...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Vuçiçi “sajoi” protestat që të mos përballet me të vërtetat e BE-së?

Dhuna në parlamentin serb nuk vjen për shkak të masave të karantinës por për faktin se Serbia është në prag të takimit me Kosovën në BE që duhet të përballet me të vërtetat që ka dy dekada që i ka anashkaluar me marifete të ndryshme duke përdorur edhe politikën e kompromentuar kosovare

Genta Kaloçi

09/07/2020 - 09:37

Dhuna në Serbi u parapri nga dhuna në Shkup, në Mal të zi e në Tiranë. Emërues i përbashkët në të gjitha këto pamje dhune në parlament është faktori sllavorus kundër faktorizimit amerikan në rajon. Reformat që po ndërmarrin këto shtete kundër krimit të organizuar politik të strehuar në kisha, në parti dhe në bandat e rajonit, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e pushtetit ndër vite. Humbja e pushtetit politik ka vënë në lëvizje faktorin rus në rajon me dhunë të komanduar në parlanentet e këtyre vendeve.

• Në Mal të zi deputetë serbë dhunuan parlamentin (faktori rus) kundër ligjit për pronat e kishës serbe të cilat humbin kontrollin dhe dominimin mbi pronat në Mal të zi. Një humbje e madhe e Serbisë por edhe e nënë Rusisë që nuk do të kishte nën kontroll atë territor.

• Në Shkup dhuna në parlament kundër Zaevit për marrveshjet me shqiptarët, faktorizimin e gjuhës së tyre në vend si dhe mbyllja e çështjes së emrit të shtetit Maqedoni e Veriut. Element të dyshimtë rusoserbë u futën në parlament dhe gjakosën deputetët shqiptarë ortodoks (të asimiluar) dhe myslimanë të të gjitha partive në vendin fqinj. Dhunuesit u dënuan nga gjykata me mbi 20 vite burgim.

• Çizmja në parlamentin shqiptar ishte kundër reformës në drejtësi dhe veçanërsiht kundër Spak-ut, dhe jo vetëm ndaj votimit të Arta Marku-t, nga frika e çka do të pasonte më pas mbi kokat e pushtokracisë në vend...

Por dhuna në parlamentin serb nuk vjen për shkak të masave të karantinës por për faktin se Serbia është në prag të takimit me Kosovën në BE që duhet të përballet me të vërtetat që ka dy dekada që i ka anashkaluar me marifete të ndryshme duke përdorur edhe politikën e kompromentuar kosovare. Në Serbi po luajnë kartën e tyre të fundit për shpëtim. Mundohen të fitojnë kohë nëpërmjet shtyrjes së datës pa afat. Faktori rusoserb pas fitores së Vuçiçit pasi la partitë e ekstremit fashist jashtë parlamentit ka ngelur si peshku pa ujë dhe është dobësuar dhe gjendet pothuajse nën kontroll.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA