...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë: “veprime të posaçme” në përputhje me të drejtën ndërkombëtare apo “luftë”?

Por sulmet në brendësi të Ukrainës nuk janë dhe aq në përputhje me të drejtën ndërkombëtare ― megjithëse kur sulmon Izraeli shtetet fqinje, Sirinë, Iranin dhe Palestinën, me mbështetjen amerikane por jo evropiane

SHJ

26/02/2022 - 17:06

Nuk kishin kaluar 48 orë nga shpallja e rajonit të Donbasit si të ‘pavarur’ nga Rusia dhe sulmet e ndërsjella atje nuk kishin ndalur, Putini deklaroi se Rusia do të ndërmerrte ‘veprime të posaçme’ (operacione speciale) pasi drejtuesit e dy republikave kërkuan ndihmë ushtarake në përgjigje të asaj çfarë ata quajtën rritje të ”agresionit ukrainas”. “Rrethanat kërkojnë nga ne të marrim veprim vendimtar dhe të menjëhershëm. Republikat e Popullit të Donbasit kërkuan nga Rusia ndihmë. Lidhur me këtë, në përputhje me Artikullin 51, pjesa 7 e Kartës së OKB-së, me sanksionet e Këshillit të Federatës dhe sipas traktateve të miqësisë të miratuar nga Asambleja Federale dhe ndihmë e ndërsjellë me Republikat e Donetskut dhe Luganskut, unë kam venduar ndërmarrjen e një veprimi të veçantë ushtarak”, thuhet në urdhër. Në një fjalim drejtuar popullit më pas Putini shtoi se ai dëshironte të “çmilitarizonte” dhe të “çnazifikonte” Ukrainën.

Sipas tij, “ne nuk kemi plane të pushtojmë territorin e Ukrainës”. Pak çaste më pas mediat perëndimore raportuan shpërthime përgjatë Ukrainës duke përfshirë dhe një në Kiev. Bajdeni reagoi duke thënë se “lutësit e botës janë me popullin e Ukrainës sonte për shkak se ata vuajnë sulme të paprovokuar dhe të pajustifikueshme nga forcat ushtarake ruse”. Media perëndimore raportoi se Putini urdhëroi “pushtim të plotë” të Ukrainës duke iu përmbajtur pretendimit zyrtar ukrainas ndërsa sulmet u përqendruan, sipas tyre, kundër objektivave ushtarake në Ukrainë, me armë të përpikmërisë së lartë, pasi synohet paralizimi i ushtrisë ukrainase, kryesisht aviacionit dhe sistemeve raketore. Si pasojë, në orët e para të mëngjesit, në Kiev u mblodh parlamenti për të shpallur ligjin e kohës së luftës. Kur shpallet një ligj i tillë komandatët e ushtrisë marrin vendime dhe shoqëria kufizohet në veprimtarinë e saj.

Ndërsa Putini riktheksoi edhe një herë se “ne synojmë të mbrojmë popullin e Donbasit nga genocidi” dhe Bajdeni tha se “bota do të mbajë përgjegjëse Rusinë”, qendrim të cilin e mbajti dhe Brukseli më pas...paralelisht Rusia njoftoi se kishte asnjansuar (neutralizuar) forcat ushtarake të Ukrainës. Rusia tha, gjithashtu, bazuar në inteligjencën e saj se ushtarët ukrainas po braktisnin frontin e luftës ndërsa ministri ukrainas tha se ata do të nxjerrin jashtë forcat ruse duke thirrur popullin të merrte armët dhe të përballësh me ofensivën ruse.                        

Por është e qartë se nuk do të ketë pushtim të Ukrainës meqënse këtë drejtë Putini nuk e ka marrë nga ligjbërësit rusë dhe pushtimi do të ishte në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare: sepse kjo e fundit lejon ndërhyrjen ushtarake të një fuqie tjetër vetëm kur një popull kërkon ndihmë nga fuqia në fjalë. Në rastin konkret kemi dy ngjarje që kanë marrë formë juridike: populli i rajonit kërkoi ndihmë dhe njohje të pavarësisë së tij dhe pasi Rusia e njohu, veproi me ushtri. Kështuqë me siguri Putini do të synojë largimin e rrezikut në rajonin përkatës duke paralizuar paralelisht ushtrinë ukrainase. Pas këtij veprimi do të synojë ―me shumë gjasa― të ulet për bisedime me palën ukrainase.

Por duhet thënë se propaganda perëndimore e bëri efektin e saj edhe në këtë rast: sepse shumica e quajti veprimin e Rusisë “pushtim”―siç e quajti Kievi dhe pas tij media! Medje disa përdorën fjalën “invazion”―kjo fjalë latine përkthehet në shqip si “pushtim” ose “shkelje” sepse nënkupton shkeljen e një vendi tjetër. Por nëse u përmbahemi veprimeve të Rusisë lidhur me Donbasin, ajo ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sepse si fillim banorët përkatës i kërkuan njohje dhe ndihmë dhe pasi Rusia e njohu pavarësinë e rajonit, e shkeli atë me ushtri. Për banorët përkatës, rrjedhimisht, Rusia është çlirimtare.

Por sulmet në brendësi të Ukrainës nuk janë dhe aq në përputhje me të drejtën ndërkombëtare ― megjithëse kur sulmon Izraeli shtetet fqinje, Sirinë, Iranin dhe Palestinën, me mbështetjen amerikane por jo evropiane, izraelitët dhe amerikanët përdorin argumentin e të drejtës ndërkombëtare―domethënë, të drejtën për t`u mbrojtur qoftë edhe duke sulmuar. Shumicës sonë, rrjedhimisht, nuk i është bërë mësim as mësimi i klasës së parë: se heqja e një shkronje ndyshon kuptimin e fjalës dhe fjala “bujk” bëhet “ujk” e jo më ndryshimi i fjalës nga “çlirim” në rastin e Donbasit dhe “sulm” në rastin e pjesës tjetër të Ukrainës, në “pushtim”!         

Kujtoj se parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare lidhur me detyrimet shtetërore dhe marrëdhëniet ndërkombëtare kanë ndryshuar dekadat e fundit: në rastin e Ukrainës ata nuk burojnë vetëm nga Karta e OKB-së dhe traktatet por dhe nga Memorandumi i Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë. Këtë të fundit e kanë nënshkruar Ukraina, Federata Ruse, Britania dhe Irlanda dhe SHBA-ja në vitin 1994. Qëllimi ishte të bindësh Kievi të transferonte armët bërthamore të trashëguara nga Sovjetët në Rusi. Memorandumi ka 6 pika dhe pika dy e tij ―detyrimi që mos të përdoret kërcënimi ose forca kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të Ukrainës―, është shkelur nga SHBA-ja, Britania dhe BE-ja që në vitin 2014 me grushtin e shtetit. Kjo është arsyeja se pse Rusia iu përgjigj Zelenskit―kur ky i fundit kërkoi pikërisht kur filloi ndërhyrja ushtarake në vendin e tij që të respektohësh Memorandumi―se “Memorandumi nuk detyron Rusinë, Britaninë ose SHBA-në të njohë puçin jokushtetues në Ukrainë”. 

Putini këmbngul se ndërhyrja e tij në Ukrainë është “veprim i posaçëm ushtarak”. Ky term u citua në ligj i cili detyron median t`i përmbahet atij dhe mos ta quajë luftë. Të njëjtin term ka përdorur shpesh herë Amerika për ndërhyrjet e saj ushtarake jashtë vendit. Ky term përfshihet në të drejtën ndërkombëtare. Fjalori i Oksfordit citon se ai “përfshin forca të specializuara ose pajisje veçanërisht veprimin që është i fshehtë ose përfshin taktika jokonvencionale ose synime dhe zakonisht ndërmerret nga forca speciale”.

Sidoqoftë, e drejta e veprimeve ushtarake mund të përcaktohet përgjithësisht si ndërthurja e të drejtës ndërkombëtare dhe kombëtare dhe politikë e lidhur me planin dhe sjelljen e operacioneve ushtarake në kontekste të ndryshme, duke përfshirë por jo e kufizuar në konflikt ushtarak. Përcaktimi buron nga përmbledhje të ndryshme të të drejtës ndërkombëtare humanitare (ose e Drejta i Konfliktit Ushtarak), e drejta e të drejtave të njeriut, e drejta e qëllimit, e drejta e armëve, e drejta e operacioneve kibernetike, por gjithashtu dhe nga përmbledhje që ndërthurin shqyrtesa ligjore dhe politike, si rregullat e përleshjes. Sipas profesorit Terry Gill, editor i Doracakut të të Drejtës Ndërkombëtare të Veprimeve Ushtarake e drejta ndërkombëtare e veprimeve ushtarake mund të përcaktohet si një përpjekje për të kundërpeshur fragmentimin e të drejtës ndërkombëtare.

Gjykuar nga çka ka përdorur Putini gjatë kohës përpara se të ndërhynte ushtarakisht në Ukrainë ―njohu pavarësinë e Donbasit (ky është parakusht për ndërhyrje) dhe më pas dërgoi ushtrinë për mbrojtjen e tij pasi përpjekjet për të biseduar rreth shqetësimeve të Rusisë për sigurinë dështuan me Amerikën dhe Nato-n―por dhe nga qendrimet politike gjatë fazës së veprimeve ushtarake në Ukrainë ―Putini ka pohuar se qëllimi fillestar ishte çlirimi i Donbasin por kur pa se perëndimi donte ta integronte Ukrainën në Nato me veprime të përshpejtuara, veprimet ushtarake ruse u zgjeruan për çmilitarizimin dhe çnazifikimin e gjithë Ukrainës―ai ka përdorur të drejtën ndërkombëtare. Por nuk ka përdorur të drejtën kombëtare―në kuptimin e miratimit të veprimeve ushtarake të posaçme nga Duma për gjithë Ukrainën. Por ky fakt përbën pak shqetësim për Putinin për sa kohë që ai nuk mund të ndiqet penalisht nga Duma.

Megjithëse jo gjithnjë, veprimet e posaçme ushtarake nënkuptojnë luftën, meqënse përdoret forca ushtarake për të ndaluar një dinamikë dhe ata që e quajnë luftë nuk gabojnë sidomos në kushte kur Ukraina përgatiti forcat ushtarake për luftë dhe jo thjesht për t`u përballur me veprime të posaçme ushtarake dhe sidomos kur dëshmohet luftë dhe vrasje. Por si koncept nënkupton largimin e Rusisë nga Ukraina, sigurisht, pasi të ketë çmilitarizuar dhe çnazifikuar Ukrainën. 

Shkëputur nga... 

Lufta e shqiptarëve në Kosovë, e drejta ndërkombëtare, Rusia, Serbia dhe Ukraina dhe qendrimi poshtërues i Tr dhe Pr

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA