ADN parahistorike tregon histori martesash brendafisnore në Egje dhe Greqinë kontinentale
Një studim gjenetik mbi popullatën parahistorike të ishujve të Greqisë së sotme dhe asaj kontinentale ka zbuluar histori martesash brendafisnore ose endogami
Ylli Përmeti
18/01/2023 - 08:10
Një studim gjenetik mbi popullatën parahistorike të ishujve të Greqisë së sotme dhe asaj kontinentale ka zbuluar histori martesash brendafisnore ose endogami. Studimi analizon 102 individë nga Kreta, ishujt e Egjeut dhe Greqia kontinentale, që kanë jetuar në kohën neolitike deri në Epokën e Hekurit. Fermerët e hershëm nga Kreta kishin të njëjtën prejardhje si bashkëkohësit e tjerë të Egjeut Neolitik.
Ndryshe nga këta, fundi i periudhës neolitike dhe Epoka pasuese e hershme e Bronxit, shënohet nga rrjedha gjenetike ‘lindore’ në Kretë, të cilët janë kryesisht me origjinë anatolike.
Duke vërtetuar gjetje të mëparshme për prejardhjen e evropianëve qendror/lindor në kontinentin e Greqisë së sotme nga mesi i epokës së bronxit, studimi gjeti se shenjat e tyre gjenetike u shfaqën në Kretë gradualisht nga shekujt 16-12 p.e.s., një periudhë kur ndikimi i kontinentit mbi ishujt u shpeshtua. Gjetjet gjenetike tregojnë histori martesash brendafisnore kryesisht mes kushërinjëve të parë por dhe të dytë.
Autorët thonë se martesa brendafisnore lidhet me arsye ekonomike ―për të parandaluar ndarjen e tokës familjare.
Lidhja gjenetike e grekëve dhe shqiptarëve
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 92 reads