...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Zbulohet fjalia më e vjetër me alfabetin e parë botëror

Alfabeti më i vjetër u shpik nga semitët rreth 1800 vite para erës sonë

Ylli Përmeti

20/02/2023 - 08:28

Alfabeti më i vjetër, që është zbuluar deri tani, nga gërmimet arkeologjike, është alfabeti Kanaanit (Canaanite), i shkruajtur në një krehër të fildishtë, i cili është shpikur rreth 3,800 vite më parë. Ai u zbulua në vitin 2017 por mbishkrimi u kuptua pas katër vitesh. Madje gdhëndja mbi të nuk është vetëm një lloj alfabeti, por dhe një fjali e plotë. Ajo është fjalia më e vjetër e gjendur deri tani. Në të thuhet: “Daltë ky dhëmb çrrënjosës i morrit të flokut dhe mjekrrës”.

Sistemet shkrimore të para botërore e kanë zanafillën në Mesopotami dhe Egjip, rreth 3200 vjet para erës sonë. Por ata nuk ishin alfabetik por mbështeteshin në qindra shenja për të paraqitur fjalët ose bashkëtingëlloret dhe si të tillë kërkonin shumë vite për t`u mësuar. Kështu alfabeti më i vjetër u shpik nga semitët rreth 1800 vite para erës sonë. Ai është përdorur për qindra vjet veçanërisht në Levant dhe u standartizua nga fenikët në Libanin e vjetër. Më pas ai u bë themeli i alfabetit grek, latin dhe shumicës së gjuhëve evropiane.       

Për më shumë:

Ylli Përmeti: cila është lidhja mes pellazgëve, grekëve, ilirëve dhe shqiptarëve?

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA