...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

BE do të përjashtojë SHBA-në, Britaninë dhe Turqinë nga fondi i riarmatimit prej 150 miliardë eurosh

Kompanitë e armëve nga SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia do të përjashtohen nga një shtysë e re e financimit të mbrojtjes prej 150 miliardë eurosh të BE-së, përveç nëse vendet e tyre të origjinës nënshkruajnë pakte të mbrojtjes dhe sigurisë me Brukselin

Përpiluesja/Redaksia - SHJ (www.shqipëriajonë.org)

20/03/2025 - 12:40

Fondi i planifikuar për kapitalet që do të shpenzohen për armë do të jetë i hapur vetëm për kompanitë e mbrojtjes së BE-së dhe ato nga vendet e treta që kanë nënshkruar marrëveshjet e mbrojtjes me bllokun, thanë zyrtarët të mërkurën.

Ai gjithashtu do të përjashtonte çdo sistem të përparuar të armëve mbi të cilin një vend i tretë kishte “autoritet projektimi” - kufizime në ndërtimin ose përdorimin e komponentëve të veçantë - ose kontroll mbi përdorimin e tij eventual, shtuan zyrtarët.

Kjo do të përjashtonte platformën amerikane të mbrojtjes ajrore dhe raketore Patriot, e cila prodhohet nga kontraktori i mbrojtjes RTX, dhe sisteme të tjera të armëve amerikane ku Uashingtoni ka kufizime se ku mund të përdoren.

Politika është një fitore për Francën dhe vendet e tjera që kanë kërkuar qasje “bli evropian” ndaj shtytjes së investimeve të mbrojtjes së kontinentit, mes frikës mbi besueshmërinë afatgjatë të SHBA-së si partner dhe furnizues i mbrojtjes, të shkaktuar nga Presidenti Donald Trump.

Të paktën 65 për qind e kostos së prodhimeve do të duhej të shpenzohej në BE, Norvegji dhe Ukrainë. Shtetet anëtare të BE-së nuk do të jenë në gjendje t`i shpenzojnë paratë për prodhime “ku mund të ketë një kontroll mbi përdorimin ose destinacionin e asaj arme”... Do të ishte një problem real nëse pajisjet e blera nga vendet nuk mund të përdoren sepse një vend i tretë do të kundërshtonte”, tha një nga zyrtarët.

Mbretëria e Bashkuar ka lobuar fort për t`u përfshirë në nismë, veçanërisht duke pasur parasysh rolin e saj kyç në një “koalicion evropian të vullnetit” që synon të forcojë aftësitë mbrojtëse të kontinentit. Kompanitë e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë BAE Systems dhe Babcock International, janë thellësisht të integruara në industrinë e mbrojtjes të vendeve të BE-së si Italia dhe Suedia.

Nëse vendet e treta si SHBA, Britania e Madhe dhe Turqia do të donin të merrnin pjesë në nismë, ata do të duhej të nënshkruanin një krahazim të mbrojtjes dhe sigurisë me BE-në, thanë zyrtarët.

Bisedimet mes Londrës dhe Brukselit për një pakt të tillë kanë filluar, por janë përfshirë në kërkesat për një marrëveshje më të madhe BE-MB, që do të përfshinte gjithashtu çështje të diskutueshme si të drejtat e peshkimit dhe migracionin.

Përjashtimi i Britanisë së Madhe dhe Turqisë do të krijojë dhimbje koke të mëdha për kompanitë e mëdha evropiane të mbrojtjes me lidhje të ngushta me prodhuesit ose furnizuesit në ato tregje.

I pyetur në lidhje me pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar mbi rregullat për fondin e ri të BE-së të martën, një zyrtar britanik tha: “Ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku për mbrojtjen evropiane në interes të sigurisë më të gjerë evropiane për të parandaluar fragmentimin në tregjet evropiane të mbrojtjes dhe për të krijuar struktura ligjore për të lejuar vendet anëtare të jenë partnerë me vendet e treta”.

Masa do të shkaktojë shqetësim të madh në sektorin e mbrojtjes së Britanisë. Një burim i lartë i industrisë së mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar tha se ishte një “shqetësim i konsiderueshëm”, duke shtuar: “Ne shohim një sasi të madhe mundësish dhe është e drejtë që Britania e Madhe shihet si pjesë e Evropës. Por nëse BE - dhe veçanërisht Franca - do të tregohet ujdisëse (transaksionale) për këtë, ajo minon gjithë filozofinë e një Evrope të përbashkët dhe të bashkuar në anën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

Përpjekjet e mëparshme franceze për të kufizuar shpenzimet e mbrojtjes për kompanitë e BE-së janë përballur me rezistencë të ashpër nga vende të tilla si Gjermania, Italia, Suedia dhe Holanda që kanë lidhje të ngushta me prodhuesit e mbrojtjes jo-BE.   

Propozimi duhet të miratohet nga shumica e shteteve të BE-së.

Sipas kushteve të planit, vendet e BE-së do të jenë në gjendje të shpenzojnë kreditë për prodhime duke përdorur komponentë nga Norvegjia, Koreja e Jugut, Japonia, Shqipëria, Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, thanë zyrtarët. FT

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA