Kina mposht Amerikën në shkencë dhe teknologji
Kina ka gjithë 10 institucionet botërore kërkimore udhëheqëse të cilët të gjithë bashkë prodhojnë nëntë herë më shumë studime me ndikim të lartë se SHBA-ja.
Ylli Përmeti
03/03/2023 - 18:00
Ndërsa perëndimi po rrit luftën ekonomike ndaj Kinës me qëllim që të pengojë përhapjen e teknologjisë së saj dhe të fitojë avantazhe tregtare, Kina udhëheq botën në 37 nga 44 teknologji kritike në shfaqje, sipas një studimi të Institutit të Politikës Strategjike Australiane (ASPI), të financuar nga departamenti i shtetit amerikan.
Sipas tij, Pekini mban tashmë vendin e superfuqisë botërore në shkencë dhe teknologji. Gjurmimi i institutit përkatës mbulon fusha vendimtare që përfshijnë mbrojtjen, hapësirën, robotikën, energjinë, mjedisin, bioteknologjinë, inteligjencën artificiale, lendë të përparuara dhe fushat e teknologjisë kuantike.
Tregohet se në disa teknologji, Kina ka gjithë 10 institucionet botërore kërkimore udhëheqëse të cilët të gjithë bashkë prodhojnë nëntë herë më shumë studime me ndikim të lartë se SHBA-ja. Akademia Kineze e Shkencës renditet lartë dhe zakonisht e para ose e dyta mes 44 teknologjive përfshirë teknologjinë kritike.
Një fushë kyçe ku Kina shkëlqen është në teknologjitë e mbrojtjes, hapësirës dhe raketave hipersonike. Një e pesta e studimeve të saj me ndikim të lartë është prodhuar nga autorë kërkimorë të kualifikuar në vendet e Pesë Yjeve (SHBA, Britani, Kanada, Zelanda e Re, dhe Australia). Studimi përfundon se “demokracitë perëndimore po humbasin konkurrencën botërore teknologjike, duke përfshirë garën për tejkalime shkencore dhe aftësinë të mbajë talentin botëror”.
Ndaj ajo këshillon vendet e Pesë Yjeve të marrin masa të menjëhershme me qëllim që të “kapin” përparimin teknologjik të Kinës. Madje ajo bën thirrje për zgjim dhe kërkon nga qeveritë përkatëse të punojnë bashkë ose veçmas për investime më të mëdha në fusha Kërkim & Zhvillim, përthithjen e talenteve, dhe tregtarizim dhe të përqendruara në strategji inteligjente.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 41 reads