Frederik Bilca parashikon një tërmet të fuqishëm
Frederik Bilca parashikon një tërmet të fuqishëm: 6.5-7 ballë dhe një shpërthim diellor në fund të tetorit
SHJ
09/10/2020 - 17:23
Frederiku e njoftoi parashikimin e tij në një bisedë elektronike e cila pasonte një nga kritikat e Ylli Përmetit kundrejt sizmologëve vitin e kaluar. Shpresojmë të mos jetë në Durrës:
“Zoti Ylli, po të jap një tërmet të fuqishëm që do ketë më dt.31.10.2020 6.5-7R. Ku? Akoma nuk e kam përcaktuar. Dhe një shpërthim diellor i fuqishëm më 31/10/2020 por që në Tokë do të mbrijë mbas 8-10 ditësh se është pothuajse në anën e kundërt të Diellit, se po të ishte më afër do të shoqerohej me dëme sidomos në radio ndërlidhje, raketa dhe në satelitë. Në pritje të këtij njoftimi të parë që nuk është prekur ndonjëherë nga askush. Përshëndetje! (Besoj do kënaqesh si kurioz i veçant që je.) --Athinë 9.10.2020.”
Frederiku është autor i studimeve sizmologjike dhe shkencave të natyrës prej shumë vitesh.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 61 reads