...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Qasja lineare e elitave ndaj ndryshimeve klimatike: kurs shkatërrimtar për jetën e planetit

Nëse sistemet e Tokës kalojnë pika kritike, çdogjë që ne bëmë dhe çdogjë që ishim — mësimi, urtësia, tregimet, arti, politika, dashuria, urrejtja, zemërimi dhe shpresa — do të reduktohen në stratigrafi. Ne nuk kemi nevojë për një kalim të butë dhe linear. Ky është një kurs shkatërrimtar

Xhorxh Monbiot*

15/09/2021 - 17:46

Nëse atje është një gjë që ne dimë rreth prishjes së klimës, është fakti se ajo nuk është lineare, e butë ose graduale. Thjesht si një pllakë kontinentale mund të shtyjë poshtë saj një tjetër në rënie të befta dhe fillon duke shkaktuar tërmete dhe cuname, ashtu dhe sistemet tona atmosferike do të përthithin stresin për pak kohë dhe më pas befas zhvendosen.

Por kudo programet e hartuar për ta përmbysur atë janë linearë, të butë dhe gradualë. Planet aktuale për t`iu shmangur katastrofës do të punonin në një sistem të thjeshtë si një duarlarëse ku ti mund të mbyllësh rubinetin deri sa rrjedha është më e pakët se derdhja. Por janë më pak të mundshëm të punojnë në sisteme komplekse, si atmosfera, oqeanet dhe biosfera.

Sistemet kompleksë kërkojnë ekuilibrin. Kur ata shtyhen tejet larg nga një gjendje e ekuilibruar, ata mund të kalojnë befas në një gjendje tjetër. Një veti e përbashkët e sistemeve kompleksë është se është shumë më e thjeshtë për t`i shtyrë ata të kalojnë një pikë të pakthyeshme se sa t`i shtyshë pas. Menjëherë sa të ketë ndodhur kalimi, ai nuk mund në të vërtetë të përmbyset.

Hamendësimet e vjetra se pikat e kthesës së Tokës janë një rrugë e largët kanë filluar të duken të pasigurtë. Një studim i fundit paralajmëron se meridiani i Atlantikut që përmbys rrymën e ujërave —sistemin që shpërndan nxehtësi rreth botës dhe udhëzon rrymën e Golfit — tani mund të jetë “pranë një kalimi kritik”. Kjo rrymë ka kaluar mes gjendjeve “ndezëse” dhe “fikëse” shumë herë në parahistori, duke zhytur Evropën veriore dhe lindjen e Amerikës Veriore në të ftohtë të papërmbajtshëm, duke tejnxehur tropikalet dhe duke shprishur musonet.

Sisteme të tjerë mund të afrohen në pragun e tyre: shtresat prej akulli të Antarktidës, pyjet e Amazonës, dhe tundra e Arktikut dhe pyjet borealë, të cilët po e humbasin shpejtë karbonin që magazinojnë, duke çuar në një nxehje të mëtejshme. Sistemt e Tokës nuk qendrojnë në kutitë e tyre. Nëse njëri kalon në një gjendje të ndryshme, ai mund të shprepë kalimin e të tjerëve. Ndryshime të befta janë të mundshme thjesht me 1.2 ose 2°C të nxehjes globale.

Një shenjë e përbashkët që sistemet komplekse po u afrohen pikave të pakthyeshme është luhatshmëria në rritje: ata fillojnë të luhaten. Moti eksptrem i vitit 2021 – kubetë e nxehta, thatësirat, zjarret, përmbytjet dhe ciklonet  — është, sinqerisht, i tmerrshëm. Nëse sistemet e Tokës përmbysen si rezultat i nxehjes globale, atje s`do të ketë ndryshim mes ndërmarrjes së papërshtatshme dhe mosndërmarrjes fare. Një mungesë është e mirë sa një milje.

Kështuqë synimi që shumica e botës po përqafon tani për veprim klimatik —zero neto deri në vitin 2050— fillon të duket as racional as i sigurtë. Është e vërtetë se shpresa jonë e vetme për t`iu shmangur çrregullimit katastrofik të klimës është një larmi e zeros neto. Se çfarë do të thotë kjo është se gazrat serrë zvogëlohen përmes një gërshetimi të çkarbonizimit të ekonomisë dhe zvogëlimit të dioksidit të karbonit që është tashmë në atmosferë. Është tejet vonë të realizojmë synimet e marrëveshjes së Parisit pa i bërë të dy këto veprime. Por atje janë dy probleme: shpejtësi dhe ndershëmri. Shumë nga premtimet duken se s`po mbahen.

Në rastin më të keq, zero neto deri në vitin 2050 është një marifet për shpërfilljen e përgjegjësisë përgjatë kohës dhe hapësirës. Ata në pushtet kërkojnë sot t`i kalojnë përgjegjësitë e tyre tek ata në pushtetin e nesërm. Çdo industri kërkon të kalojë shokun në një industri tjetër. Kush është ky dikushi tjetër magjik i cili do të thithë gazrat e tyre të serrës?

Planet e tyre mbështeten ose mbi teknologjinë ose natyra të thithë dioksidin e karbonit që ata duan me qëllim që të prodhojnë.

Teknologjitë e tyre përbëhen nga kapjet dhe magazinimi i karbonit (kapja e çlirimeve të karbonit nga stacionet e energjisë dhe ndërmarrjet e çimentos dhe groposja e tyre në shtresa gjeologjike), ose kapja drejtëpërdrejt nga ajri (duke thithur dioksidin e karbonit nga ajri dhe groposjen e tij gjithashtu). Por përdorimi i tyre në shkallë të madhe përshkruhet nga Paneli Ndërkombëtar mbi Ndryshimet Klimatike si “subjekt i shumë kufizimeve lidhur me zbatueshmërinë dhe qendrueshmërinë”. Ata nuk mund të dislokohen në shkallë të madhe në të ardhmen për të njëjtën arsye që nuk po dislokohen në shkallë të madhe sot, pavarësisht bisedimeve prej 20 vjet: pengesa teknike dhe logjistike. S`ka gjë: ti vazhdo të tymosësh duhan, sepse një ditë ata do të gjejnë një shërim për kancerin.

Kështuqë se çfarë mbetet është natyra: aftësia e sistemeve në jetë të botës për të përthithur gazrat që ne prodhojmë. Siç citon një raport i ActionAid, atje ska mjaftueshëm tokë në botën tonë për të përmbushur premtimet për të balancuar çlirimet që kanë shkaktuar ndërmarrjet dhe qeveritë tashmë.

Qoftë edhe ata që pronësojnë tokë duan dikë tjetër që të merret me gazrat e tyre: në Britani, Unioni i Fermerëve Kombëtar po synon zero neton. Por zotimet për zero neto nga sektorët e tjerë funksionojnë vetëm nëse kultivimi i tokës shkon qartësisht nagativ neto. Kjo do të thotë një fund në mbarështimin e gjedhit dhe ringjalljen e pyjeve, torfave dhe puseve të tjerë natyral karboni. Në vend të kësaj, një tjetër mitik do të duhet gjithashtu të thithë çlirimet nga fermat: ndoshta pronarët e tokave të Venusit ose Marsit.

Qoftë edhe kur përllogariten gjithë teknorregullimet dhe kompensimet, politikat aktuale na çojnë në një gjëmë të madhe prej 2.9°C të ngrohjes globale. Të rrezikosh ndryshim të papërmbysshëm duke proceduar përmes këtij hapi të ngeshëm, të mbështetesh në teknologji të palivruara dhe aftësi që s`eksiztojnë: kjo është një fromulë për katastrofë.

Nëse sistemet e Tokës kalojnë pika kritike, çdogjë që ne bëmë dhe çdogjë që ishim — mësimi, urtësia, tregimet, arti, politika, dashuria, urrejtja, zemërimi dhe shpresa — do të reduktohen në stratigrafi. Ne nuk kemi nevojë për një kalim të butë dhe linear. Ky është një kurs shkatërrimtar.             

*Autori është një kritik dhe veprimtar britanik, protagonist në protestat e rebelëve kundër shfarrosjes së jetës së planetit rreth botës. Origjinali mund të lexohet këtu.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA