...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shkenca vërteton se minjtë kanë imagjinatë

Minjtë mund të lundrojnë në një realitet virtual dhe mund të imagjinojnë

Ylli Përmeti

06/11/2023 - 15:03

Fakti se kafshët kanë ndërgjegjje vërtetohet dhe nga një eksperiment i publikuar në revistën amerikane “Science”. Sipas tij, “minjtë mund të lundrojnë në një realitet virtual dhe mund të imagjinojnë”.  Autorët donin të vërtetonin se nëse kafshët kanë imagjinatë dhe krijuan një teknologji që shkon në hipokampus―rajonin e trurit ku besohet se kujtesa krijohet. Duke mbikqyrur neuronet që ndizen sa herë kujdesa vepron ata mund të thonë se çfarë mendon kafsha.

Kështu ata vendosën aparatin në tru të disa minjëve dhe i vendosën ata të vepronin në një mulli sferik. Pasi minjtë mësuan të shpërbleheshin me ushqim, studiuesit hoqën mullirin, me qëllim që lëvizja fizike të mos kishte ndonjë rëndësi. Me heqjen e mullirit, për t`u shpërmbyler minjtë duhet të mendonin se si do ta gjenin vendin e duhur. Dhe kështu minjtë vepruan në trurin e tyre ndërsa qendronin palëvizur―fakt që tregon se minjtë mund të imagjinojnë veten duke vepruar bazuar në kujtesën e së kaluarës.

Ritakimi me kujdestarët shkakton derdhjen e lotëve dhe oksitocinës tek qentë

Shkencëtarët vërtetuan kështu―padashur, se kafshët kanë ndërgjegjje, por duhet thënë se imagjinata (ose përfytyrimi) është pjesë e ndërgjegjjes dhe jo ndërgjegjje në vetvete, natyrën e së cilës e sqaroj në vend tjetër. Në parim sa më të mëdha në përmasë trupore të jenë kafshët aq më të madhe e kanë kujtesën. Për nga përmasa, njeriu qendron në mes, mes kafshës më të madhe, elefantit, dhe brejtësit etrusk, kafshës më të vogël të botës së sotme. Në këta bëjnë pjesë dhe minjtë e përdorur në eksperimentin në fjalë―çka do të thotë se kujtesa tek ata është e vogël por siç tregon dhe eksperimenti, ata janë të aftë të mendojnë dhe veprojnë. 

Për më shumë:

Filozofia e kafshëve, zhvillimet e fundit për mbrojtjen e tyre dhe ndërmarrja në Durrës

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA