Dhjetë eksperimentet më të jashtëzakonshëm që kanë bërë shkencëtarët në trupin e tyre
Dita
15/09/2017 - 14:21
Shkenca progreson si në teori ashtu dhe në eksperimentim. Kur një eksperiment kërkon që një qenie njerëzore të bëhet pjesë e tij, ekzistojnë dy mundësi për eksperimentuesin. Mënyra më e përdorur është kërkimi i një vullnetari, të cilit zakonisht i ofrohen para përpara se t’i drejtohen duke i shpjeguar arritjet shkencore. Mundësia e dytë është që shkencëtari të përdorë veten e tij si subjekt të studimit. Dhe kjo edhe pse duket e habitshme, ka ndodhur disa herë.
10 – Dhimbja
Dhimbja është një koncept i vështirë për tu shpjeguar dhe për tu shprehur në masë. Të gjithë njohim njerëz që mund të përballojnë dhimbjen e rënies nga pema dhe të mos ankohen, ndërkohë që ka të tjerë të cilët nuk përballojnë as prerjen nga një letër. Një mënyrë potenciale për të ndërtuar një shkallë apo vlerë matëse të dhimbjes, është që një individ të eksperimentojë dhe të provojë lloje të ndryshme dhimbjesh dhe në fund t’i krahasojë ato. Kjo ishte mënyra që ndoqi Justin Schmidt kur dëshironte që të krahasonte dhimbjet që shkaktoheshin nga thumbime të ndryshme të shtyllës kurrizore. Ai e renditi dhimbjen e e shkaktuar nga thumbimet nga 0 (e paefektshme kundrejt njerëzve) deri në 4 (e tejskajshme). Për thumbimet në pjesën fundore të shkallës më të lartë të dhimbjes ai jep një përshkrim të dhimbjes në mënyrë që të paraqesë një ekzaminim të plotë të asaj që njeriu përjeton. Një thumbim i tillë është përshkruar si “Menjëherë, dhimbja e papërballueshme që shkaktohet ul në maksimum aftësinë e një individi për të bërë gjithçka, përveç, ndoshta, të ulërasë.
9 – Kolera
Maks von Pettenkofer ishte një figurë e rëndësishme në mjekësinë gjermane në shek XIX,I cili është konsideruar si themeluesi i higjienës. Një nga sëmundjet më të tmerrshme në atë kohë ishte kolera, e cila shkaktonte vdekje në masë për shkak të humbjeve të mëdha të lëngjeve si pasojë e diarreve. Ne tashmë dimë se ajo shkaktohet nga mikrobi Vibrio Cholerae, dhe transmetohet përmes korpokulturës. Pettenkofer jetoi në ditët e para të përhapjes së kësaj sëmundjeje dhe ishte i bindur se kolera shkaktohej si pasojë e një kombinimi ndërmjet një mikrbi dhe kushteve të caktuara të tokës të cilat e transformonin mikrobin në një element infektues. Për të vërtetuar rëndësinë dhe rolin e tokës në zhvillimin e kolerës, Pettenkofer piu një sasi të pastër ët mikrobit të kolerës për të parë nëse ai do të sëmurej. Ndërkohë që ai nuk ndihej mirë, rezultat nuk ishte vdekja për shkak të të vjellave dhe diarresë. Kjo tregon limitin e vetë eksperimentimit – ne të gjithë kemi vetëm një jetë dhe një e dhënë e vetme nuk është e mjaftueshme për të provuar një teori.
8 – Ushqimi
Që në momentin që personi i parë vdiq për shkak të urisë, është bërë e qartë që qënia njerëzore ka nevojë të ushqehet. Ajo që nuk është mjaft e qartë është se çfarë ndodh në momentin që ushqimi hyn në organizëm dhe pse duket sikur ne nxjerrim jashtë më pak nga sa konsumojmë. Në shek XVII një doktor i quajtur Sanktorius, vendosi që të peshonte çdo gjë që hante, trupin e tij dhe çdo gjë që nxirrte jashtë për tridhjetë vjet. Ai ndërtoi një karrige të veçantë për të matur ndryshimet në peshën e tij. Këto eksperimente e lejuan atë të llogariste që për çdo tetë paund ushqim që konsumonte ai nxirrte jashtë vetëm tre paund. Në mënyrë të qartë një pjesë humbiste gjatë një procesi të cilin ai nuk e kuptonte. Të peshuarit e jashtëqitjeve të tua është një dedikim i vërtetë ndaj shkencës.
7 – Infeksionet
Verdhëza është një sëmundje virale që përhapet përmes mizave dhe që ende vret 30 mijë njerëz në vit, pavarësisht se ekziston një vaksinë efektive kundër saj. Në të kaluarën, epidemia e verdhëzës ishte mjaft e përhapur në Amerikën e Veriut dhe njerëzit linin qytetet gjatë “stinës së temperaturës” me qëllim mbrojtjen e tyre. Duke qenë se tashmë ai konsiderohej një problem madhor, një student i ri mjekësie, Strubbins Firth, vendosi të hetonte. Sigurisht që ishte e pamundur që sëmundja të kalohej nga një person tek një tjetër – ai u përpoq të infektonte dikë duke përdorur kampionë nga viktimat. Personi të cilin ai u përpoq të infektonte ishte ai vetë. Ai mori të vjellën e pacientëve të sëmurë me këtë sëmundje dhe e piu. Ai gjithashtu hodhi sasi të kësaj në pjesët e çara të trupit të tij. Ai nuk e mori sëmundjen. Pas kësaj ai mendoi se ndoshta nuk ishte kjo rruga e transmetimit; kështu ai vendosi që të hidhte të vjellat në pjesën e syve të tij. Ende ai nuk kishte temperaturë. Më pas ai e kaloi atë në gjak, pështymë dhe qelb. Ende me shëndet të mirë, Firth vendosi se ai kishte përcaktuar dhe zbuluar se verdhëza nuk ishte ngjitëse dhe publikoi rezultatet. Për fat të keq, të gjithë kampionët që ai kishte përdorur, kishin qenë të pacientëve që tashmë e kishin kaluar sëmundjen – ai nuk e zbuloi asnjëherë që të gjitha përpjekjet e tij ishin të padobishme.
6 – Stimulimi elektrik
Zbulimi i elektricitetit dhe efekteve të tij tek kafshët e vdekura, bënë që disa shkencëtarë të tentonin të hetonin rolin e tij në jetën e qenieve njerëzore. Johann Wilhelm Ritter, zbulues i dritës ultravjollcë, ishte një nga këta shkencëtarë. Ai vendosi që eksperimentet që do të realizonte do të kishin si subjekt atë vetë. Ai lëshoi ngarkesë elektrike në pjesë të ndryshme të trupit të tij dhe regjistroi rezultatet. Zbulimi më ekstrem që ai arriti të identifikonte ishte se kur ai përdori baterinë me një sasi të caktuar volti, në gjenitalin e tij, ai kaloi në orgazëm. Si një fëmijë me lodrën e tij të re, ai i përsëriti vazhdimisht këto eksperimente. Ai ishte aq i lidhur pas kësaj që po realizonte sa që bënte shaka se do të martohej me baterinë e tij. Shoket e vazhdueshme elektrike që ai i dha vetes bënë që ai vazhdimisht të përdorte morfinë për të përballuar dhimbjet. Kjo sigurisht që ndikoi në jetëgjatësinë e tij.
5 – Mbijetesa në nëndetëse
Lufta ka qenë një terren natyror për kërkimet e shkencëtarëve. Numri i madh i trupave që ajo i ofronte shkencëtarëve, lejonin që mjekët të mund të eksploronin anatominë njerëzore. Por nevoja për të parandaluar vdekjet ka bërë që disa shkencëtarë të përfshihen në sjellje të rrezikshme. J. B. S. Haldane ishte një nga teoricienët më të mëdhenj të evolucionit, por ai gjithashtu ishte i apasionuar pas eksperimenteve dramatike. Dhe këtë ai e kishte mësuar nga i ati, gjithashtu një biolog, që zakonisht eksperimentonte tek i biri. Duke dashur të studionte efektet e ndryshimeve të menjëhershme të presionit që përjetonte një person brenda një nëndetëseje ndërkohë që i shmangej shkatërrimit, Haldane në vazhdimësi vendosi veten e tij në një dhomë pa presion. Ndërkohë që u zbulua më tepër mbi narkozën e nitrogjenit, atij nuk i ndodhi asnjë dëm madhor, me përjashtim të dëmtimit të daulles së veshëve. Më vonë ai u shpreh rreth kësaj: “Daullja nxehet në vazhdimësi, dhe nëse një vrimë mbetet në të, njeriu mund të nxjerrë tymin e cigares nga veshi në fjalë; gjë që është arritje sociale”.
4 – “Çrregullimet” e planetit
Gjithçka që ne dimë mbi botën na është bërë e njohur përmes shqisave tona dhe është shumë natyrale që shkencëtarët të hetojnë se si këto shqisa funksionojnë. Xhorxh Straton vendosi të studionte se si mendja mund të përshtatet me ndryshimet në perceptimin e shikimit. Ai ndërtoi syze që ndryshonin vizionin dhe drejtimin e objekteve: ajo që ndodhej lart kthehej me kokë poshtë dhe e anasjellta. Në fillim, vendosja e këtyre syzeve bëri që njerëzit të kishin përzierje dhe në përgjithësi ndjenja çorientuese. Brenda pak ditësh ai ishte në gjendje të funksiononte normalisht dhe pas disa kohësh ai raportoi se ai realisht perceptoi se imazhi që shihte ishte në drejtimin e kundërt. Kur ai hoqi syzet mendoi se bota që ai kishte parë pa syze ishte nga lart poshtë. Përsëritjet e këtij eksperimenti kanë dështuar në dhënien e efektit të normalitetit, por megjithatë kanë treguar aftësinë dhe fuqinë e trurit për tu përshtatur me ndryshimet në perceptim, krahasuar me realitetin.
3 – Ndjenjat e vetëvarjes
Nicolae Minovici ishte dikush që kërkonte t’i përgjigjej pyetjes: “Çfarë ndjesi të shkakton varja?” Ndoshta për pjesën më të madhe të njerëzve përgjigja është “Ndoshta nuk është ndjesi e këndshme” dhe do të ishte një përgjigje e kënaqshme për shumicën e atyre që marrin përgjigjen e kësaj pyetjeje. Por Minovici dëshironte që ta provonte vetë përtej çdo lloj arsyetimi apo përgjigje të marrë. Dhe mënyra e vetme logjike sipas së cilës ai mund të provonte se cila ishte ndjesia që shkaktohej ishte të provonte të varte veten. Disa herë dhe me mjete të ndryshme ai u përpoq që të varte veten. Mesa duket dhimbja ishte e madhe dhe zgjaste me javë pas eksperimentit. Sigurisht që ky eksperiment nuk i jep përgjigje pyetjes se cila është ndjesia që përjetohet kur thyen këmbën apo i nënshtrohesh një ekzekutimi.
2 – “Hapja” e zemrës
Ndonjëherë është e nevojshme që doktorët të mund të kenë akses në zemrën e njeriut, qoftë për të mjekuar apo për të dhënë një diagnozë. Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë mund të jetë hapja e kraharorit dhe shikimi me sy të lirë i organeve. Sigurisht që kjo procedurë ka rreziqe të mëdha, dhe ndërkohë që dhe në ditët e sotme është e rrezikshme të hapësh kraharorin, në 1930 ajo do të kishte qenë pothuajse tërësisht fatale. Verner Forsman studionte mjekësi dhe vendosi që ndoshta do të ishte e mundur që të kalonte një tub të hollë apo një kateter, përmes arterieve dhe ta kalonte direkt në zemër. Duke ndjerë nevojën për të zbuluar nëse kjo do të ishte e mundur edhe tek qëniet e gjalla njerëzore, ai vendosi që realizimi i një eksperimenti do të ishte i përshtatshëm për ta vërtetuar këtë. Ai çau krahun e tij dhe kaloi tubin nga venat në zemrën e tij. Një lëvizje e vogël dhe tubi do të shponte arterien kryesore dhe do të çonte në vdekjen e tij – por ai ende kishte nevojë të provonte se kishte arritur të prekte zemrën. Kështu, me tubin që ndodhej në krahun e tij, ai kaloi nga dhoma e operacioneve për tek makina e rrezeve X, dhe mori fotografitë që tregonin se qëllimi ishte arritur. Për këtë përpjekje dhe guxim të treguar, ai u nderua me çmimin Nobel në mjekësi në 1956.
1 – Ulçera e stomakut
Një nga rregullat më bazike dhe më të rëndësishme të sigurisë laboratorike është të mos hash apo të mos pish në këto ambiente, por megjithatë, ndonjëherë, mund të ketë shpërblime të mëdha kur injorohet ky ligj. Në ditët e sotme ulçera e stomakut është, për pjesën më të madhe, një shaka e përdorur për njerëzit që janë shumë të stresuar. Por dikur ajo ishte një shkak serioz dhe mjaft i përhapur vdekjeje. Risku vjen nga ulçera që shkakton rrjedhje dhe çon në infeksion. Shkaku i këtyre ulçerave potencialisht fatale ishte një mister deri në momentin që dy shkencëtarë, Barry Marshall dhe Robin Uarren, zbuluan shumë pacientë të cilët mbartnin në stomak bakterin Helico Pylori. Pasi kontrolloi se stomaku i tij ishte i shëndetshëm, Marshall vendosi që të injektonte në organizmin e tij këtë lloj bakteri. Shumë shpejt ai u sëmur me gastrit dhe në organizmin e tij u zhvilluan dhe simptoma të tjera. Ata arritën të tregonin se H. pylori mund të shkaktonte ulçerën e stomakut dhe se antibiotikët mund ta shëronin atë. Për këtë arritje ata u nderuan me çmimin Nobel në vitin 2005.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 56 reads