...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Fuqia e “farës dhe arës” përcakon gjininë e njeriut – Ylli Përmeti

Shumë çifte vuajnë lindjen e një djali ose vajze. Shkenca moderne deri tani nuk ka zhvilluar ndonjë qasje se si të ndihmojë ato. Por Ylli Përmeti ka vite që ka treguar arsyet në një studim dhe ka zhvilluar një qasje për t`i ndihmuar ata

SHJ

08/01/2024 - 08:26

...është gjëndja e përgjithshme e mirë (ose e keqe) fizike e një partneri kundrejt tjetrit që përcakton gjëndjen e përgjithshme të spermatozoareve dhe oareve —në kohën e fekondimit— që mundëson përcaktimin e ‘gjinisë’ së një fëmije: sa më e barabartë gjendja e përgjithshme e prindërve aq më të barabarta do të jenë karakteristikat te fëmija.

Nëse, për shembull, duam të vlerësojmë se në cilën gjendje janë spermatozoaret e një mashkulli apo oaret e një femre, kur duam të lindim një fëmijë të shëndetshëm, ne duhet të shqyrtojmë gjendjen mendore dhe mënyrën e jetesës së një njeriu: kur një njeri ushqehet me parime shkencore (ose “mirë”...se çfarë nënkutpon fjala “mirë” në këtë rast, është e qartë: në përputhje me nevojat objektive të njeriut) dhe ushtron veprimtari sportive - ai gjithnjë do të ketë “farë” dhe “arë” të shëndoshë dhe anasjelltas: kur ai nuk ushqehet mirë dhe nuk ushtron veprimtari fizike, gjendja e tij do të jetë e keqe.

Parimin se “fara” dhe “ara” duhet të zgjidhet...siç argumentojnë shumë agronomë, duke u nisur nga praktikat e agronomisë (përzgjedhja e farave për mbjellje), për njeriun nuk mund ta përdorim: sepse gjendja e “farës” dhe “arës” te njeriu varet nga mënyra e jetesës dhe gjendja e tij shëndetësore.

Mosha, gjithashtu, duhet të përfshihet në shqyrtim. Por jo në kuptimin agronomik: sepse gjendja e farës bujqësore është statike ndërsa gjendja e “farës” mashkullore dhe “arës” femërore është dinamike.

Për më shumë:

Padija dhe krimet e institucioneve me fëmijët: nga esencat gjinore, hetero dhe homoseksualizmi tek imagjinata dhe eksitimi   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA