Tre studentë zhvillojnë teknologji për krizën energjitike dhe ekologjike
Tre studentë në përpjekje për të zhvilluar teknologji për të ndaluar katastrofën ekologjike dhe krizën energjitike
SHJ
14/10/2022 - 17:42
Një studente daneze e inxhinierisë zhvilloi një kallëp të shtypur në 3D (tre-përmasa) për të mbrojtur qelizat qeramike nga shtrembërimi dhe thyerja gjatë prodhimit, duke bërë të mundur rritjen e madhësisë së qelizës nga 150 cm² në 1000 cm². Përmirësimi i procesit e bën më të lirë përdorimin e elektrolizës për zbatime të shkallës së madhe duke ulur koston e prodhimit të energjisë së hidrogjenit me 15%. Jeta e qelizave mund të zgjatet nga dy në tre vjet duke ulur më shumë koston e hidrolizës. Ajo fitoi për këtë shpikje një çmim prej 68 mijë dollarësh.
Studiues të tjerë në SHBA po përpiqen të zhvillojnë bateri që zgjasin me shekuj dhe të riciklueshme; të tjerë po përpiqen të zhvillojnë shndërrimin elektrokimik të dioksidit të karbonit duke përdorur elektrolizë uji për të kthyer CO₂ drejtpërdrejt në etanol, etilen dhe kimikate të tjerë në vend t`i prodhojnë nga energjitë fosile. Qasja mund të ndihmojë në lehtësimin e efekteve të ndryshimve klimatike. Kapja e CO₂ nga atmosfera dhe magazinimi i tij nëndhe është praktikë e shtrenjtë ndërsa shndërrimi elektrokimik ofron një rrugë tjetër efektive në kosto, me përfitim të shtuar për të prodhuar prodhime të dobishme shumë-karbonikë ndërsa përdoren burime energjitike të ripërtëritshme.
Burimi: Nature
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 84 reads