...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Adoleshentët amerikanë: rebelë pa objektiva (më pak seks...)

SHJ

22/09/2017 - 13:01

Një studim i publikuar në “Child Development” nxori përfundime —duke vlerësuar të dhënat mes viteve 1970 dhe 2016 nga miliona adoleshentë amerikanë— se “në terma të veprimtarive të të rriturve, 18 vjeçarët tani duken si 15 vjeçarët e dikurshëm”. Me “veprimtari të rriturish”, autorët i referohen kohëve të dashura të së kaluarës si pijet dhe seksi, gjithashtu dhe takimet, ngarje automjeti dhe punë. Në fjalë të tjera, mesatarisht adoleshentët amerikanë sot nuk rriten aq shpejtë si gjeneratat e mëparshme.

Shkak, argumentojnë autorët, nuk është se adoleshentët kanë më shumë detyra shtëpie, ose më shumë veprimtari ekstraprogramore (në të vërtetë ata bëjnë më pak detyra shtëpie dhe thuajse janë njëlloj në veprimtari ekstraprogramore). Çfarë ka ndryshuar është konteksti në të cilin adoleshentët rriten. Ata kanë familje më të vogla të cilat nënkuptojnë se ato kanë vëmendje më të madhe për fëmijët dhe shpenzojnë më shumë lekë për çdo fëmijë. Trajektorja e adoleshentëve është ngadalësuar. Në vitin 1991, shumica e adoleshentëve në shkollë të lartë (54%) kishin raporte seksuale. Në vitin 2015 përqindja ka rënë 41%. Përqindja e përdorimit të alkoolit ka rënë me 59% për adoleshentët e vitit tetëvjeçar, 9% për studentët dhe 7% për të rriturit e rinj. Autorët nuk kuptojnë shkaqet por dyshojnë se shkaku kryesor është jeta virtuale e adoleshentëve.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA