Athina nën trysni nga aleatët për të dërguar avionë në Ukrainë - Kathimerini
SHBA-ja, Franca dhe “besëlidhës” të tjerë ushtrojnë trysni ndaj Athinës për të dërguar avionë luftarakë në Ukrainë
Ylli Përmeti
02/10/2025 - 17:58
Athina është përsëri nën trysni nga aleatët dhe krahazuesit në NATO, me qëllim pjesëmarrjen më të madhe në përpjekjet për të fuqizuar Kievin, të cilat vazhdojnë më dendur pas vendimit të Uashingtonit për të rritur vërshimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë. Lidhur me kërkesat drejtuar Greqisë, kryesisht SHBA-të dhe Franca, por edhe aleatët e krahut lindor, po i kërkojnë Athinës të rishesë disa nga gjithsej 24 avionët luftarakë Mirage 2000-5 të Forcave Ajrore, me marrësin përfundimtar Ukrainën.
Në rastin e rishitjeve, vendet kryesore që luajnë rolin e ndërmjetësit janë vendet kryesore të NATO-s (SHBA, Franca, Gjermania), ndërsa republika çeke është gjithashtu një qendër. Estonia, një nga mbështetëset më të vendosura të Ukrainës - pavarësisht madhësisë së saj të vogël - ka shprehur gjithashtu qëllimin e saj për të luajtur një rol si ndërmjetës në rast se Athina vendos t'i shesë disa nga Mirazhet 2000-5 të saj Ukrainës.
Athina është mohuese, pasi dëshiron të shmangë mundësinë që sistemet e saj të teknologjisë së lartë të kthehen kundër Rusisë. Duke qenë se ky është një sistem me teknologji franceze, Athina e bisedoi këtë mundësi mjaft dendur me Parisin. Në të vërtetë, duke qenë se pala greke dëshiron të blejë (me kalimin e kohës) 6-12 avionë luftarakë të tjerë të tipit Rafale, u bisedua nëse një rishitje e mundshme e Mirage 2000-5 mund të ulte çmimin e blerjes së avionëve të teknologjisë së fundit.
Edhe pse Athina ka shprehur qëllimin e saj për të shitur Mirage 2000-5, bisedimet me vendet që kishin shprehur vëmendje, si India, nuk kanë çuar askund. Përpjekje të ngjashme janë bërë edhe në vendet e Ballkanit, të cilët gjithashtu nuk janë në një humor të mirë. Lidhur me mundësinë e rishitjes së Mirage që do të përfundojnë në Ukrainë, Athina ka një paraprirje jashtëzakonisht mohuese, pasi dëshiron të shmangë mundësinë që sistemet e teknologjisë së lartë të kthehen kundër Rusisë.
Përkundrazi, Athina vazhdon të japë sisteme armësh të vjetruara, siç janë, për shembull, 60 obusët vetëlëvizës 203 mm M-110, të cilët kanë qenë në arsenalin e Ushtrisë Tokësore që nga vitet 1960. Republika çeke do t'i marrë obusët në emër të Ukrainës dhe do të ofrojë në këmbim predha të reja kalibri 155 mm me një rreze veprimi prej 40 kilometrash, si dhe pjesë këmbimi për automjete ushtarake me zanafillë lindore, të cilat nuk gjenden më në treg.
Vlen të përmendet se në të njëjtën kohë po ushtrohet trysni, kryesisht nga Uashingtoni, për të blerë armë amerikane përmes nismës PURL, në të cilën deri më tani kryesisht vendet balltike dhe skandinave kanë marrë pjesë në muajt e fundit. E gjithë kjo dinamikë po zhvillohet ndërsa në të njëjtën kohë në BE bisedimet mbi Mbrojtjen Evropiane po përparojnë, jo pa vështirësi. Në këtë rrethanë, Athina është gjithashtu nën trysni nga NATO për të lejuar Turqinë të marrë pjesë në kreditë SAFE, jo aq shumë për arsye thelbësore, pasi Ankaraja tashmë ka bashkëpunim dypalësh me vendet e BE-së, por për t'u afruar me Brukselin. Athina, siç e ka theksuar vazhdimisht kryeministri Kyriakos Mitsotakis, nuk pajtohet me atë gjasë për sa kohë që territori grek kërcënohet nga Turqia.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 19 reads



