Rendi botëror po ndryshon në dobi të Rusisë

Sa i përket luftës, po humbet vërtet Rusia? Ukrainasit kanë luftuar habitshëm mirë, por kanë pësuar humbje të stërmëdha. Udhëheqësit perëndimorë flasin se po i japin Kievit veglat ‘për të mbaruar punën’, por se çfarë do të na tregojnë javët, muajt dhe vitet e ardhshëm duken të zymta, siç tregon tërheqja në Bakhmut.
Peter Frankopan
10/03/2023 - 15:02
“Nuk bëhet fjalë për Ukrainën por për rendin botëror”, tha Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë, një muaj pas ndërhyrjes ushtarake atje. “Bota njëpolare po kthehet përgjithmonë në të kaluarën...një botë shumë-polare po lind”. SHBA-ja nuk është më polici i botës, në fjalë të tjera ― një kumt që jehon në vende që kanë qenë për një kohë të gjatë dyshuese ndaj fuqisë amerikane. Thelbi i koalicionit perëndimor mund të mbetet i fortë, por ai ka dështuar të fitojë mbi vendet që refuzuan të mbanin anë. Misioni diplomatik i Moskës për të ndërtuar lidhje dhe të lëmojë një rrëfenjë tjetër gjatë dekadës së kaluar ka sjellë dobi.
Shiko Afrikën. Në marsin e vitit të kaluar, 25 vende afrikane nga 54 abstenuan ose nuk votuan në mocionin e OKB-së që dënonte ndërhyrjen ushtarake, pavarësisht trysnisë së stërmadhe nga fuqitë perëndimore. Refuzimi i tyre për të mbajtur anë me Ukrainën qartësisht ishte testament për përpjekjet ruse në përparim në botën në zhvillim.
Një vit më parë, Nalendi Pandor, ministri i jashtëm i Afrikës Jugore, nxiti Rusinë të tërhiqet. Pas vizitës së Lavrovit pak javë më parë, Pandora u pyet nëse ajo kishte përsëritur ndjesinë e saj ndaj homologut të saj rus. Ka qenë ‘e përshtatshme’ vitin e kaluar, tha ajo, por ta përsëris atë tani ‘do të më tregonte mjaft thjeshtëzuese dhe fëmijërore’. Pandora më pas lavdëroi ‘krahazimin në rritje ekonomike dypalëshe’ mes Pretorias dhe Moskës, dhe të dy vendet shënuan ditëlindjen e luftës me veprime të përbashkëta ushtarake.
Më tej atje janë vendet veriore afrikane, të cilët e kanë ndihmuar Rusinë të balancojë efektet ekonomike të sanksioneve perëndimore. Maroku, Tunizia, Algjeria dhe Egjipti kanë importuar të gjithë vitin e kaluar naftën ruse dhe prodhime të tjerë të rafinuar, gjithashtu dhe kimikate.
Vladimir Putin po kultivon qëllimshëm këtë aleancë shtetesh të cilët ndihen viktima të imperializmit perëndimor, duke vendosur Rusinë në krye të tyre. Perëndimi kërkon që ta shohë Rusinë ‘si një koloni’, tha ai në shtator. ‘Ata nuk duan bashkëpunim të barabartë, ata duan të rrjepin’.
Ky kumt përqafohet njësoj në pjesë të mëdha të Azisë ku më shumë se një e treta e vendeve refuzuan të dënonin Rusinë në vitin e parë të OKB-së, gjithashtu dhe në Afrikën Qendrore dhe Jugore, ku valët e ndjesive anti-perëndimore dhe anti-kapitaliste vazhdojnë të shtohen.
Siç citoi javën e kaluar ish-ambasadori indian, Venkatesh Varma: ‘Ne nuk kemi pranuar paraqitjen perëndimore të konfliktit. Në fakt atje janë pak në Jugun Botëror që e pranojnë atë’. Ai nuk flet në emër të qeverisë indiane. Por vetë India, bashkë me Kinën dhe Afrikën Jugore, abstenuan në një vendim tjetër të OKB-së javën e kaluar i cili kërkonte që Rusia të tërhiqësh nga Ukraina. Nga 193 anëtarë, 141 votuan për dhe 32 nuk votuan. Shtatë votuan kundër, me Rusinë e mbështetur nga Bjellorusia, Eritrea, Mali, Koreja e Veriut, Nukaragua dhe Siria.
Ideja se Amerika dhe aleatët e saj janë burimet e prishjes dhe paqendrueshmërisë botërore ka ndikim. Tërheqjet në Afganistan dhe ideja se lufta ukrainase ndodhi për shkak të zgjerimit të NATO-s kanë ndezur idenë, dhe qoftë edhe simpatinë, se Putini po reziston ndaj Perëndimit (çka sqaron arsyen se pse Koreja Veriore ka dërguar raketa artilerie dhe Irani dronë).
Putini është një mjeshtër i nxitjes së ndjenjave anti-amerikane. Në fjalën e tij në Asamblenë Federale javën e kaluar, ai përmendi ndërhyrjet ushtarake në Jugosllavi, Irak, Libi dhe Siri. Këto treguan perëndimin të veprojë ‘paturpësisht dhe mashtrueshëm...ata kurrë nuk do të jenë të aftë të fshijnë këtë turp’.
Shiko se si është mbështetur Ukraina, shtoi ai, ndërsa të tjerët janë braktisur. Më shumë se 150 miliardë dollarë janë shpenzuar për të ndihmuar dhe armatosur Kievin, tha ai, ndërsa vendet më të varfëra kanë marrë vetëm 60 miliardë dollarë në ndihma. ‘Po gjithë ato bisedime për të luftuar varfërinë, zhvillimin e qendrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit?’ pyeti ai.
Rusia e Putinit pretendon me guxim qoftë edhe vendin e lartë mbi diskriminimin racial. Në një fjalim gjashtë muaj më parë, Putini tha: ‘Rusofobia e artikuluar sot përgjatë gjithë botës nuk gjë tjetër veç racizëm’. Rusia si e tillë cek me kujdes fajësinë perëndimore në të kaluarën e saj koloniale, ndërsa ngreh veten si zëri udhëheqës për atë çka quan Lavrovi ‘shumica ndërkombëtare’. ‘Gjatë shekujve të gjatë të kolonializmit, diktatit dhe hegjemonisë’, tha Putini javën e kaluar, perëndimi ‘u mësua me lejimin e gjithçkaje, u mësua të pështynte mbi gjithë botën’.
Njëkohësisht, presidenti rus jehon kundrejt konservatorizmit shoqëror botëror. Kjo është arsyeja se pse javën e kaluar ai shënjeshtroi përdredhjet e Lidhjes Anglikane mbi martesat e homoseksualëve dhe një Zoti ‘gjinor-asnjanës’, duke e quajtur atë një ‘katastrofë shpirtërore’. Një fjalë e tillë mirëpritet mes popullatave më shumë të sinqerta të cilat i shohin debatet LGBTQ si provë shthurjeje dhe dekadence perëndimore. Atje është një arsye se pse RT, televizioni i lajmeve të Kremlinit, shpenzoi vite duke shtyrë luftrat kulturore.
Moska kështu paraqet veten si një bastion i qendrueshmërisë në një botë të çmendur, qoftë edhe nëse ajo kërkon të shqendrueshmërojë botën dhe ta bëjë atë edhe më të çmendur. Propaganda e saj kulturore mbështetet nga politika reale dhe tregu, me naftën, gazin, metalet dhe drithërat të përdoren si joshje diplomatike për të luajtur lojën e Rusisë. Armët ishin një bindje tjetër, megjithëse paraqitja e varfër në fushëbetejë vitin e kaluar ka shuar reputacionin si një superfuqi ushtarake.
Më tej është Kina, e cila me gjysmë zemre thirri javën e kaluar për bisedime për paqe, dhe këtë javë po bujtinon aleatin e Putinit presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko. Marrëdhënia mes Rusisë dhe Kinës do të jetë gjithnjë e ndërlikuar, por ndërhyrja ushtarake në Ukrainë dhe përgjigjja perëndimore kanë krijuar mundësi të stërmëdha për bashkëpunimin sino-rus. Kina ka blerë sasi rekord të naftës dhe gazit të lirë rus, për shembull, ndërsa eksporton më shumë makineri dhe gjysmëproçesorë në Rusi.
Se çfarë i bashkon ata është një theksim i përbashkët mbi rëndësinë e qendrueshmërisë dhe përhapjes së idesë se është perëndimi i cili është rrënues, i paparashikuar dhe i paqendrueshëm.
‘Ne kemi nevojë të punojmë bashkë për të ruajtur paqen dhe qendrueshmërinë në botë’, tha Xi Jinping në fjalën e tij më të fundit në forumin e Boao-s, ‘dhe kundërshtojmë përdorimin e paturpshëm të sanksioneve të njëanshme’. Njësoj si komentet e Lavrovit rreth fuqizimit të kombeve të tjerë drejtuar vendeve përgjatë Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine – të gjithë kanë qenë marrës të kultivimit diplomatik kinez në dekadën e kaluar – ashtu janë thirrjet kineze për ‘solidaritet ndërkombëtar’.
I shkon për shtat Pekinit jehonës ruse rreth fushave luajtëse të pabarabarta, viktimizimit dhe trysnisë jo më pak meqë Kina ka parë luftën të shpaloset me qëllim që të nxjerrë mësime që mund të krijojë qasjen e saj ndaj Tajvanit.
Në vizitën e tij në Moskë javën e kaluar, krye-diplomati Wang Yi foli për ‘kufij të rinj’ në marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë dhe thirri për rezitencë të përbashkët ndaj trysnisë së ‘komunitetit ndërkombëtar’ - një qortim i dukshëm ndaj kërcënimit të ministrit të jashtëm amerikan Antony Blinken për ‘pasoja’ nëse Kina mbështet ushtarakisht Rusinë.
Pasoja e pakënaqshme nga pandemia ka luajtur në disa mënyra në duart e Rusisë dhe Kinës. Siç citoi një raport i Carnegie Foundation: pa burimet e përdorshme në perëndim, në vendet ekonomikisht të cënueshme kriza ka ‘përmbysur dekada përparimi mbi varfërinë, kujdesin shëndetësor dhe edukimin’.
Vendet perëndimore blenë aksionet e vaksinave – shumë më shumë se sa nevojiteshin – dhe më pas refuzuan të çlironin dorëheqjet e patentave për ilaçe, vaksinat dhe diagnostikim, duke shtyrë lartë çmimet dhe duke shkaktuar vdekje më të mëdha. Ndryshe nga këta, diplomacia energjitike e vaksinave nga Rusia dhe Kina fuqizoi qendrimin e tyre, veçanërisht në Afrikë dhe Amerikën Latine.
Pavarësisht paefektshmërisë së vaksinës kineze Sonopharm dhe Sonovac, zyrtarët e shëndetit në Afrikën Jugore ndaluan së përdoruri vaksinën britaniko-suedeze AstraZeneca, duke besuar se ajo nuk vepronte. Vitin e kaluar, një vëzhgim mbi vendet ASEAN në Azinë jug-lindore gjeti se BE-ja kishte një perceptim të mirë prej 2.6 për qind lidhur me mbështetjen me vaksina karahasur me gati 60 për qind për Kinën.
Sa i përket luftës, po humbet vërtet Rusia? Ukrainasit kanë luftuar habitshëm mirë, por kanë pësuar humbje të stërmëdha. Udhëheqësit perëndimorë flasin se po i japin Kievit veglat ‘për të mbaruar punën’, por se çfarë do të na tregojnë javët, muajt dhe vitet e ardhshëm duken të zymta, siç tregon tërheqja në Bakhmut.
Ekonomia ruse mjaft e fortë për të mbajtur luftën të gjallë: FMN-ja parashikon se ekonomia e saj do të rritet me 0.3 për qind këtë vit. Ndërkohë, qindra dhe mijëra rekrutët e Rusisë po vazhdojnë të thirren. Siç vuri në dukje historiani Stephen Kotkin, demokracitë i zhvillojnë luftrat ndryshe nga autokracitë. Rusia do të vazhdojë të hedhë rekrutë të pastërvitur në ‘grirëset e mishit’, në të cilat tre të katërtat vdesin. Se çfarë bëjnë udhëheqësit e tyre më pas, pyet Kotkin: ‘A do të shkojnë ata në kishë të dielën dhe kërkojnë falje nga Zoti? Ata thjesht e bëjnë atë sërish’.
Çështja është e ndryshme për Ukrainën, pavarësisht se çfarë furnizon perëndimi sepse Kievi po armatoset për një luftë mbrojtëse sesa sulmuese. Me kalimin e kohës ajo anon nga cilido që duron më shumë dhimbjet, në këtë rast Rusia. Luftrat sfilitëse janë të shtrenjta dhe të vështira për t`u mbajtur.
Nëse çështjet e furnizimit janë gjë, zëvendësimi i rezervës është një tjetër. Kryetari i ushtrisë britanike, gjenerali Sir Patrick Sanders, ka thënë se furnizimi nga Britania e ka lënë ushtrinë të ‘dobët’. Pa u çuditur, ministri i mbrojtjes Ben Wallace po kërkon 10 miliardë stërlina për ministrinë e tij – në kohën kur qeveria po përpiqet të plotësojë ‘vrimën e zezë fiskale’ në kasafortën e saj.
Komentatorët në televizionet ruse e përmendin këtë çështje me gëzim. Bisedat e Kremlinit shpesh pretendojnë se evropianët po ngrijnë dhe po vdesin për shkak të çmimeve të larta të energjisë ose janë detyruar të hanë karkalecë për shkak të mungesës se drithit rus. Pas kësaj buje qendron shpresa se mbështetësit e Ukrainës po rraskapisin veten dhe plasjet do të shfaqen në murin e solidaritetit perëndimor. Do t`i mbijetojë zotimi i ri gjerman ndaj Ukrainës një dimri më të ftohtë? Propagandistët e Rusisë janë gjithashtu në dijeni se në vitin 2025 një administratë e re amerikane mund të krijojë variante të rinj për Moskën, veçanërisht nëse atje është një president republikan i cili është izolacionist, i padurueshëm ose të dyja bashkë.
Në Evropë, armatosja e burimeve energjitike ruse shkaktoi vështirësi të përhapura gjerësisht. Përballë shkurtimeve, vendet evropiane, përfshirë Britaninë, garuan për të zëvendësuar aftësinë, mbi të gjitha përmes importeve të gazit natyral (LNG). Kjo shkaktoi inflacion në perëndim, një problem që refuzon të ulet qoftë edhe nëse përshtaten tregjet e energjisë.
Atje ka patur fitues të mëdhenj, si aksionerët në pesë gjigandët e mëdhenj të naftës – BP, Shell, Exxon, Chevron dhe Total Energies – të cilët raportuan fitime prej 200 miliardë dollarë vitin e kaluar. Shtetet e OPEC-ut gjithashtu patën të ardhura tejet të larta, duke arritur në 850 miliardë dollarë. Por rritja e çmimit të LNG-së ka shkaktuar errësira në Pakistan dhe Bangladesh, e cila me radhë dëmton prodhimin. Kjo gjendje ka shtruar rrugën për trazira shoqërore dhe politike – gjithashtu dhe rritjen e një ndjeshmërie botërore ndaj perëndimit. Në termat e saj më topitëse, lufta ka shërbyer si një çast i një prej zhvendosjeve më të mëdha të pasurive në histori me vendet më të pasura në energji të korrin shuma gjigande të cilat, me radhë, kanë përshpejtuar ndryshimin e rendit botëror.
Autori është profesor i historisë botërore në Universitetin e Oksfordit. Analiza e tij u publikua në revistën javore britanike “The Spectator”, e cila paraqet gazetarët, autorët, kritikët dhe karikaturistët më të mirë. Shkrimi ishte kryeanalizë e numrit të javës së kaluar, siç paraqitet në fotografinë që shoqëron këtë shkrim.
“Megjithëse autori thotë disa të vërteta lidhur me Rusinë dhe Kinën dhe tregon se Rusia po e fiton luftën gjeopolitike me perëndimin, një fakt që e kam parashikuar përpara se të fillonte lufta në Ukrainë, ai i shmanget kritikës ndaj perëndimit”. ―Ylli Përmeti
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 39 reads