...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse emërtimi “maqedoni” u takon shqiptarëve dhe ç'nënkupton maqedonia greke?

Sipa kësaj ndarjes administrative, logjikisht këtij mozaiku i mungon vetëm pjesa e “Maqedonisë Veriore“ ose “Maqedonia e Epërme“, si emër më i parapëlqyer që pala greke në bisedimet rreth kontestit për emrin e ri kushtetues të Maqedonisë këmbngul ta imponojë si zgjidhje të mundshme.

Abdulla Mehmeti

20/02/2018 - 11:21

Kërkesa e intelektualëve shqiptarë në lidhje me kundërshtimin e emrit kushtetues të shtetit të Maqedonisë me Greqinë është kërkesë e arsyeshme, e drejtë dhe e argumentuar shkencërisht. Përmes kësaj kërkese shpaloset njëherësh edhe e vërteta historike e fshehur dhe falsifikuar në dëm të shqiptarëve — sidomos pas vitit 1913 dhe gjatë ish regjimit komunist. Kjo kërkesë do të kontribuojë për të ardhmen tonë më të mirë, demokratizimin e shoqërive në shtetet e rajonit, lirinë dhe barazinë mes këtyre popujve fqinjë, forcimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Shumica e partive opozitare, organizata joqeveritare, qindra mijëraqytetarë grekë, të frymëzuar dhe përkrahur edhe nga Kisha ortodokse greke dhe nga Akademia greke e shkencave,organizojnë demonstratae protestanëpër qytetet më të mëdha të vendit, sidomos në Athinë e Selanik,në mbrojtje të një kauze të padrejtëpërmeskontestit për emrin kushtetues tëMaqedonisë.Gjithashtu, shumë qytetarë maqedonas në organizim të disa partive opozitare dhe shoqatave “atdhetare” protestojnëpa ndërprerë nëpër rrugët e Shkupt;zërin e kanë ngritur edheqindra intelektualëmaqedonas si dhe shumë organizata në emigracion,për mbrojtjen e emrit të shtetit, ndërsashumica e shqiptarëve, sidomos e partive politike, shoqata të qytetarëve, politikanë dhe intelektualë, heshtin për këtë çështje.

Emri i Maqedonisë, më tepër se çdokujt tjetër u takon shqiptarëve, sepse janë i vetmipopull autoktonnë këto hapësira, por edhe si emër i shtetit, sepse është shtet edhe i shqiptarëve, më tepër se i çdokujt tjetër.Propozimet për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë, me një emër të ri me përcaktim gjeografik, si: “Maqedonia e Epërme“ dhe“Maqedonia Veriore“, hapin probleme të reja dhe pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë,nuk e paraqesin realitetin historik dhe etnik të brendshëm të këtij shteti, dhe si të tilla janë të papranueshme për shqiptarët vendës në Maqedoni.

 

Propozimi për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë me emër të ri me përcaktim gjeografik, si: “Maqedonia e Vardarit“, gjithashtu është i papranueshëm për shqiptarët në Maqedoni, për shkaqet se ky emërtim e dëmton interesin kombëtar të shqiptarëve dhe të maqedonasve, e cënon sovranitetin e shtetit dhe në njëfarë forme e shndërron Maqedoninë në shtet të dytë serb, duke pasur parasysh këto fakte:

1. Maqedonia e Vardarit përfshin pjesën e rejonit të Maqedonisë, e cila pas Marrëveshjes së Bukureshtit të vitit 1913 i është dhënë Mbretërisë së Serbisë. Sot, 98,09% (25.713 km2) e territorit me emrin “Maqedonia e Vardarit“ i takojnë Republikës së Maqedonisë, ndërsa një pjesë tjetër e vogël e territorit, ku ndodhet manastiri Shën Prohor Pçinski, ndodhet aktualisht në kuadër të Republikës së Serbisë (me sipërfaqe prej 1,91%).

 

2. Banovina e Vardarit — dikur ka qenë njësi territoriale administrative e Mbretërisë Jugosllave, nga viti 1929 deri më 1941. Ky territor shtrihej në jug të vendit, në kuadër të të cilit bënte pjesë tërë territori i sotëm i Republikës së Maqedonisë, pjesa jugore e Serbisë qendrore dhe pjesë të Kosovës juglindore. Ky rajon e ka marrë emrin sipas lumit Vardar (shqip: Bardhar), lumi më i madh që e përshkon përmes Maqedoninë, i cili buron rrëzë Malit Sharr dhe derdhet në Detin Egje.

 

3. Deklarata për pavarësi e Republikës së Maqedonisë

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në mbështetje të nenit 318 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, me rastin shprehjes plebishitare të vullnetit të qytetarëve për shtet sovran dhe të pavaruar të Maqedonisë, në senacën e mbajtur më 17 shtator 1991, deklaroi:

 

DEKLARATË

Neni 1

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në referendumin e mbajtur më 8 shtator të këtij viti, duke vetëkonfirmuar në mënyrë plebishitare shtetësinë dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë, (qytetarët) e shprehën vullnetindhe dhanë votën e tyre që Republika e Maqedonisë të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur i Maqedonisë me të drejtë të hyjë në federatë (bashkim) të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë“.

 

Në këtë frymë ka qenë edhe pyetja e referendumit për pavarësi të Maqedonisë, me këtë tekst:“A jeni për Maqedoni të pavaruar me të drejtë të hyjë në lidhje (bashkim,federatë) të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë?”

Subjektet politike dhe jopolitike shqiptare të asaj kohe u kanë bënë thirrje qytetarëve shqiptarë në Maqedoniqë tabojkotojnëkëtëreferendum, të cilitiu përgjigjën njëzëri, duke iu kundërpërgjigjur katër muaj më vonë me shprehjen e vullnetit të tyre politik përmes referendumit për Autonomi politike-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni, i mbajtur më 11-12 janar 1992.

Shkaku kryesor i bojkotimit të referendumit për pavarësi të Maqedonisë nga ana e shqiptarëve ka qenë përmbajtja e pyetjes së këtij referendumi, përmes së cilës kërkohej të deklarohen se janë për lidhje apo bashkim të ardhshëm me republikatsovrane të Jugosllavisë, përkatësisht me Serbinë dhe Malin e Zi. Shqiptarët në Maqedoni, si edhe vëllezërit e tyre në Kosovë, nuk dëshironin edhe më tej të jetonin nën Serbi, të vetëdijshëm se procesi i shkatërrimit të ish fedetarës jugosllave ishte një akt i kryer, meqë Sllovenia dhe Kroacia tanimë e kishin shpallur pavarësinë e shteteve të tyre, më 25 qershor 1991. Ish funksionarët e lartë të pushtetit të Maqedonisë, të dalë nga ish regjimi komunist, shumica e tyre agjentë të ish UDB-së jugosllave, në vitin 1991 e lanë Republikën e Maqedoninë pa pavarësi të plotë, për çka me të drejtë faktori ndërkombëtar edhe sot njeh këtë shtet me referencën “Ish republika jugosllave“ (mes tyre edhe shtetet më të fuqishme evropiane, Gjermania dhe Franca).Sigurisht,për shkak të paqartësisë në lidhje me shpalljen e pavarësisë, pyetjen eReferendumitdhe Deklaratënpër pavarësi të Maqedonisë, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë (17 shtator 1991).

Me këtëdeklaratë i përjashtuanshqiptarët nga procesi i shtetndërtimitpas pavarësimit të Maqedonisë, duke ua suprimuar të drejtën e popullit shtetformues,duke i shpallur “fajtorë kujdestarë“, “armiq të shtetit dhe demokracisë“, “fatkeqësi elementare për shtetin unitar“, të cilët duhet të kontrollohen, të ndëshkohen dhe t'u mohohen edhe ato të drejta kombëtare që gëzonin më parë,sipas kushtetutës së vitit 1974, statusin e popullit shtetformues, të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, të përdorimit të flamurit shqiptar etj.

Sherri grek për emrin e “maqedonisë” me përcaktim gjeografik

Përmes propozimit më të parapëlqyer për emrin me përcaktim gjeografik “Maqedonia Veriore”ose “Maqedonia e Epërme”,Greqia shpreh pretendime të hapura territoriale ndajMaqedonisë dhe shteteve të tjera fqinje.Pjesa e rajonit gjeografik me emrin Maqedoni, e njohur me emrin Maqedonia e Egjeut, e cila i është dhënë Greqisë me Marrëveshjen e Bukureshtit të vitit 1913, ka një sipërfaqe prej 34.356 km² dhe përbën mbi 51% të territorit të rajonit të përgjishëm, të njohur historikisht, që në antikën e hershme, me emrin Maqedoni.Sipas ndarjes administrative aktuale të Republikës së Greqisë (në 13 rajone administrative), pjesa e rajonit me emrin Maqedoni (Maqedonia e Egjeut) nuk paraqet një njësi adminstrative të vetme, por është ndarë në tri nënrajone (krahina), të cilat pushteti aktual grek i ka emërtuar si: Maqedonia Perëndimore, Maqedonia Qendrore, Maqedonia Lindore dhe Thrakia, me nga një kryeqytet të vetin për secilin nënrajon. Qyteti më i madh është Selaniku, dhe është kryeqytet i njërit nga këto nënrajone (krahina) të quajtur Maqedonia Qendrore.

Sipa kësaj ndarjes administrative, logjikisht këtij mozaiku i mungon vetëm pjesa e “Maqedonisë Veriore“ ose “Maqedonia e Epërme“, si emër më i parapëlqyer që pala greke në bisedimet rreth kontestit për emrin e ri kushtetues të Maqedonisë këmbngul ta imponojë si zgjidhje të mundshme. Fatkeqësisht, në këtë sherr grek kanë rënë edhe pala maqedonase, nga padija apo nga presioni ndërkombëtar, si dhe ndërmjetësi Nimic si përfaqësues i OKB-së për ndërmjetësim në zgjidhjen e këtij kontesti që vazhdon afër 25 vjet mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ndarja administrative aktuale e Republikës së Greqisë sipas rajoneve dhe ndarja e rajonit të Maqedonisë në nënrajone (krahina) me emra të veçantë me përcaktim gjeografik, dëshmon se Greqia ka pretendime territoriale të hapura, jo vetëm ndaj Republikës së Maqedonisë, por edhe ndaj shteteve të tjera fqinje, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat në territoret e veta kanë pjesë të rajonit më të gjerë gjeografik me emrin Maqedoni (Maqedonia e Pirinit në Bullgari, rajoni i Liqenasit në Shqipëri dhe rajoni rreth manastirit Shën Prohor Pçinski në jug të Serbisë).   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA