht botëror, dhe nuk kanë përqafuar ndonjë ideologji nazi-fashiste të karakterit racial. Përkundrazi, ideologjinë ekspansioniste e ka përqafuar e majta globaliste në bashkëpunim me të djathtën globaliste ose të djathtën e qendrës. Për të realizuar ideologjinë e tyre ekspansioniste ata kanë krijuar kuadrin institucional dhe kanë organizuar elitat perëndimore, G7, për ta përparuar atë. Këtij ekspansioni i mungon vetëm karakteri racial. Por nëse gjykojmë nga individët që zotërojnë pushtetet me karakter ndërkombëtar, ata janë kryesisht të bardhë dhe të lidhur, me një apo më shumë “fije”, me popullin judaik! Dhe është pikërisht kjo e “majtë”  ―internacionaliste siç e quan Rachman― që tre dekadat e fundit ka shkaktuar, bashkë me të djathtën e qendrës, më shumë luftra se të djathtat nazi-fashiste të shekullit të kaluar. 

Dhe së fundmi, ngatërron të djathtën aktuale me padrejtësitë e fuqive të mëdha ndaj shteteve të Ballkanit duke përfshirë dhe Shqipërinë kur dihet se ndaj vendit tonë është kryer padrejtësia më e madhe e të gjitha kohërave në dobi të fqinjëve të saj. Por të paktën bën dallimin mes globalistëve dhe patriotëve. Por edhe në këtë rast shtrembëron globalizmin: sepse nuk i shton atij politikat “neoliberale”. Kjo shtesë është e nevojshme jo vetëm për të karakterizuar sakt globalizmin e tre dekadave të fundit por edhe për ta dalluar atë nga “globalizmat” e shekujve të kaluar. Dallimin mes patriotëve dhe globalistëve janë pak autorë që e kanë bërë vitet e fundit, me më kryesorin, Takis Fotopoulos. Tani shtohet dhe Rachman.                      

Lexo dhe kete

Fitorja tronditëse e Lepenit në Francë dhe qeverisja me të majtën franceze

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA