...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Amerika refuzon bashkëpunimin me Gjykatën Ndërkombëtare për shkak të Izraelit dhe politikave të saj në L.M

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se do të refuzojnë të bashkëpunojnë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, nëse ajo kryen hetime mbi akuza për krime lufte ndaj ushtrisë apo personelit të inteligjencës amerikane në Afganistan.

Voa

11/09/2018 - 08:34

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton tha përpara Shoqatës konservatore tëFederalistëve në Uashington se gjykata nuk duhet të ketë juridiksion mbi amerikanët apo njerëz nga vende të tjera që nuk e kanë ratifikuar traktatin, i cili e krijoi këtëgjykatë në vitin 2002.

Në të njëjtën kohë, zoti Bolton njoftoi se Departamenti amerikan i Shtetit po mbyllnjë zyrë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Uashington në përgjigje të përpjekjeve palestineze që gjykata të marrë në shqyrtim veprime të caktuara të Izraelit dhe për shkak se palestinezët kanë kundërshtuar negociatat e drejtpërdrejta për një traktat paqeje me shtetin hebre.

Administrata e Presidentit Trump fillimisht njoftoi se do ta mbyllte zyrën e organizatës vitin e kaluar, por më vonë ndryshoi vendim.

Presidenti palestinez Mahmud Abbas i ka kërkuar gjykatës ndërkombëtare të hetojëdhe ndjekë penalisht zyrtarët izraelitë për përfshirjen e tyre në aktivitetet nëvendbanimet hebraike dhe për “agresion kundër popullit tonë".

Zoti Bolton e quajti gjykatën "në thelb të paligjshme" dhe një "sulm mbi të drejtatkushtetuese të Shteteve të Bashkuara".

Ai tha se SHBA nuk janë kundër që kriminelët e luftës të vihen përpara përgjegjësisë, por kërkojnë që këta njerëz të "përballen me akuza nga qeveritë sovrane" të vendevepërkatëse në qoftë se dyshohen për krime.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA