...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ambasada amerikane në Ankara pezullon shërbimet pas njoftimeve për sulme terroriste

Misioni i SHBA në Turqi ka marrë raporte të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime kundër shtetasve amerikanë dhe të huaj në Stamboll

Voa

23/10/2020 - 19:52

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara tha të premten se po pezullonte përkohësisht të gjitha shërbimet për qytetarët amerikanë dhe ato të vizave në konsullatat e saj në Turqi, për shkak të raportimeve për sulme të mundshme terroriste.

Në një komunikatë, Departamenti i Shtetit i porositi shtetasit amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar në vendet ku mund të ketë grumbullime qytetarësh amerikanë apo të huaj, si në ndërtesa të mëdha zyrash apo supermarkete.   

Misioni diplomatik amerikan në Turqi paralajmëron shtetasit e saj për sulme të mundshme terroriste

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në Turqi kanë paralajmëruar shtetasit amerikanë në atë vend për mundësinë e sulmeve terroriste në Stamboll dhe zona të tjera brenda vendit.

Përmes një paralajmërimi të publikuar të premten, misioni tha se kishte marrë “njoftime të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëbime ndaj shtetasve amerikanë dhe shtetasve të huaj në Stamboll, përshirë sulme kundër Konsullatës së Përgjithshme amerikane, si dhe vende të tjera të mundshme në Turqi”.

Misioni paralajmëron shtetasit amerikanë që të tregojnë shumë kujdes në ndërtesa të mëdha zyrtare, qendra tregtare dhe objekte private ku mund të mblidhen amerikanët dhe shtetas të tjerë të huaj.

Misioni njoftoi se kishte ndërprerë sherbimin e vizave dhe veprime të tjera që ofrohen për amerikanët në zyrat e saj.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se paralajmërimi u lëshua “si rezultat i vlerësimeve të vazhdueshme të situatës së sigurisë” në atë vend por nuk dha detaje specifike në lidhje me faktorët që e kishin nxitur të publikonte paralajmërimin.

Paralajmërimi pasoi sulmet e fundit ajrore amerikane kundër forcave të al-Kaidës në Siri, përshirë një sulm të enjten ku u tha se udhëheqës të lartë terroristë po takoheshin.

“Grupi terrosit i al-Kaidës në Siri shfrytëzon paqëndrueshmërinë në pjesën veriore të atij vendi për të krijuar dhe mbajtur strehë të sigurta për të koordinuar aktivitetet,” paralajmëroi përmes një deklerate Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane.

Provinca Idlib e Sirisë është baza e fundit e rebelëve në atë vend pas një dekade lufte. Forcat opozitare, ku përfshihen edhe luftëtarë xhihadistë, vazhdojnë të sprapsin sulmet nga Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad me ndihmën e ushtrisë turke.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA