Përplajsa e bujshme e Trampit me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë dhe disa të vërteta të dhimbshme
Vizita e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë u ndërpre pasi ai pati një bisedë të ashpër me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance, të cilët e akuzuan atë për sjellje të “pandershme” gjatë bisedimeve të tyre në Zyrën Ovale
Ylli Përmeti
01/03/2025 - 08:43
Nuk kërkoi shumë biseda të ndizej. Trampi ishte duke sqaruar një gazetar dhe po përpiqësh t`i thoshte atij si nuk ishte në linjë me Putinin por me vendin e tij dhe “për të mirën e botës” ndërsa shtoi se Zelenski kishte shumë urrejtje për Putinin dhe ishte shumë e vështirë të bënte një ujdi me të. Më pas ndërhyri Vanci dhe u përpoq të sqaronte gazetarin se Trampi po përdorte diplomacinë për t`i dhënë fund luftës. Pas tij ndërhyri Zelenski dhe pyeti Vancin nëse mund ta pyeste por nuk i parashtroi pyetje por u përpoq që të tregonte se çfarë kishte ndodhur që nga vitin 2014 në Ukrainë dhe më pas e pyeti se çfarë lloj diplomacie mund të përdorësh me Putinin kur ai shkeli marrëveshjen e vitit 2019 për armëpushim?
Vanci iu përgjigj se ai fliste për llojin e diplomacisë që do të ndalonte shkatërrimin e vendit të tij dhe se qendrimi` tij ishte i pandershëm dhe bënte gjyq publik. “A mendoni se është nderim të vini në Zyrën Ovale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të sulmoni administratën që po përpiqet të parandalojë shkatërrimin e vendit tuaj?” Megjithatë, biseda u ndez kur Zelenski përdori arsyetimin se Amerika nuk përjeton shqetësimet e vendit të tij sepse ka “oqeanin” dhe se ajo do t`i përjetojë ato në të ardhmen, duke nënkuptuar se do të sulmohej nga Rusia.
“Ti nuk e di këtë” iu përgjigj Trampi, “dhe mos na thuaj se çfarë do të përjetojmë. Ne po mundohemi të zgjidhim shqetësimin…sepse ti nuk je në një vend që mund ta diktosh atë, kujtoje këtë”, duke shtuar se vendi` tij nuk do të kishte shqetësime si ato të Ukrainës. Zelenski nuk pajtohej dhe iu përgjigj se “ju do të ndiheni të ndikuar”, duke u përpjekur edhe një herë, ta bindte presidentin amerikan, se vendi` tij duhet të mbështeste luftën në Ukrainë, ndryshe do ta pësonte nga Rusia. Përpjekja detyroi Trampin të ngrinte pak zërin dhe ta akuzonte atë, jo për herë të parë, se po lunate “me luftën e tretë botërore”.
Pak çaste pas bisedës, Trampi njoftoi një qendrim sipas të cilit Zelenski “nuk është gati për paqe nëse Amerika është e përfshirë, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një epërsi të madhe në bisedime”, dhe tha se udhëheqësi ukrainas “nuk i nderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e saj të dashur Ovale". “Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, shtoi ai në qendrimin e tij.
Ishte shfaqja më pak diplomatike e parë ndonjë here nga një udhëheqës i huaj i ftuar në shenjtëroren e brendshme të presidentit amerikan dhe, megjithëse mbështetësit e tij mund ta lavdërojnë Zelenskin për qëndrimin e tij, ai vazhdoi të kërkonte më shumë. Shfaqja ishte e qartë për t`u parë nga bota – Vanci dhe Trampi ishin dukshëm të zhgënjyer dhe përpjekja për një marrëveshje me Ukrainën u bë shumë më e vështirë.
Lufta e fjalëve u ndez për plot dhjetë minuta.
Ajo u ndez kryesisht nga qendrimi` Zelenskit se SHBA-ja do ta ndiente frymën e luftës së Putinit, duke nënkuptuar se Rusia do të sulmonte SHBA-në, në përpjekjen e tij për të diktuar pritshmëritë dhe të bindte Trampin se ai duhet të mbështeste luftën dhe të gjithë bashkë të mundnin Rusinë. Zelenski dukej sikur nuk e kishte kuptuar as po e kuptonte nga përpjekja e Trampit, se lufta e tij çonte në luftë botërore me Rusinë pavarësisht se Trampi i kishte dërguar sinjale të mira Zelenskit më herët në takim, duke refuzuar të përsëriste thirrjet e tij që ai të përballej me zgjedhje. Por takimi në Shtëpinë e Bardhë ndryshoi gjithçka.
Zelenski gaboi rëndë kur u përpoq të tregonte se ishte Putini ai që shkeli marrëveshjen e vitit 2019 ose ajo që njihet ndryshe si “marrëveshja e Minskut”, sepse ajo marrëveshje u shkel pikërisht nga Zelenski dhe fuqitë perëndimore të kohës, fakt të cilin e ka pranuar pak vite më parë Merkeli. Sipas saj, shumë çështje u shkelën të asaj marrëveshje sepse ajo u përdor për të fituar kohë Ukraina për t`u përgatitur për luftë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 44 reads