...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Sjellja biseksuale e lidhur gjenetikisht me prirje të rrezikshme – Science Advances

Genet që mbështesin sjelljen biseksuale, dallojnë nga ata që nxisin vetëm sjellje homoseksuale dhe mund të ndërthuret me prirjen për të rrezikuar në jetë

SHJ

06/01/2024 - 14:33

Një studim tjetër i publikuar në revistën shkencore “Science Advances”,  studioi të dhënat gjenetike të 450,000 njerëzve në Britani: të njerëzve me përvojë biseksuale dhe homoseksuale. Ai i jep përgjigje (deri diku) pyetjes se pse po rritet numëri i biseksualëve në shoqëritë moderne: sipas tij “genet që mbështesin sjelljen biseksuale, dallojnë nga ata që nxisin vetëm sjellje homoseksuale dhe mund të ndërthuret me prirjen për të rrezikuar në jetë”. Kjo prirja e fundit mund të sqarojë gjithashtu faktin se pse mashkujt me histori në sjellje biseksuale kanë një numër më të lartë fëmijësh (1.2 fëmijë), krahasuar me homoseksualët (0.25 fëmijë), por më pak se heteroseksualët (1.8 fëmijë mesatarisht), fakt që sqaron dhe faktin tjetër se pse genet me këtë lloj sjellje seksuale vazhdojnë të riprodhohen.

Studimi shkaktoi reagime të forta mes shkencëtarësh; disa e quajtën me vlerë ndërsa të tjerë shohin të meta në të dhëna dhe disa të tjerë thonë se ai mund të stigmatizojë pakicat seksuale. Përfundimi se biseksualiteti lidhet me sjellje të rrezikshme në jetë, mund të përdoret nga të tjerë për t`i diskriminuar ata dhe të përjetësojë rrëfenja të gabuara për njerëzit biseksualë, argumentojnë disa të tjerë.

Studimi përmend disa studime të ngjashëm që janë kryer në të kaluarën; njëri, që është publikuar në vitin 2019 dhe ka përfshirë gjysmë milioni njerëz nga etërit evropianë në Britani, tregon se pasja e disa veçorive gjenetike mund të sqarojë më shumë se 25 për qind të sjelljes homoseksuale, të cilat i lidhin me ndërmarrjen e rreziqeve në jetë dhe të qenit i hapur për përvoja të reja; një tjetër i vendos ata në të njëjtën kategori me heteroseksualët. Ngaqë ai kishte disa të meta, studimi i ri bën një dallim mes biseksualëve, homoseksualëve dhe heteroseksualëve. Por “mjedisi”, thonë disa studiues, “luan një rol më të madh se gjenetika në përkatimin e këtyre shenjave”.

Ndërsa ata nuk sqarojnë efektin e “mjedisit”, si gjenetistët ashtu dhe kundërshtarët e tyre nuk bëjnë lidhjen mes edukimit dhe marrjes së rreziqeve në jetë. Për të njëjtën arsye, përfundimet e tyre duhet të shihen si të pjesshëm dhe jo tërësisht shkencorë. 

Padija dhe krimet e institucioneve me fëmijët: nga esencat gjinore, hetero dhe homoseksualizmi tek imagjinata dhe eksitimi   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA