Ritakimi me kujdestarët shkakton derdhjen e lotëve dhe oksitocinës tek qentë
Qentë derdhin lotë ndërsa derdhja e lotëve shkakton tajitjen (ose sekretimin) e oksitocinës ose “hormonin e dashurisë” kur ritakohen me kujdestarët
SHJ
23/08/2022 - 12:47
Një studim i publikur në “Current Biology”, lidhur me sjelljen e qenëve kur ritakohen me kujdestarët (ose pronarët) e tyre tregoi se ata derdhin lotë ndërsa derdhja e lotëve shkakton tajitjen (ose sekretimin) e oksitocinës ose “hormonin e dashurisë” siç njihet ndryshe. Studimi u krye me kujdestarë dhe jokujdestarë dhe tregoi se volumi i lotëve të qenëve u rrit ndjeshëm gjatë ribashkimit me kujdestarin por jo me jokujdestarin.
Ky është raporti i parë mbi emocionet pozitive që shkaktojnë tajitjen e lotëve mbi kafshët, dhe veprimin e oksitocinës gjatë tajitjes së lotëve. Përmes këtij procesi lotët e tyre mund të luajnë një rol në shkaktimin e sjelljes mbrojtëse ose sjelljen e kujdesjes nga kujdestarët e tyre, duke rezultuar në thellimin e marrëdhënies së ndërsjellë dhe duke çuar më tej në lidhje më të fortë mes specieve.
Për më shumë:
Filozofia e kafshëve, zhvillimet e fundit për mbrojtjen e tyre dhe ndërmarrja në Durrës
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 17 reads