...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Psikiatria molekulare: Gjenet janë përgjegjës për zhvillimin e empatisë

Rezultati, i publikuar në revistën, Molecular Psychiatry, është arritur falë një studimi gjenetik të gjerë ndërkombëtar, të zhvilluar në më shumë se 89 000 persona nën drejtimin e Universitetit britanik të Cambridge dhe ndihmën e kompanisë kaliforniane bi

SHJ

11/06/2017 - 21:30

Të arrish të lexosh mendimin dhe emocionet në sytë e personave është edhe një çështje ADN-je, sipas zbulimit të disa variacioneve gjenetike të lokalizuara në kromozomin që është i lidhur me intuitën dhe empatinë tek femrat (kromozomi 3).

Rezultati, i publikuar në revistën, Molecular Psychiatry, është arritur falë një studimi gjenetik të gjerë ndërkombëtar, të zhvilluar në më shumë se 89 000 persona nën drejtimin e Universitetit britanik të Cambridge dhe ndihmën e kompanisë kaliforniane bioteknologjike “23andMe” si dhe mbështetjen e Google.

Testi që u zhvillua tek këta persona ishte formuluar 20 vite më parë në Cambridge për të matur empatinë konjitive, pra aftësinë e individëve për të lexuar qëllimet dhe gjendjen emocionale të të tjerëve vetëm duke i parë në sy. Këto rezultate kanë treguar se disa persona kanë arritur të lexojnë kot ndjenja më mirë se sa të tjerë dhe se gratë në përgjithësi janë më para se sa meshkujt në këtë aspekt.

Duke krahasuar këto të dh%na me gjenomin e pjesëmarrësve, janë individualizuar edhe disa variante gjenetike të lokalizuara në kromozomin 3, që lidhet me intuitën femërore por edhe me rrezikun e rritjes së anoreksisë nervore. Po mes gjeneve që janë studiuar nga shkencëtarët ndodhet edhe LRRN1, që është aktiv në një pjesë të trurit që luan një rol të rëndësishëm në empatinë konjitive.

“Ky studim tregon se empatia është pjesërisht gjenetike, por nuk duhet të harrojmë për rëndësinë e disa faktorëve të tjerë të natyrës sociale, si eksperiencat në muajt e parë të jetë dhe edukimi”, thekson një nga shkencëtarët e këtij studimi, Thomas Bourgeron i Universitetit të Parisit “Diderot”. Dita   

Studimi: https://www.nature.com/mp/journal/vaop/ncurrent/pdf/mp2017122a.pdf

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA