...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Britania thirrje për një “Nato botërore”, rritje të shpenzimeve luftarake dhe përgatitjen e Tajvanit për luftë me...

Britania nuk ndaloi me planet për zhvillimin e armëve hipersonike, në bashkëpunim me SHBA-në dhe Australinë, dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë dhe nxitjen e ushtrisë ukrainase të sulmojë në tokën ruse; por ajo bëri thirrje për një Nato botërore

Ylli Përmeti

28/04/2022 - 20:30

Britania nuk ndaloi me planet për zhvillimin e armëve hipersonike, në bashkëpunim me SHBA-në dhe Australinë, dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë dhe nxitjen e ushtrisë ukrainase të sulmojë në tokën ruse; por ajo bëri thirrje për një Nato botërore. Thirrja vjen një muaj përpara mbledhjes së Nato-s në Madrid. Këtë herë përmes ministres së jashtme britanike Liz Truss e cila tha se ‘Nato-ja botërore’ nuk duhet të zgjerojë anëtarësinë në rajone të tjerë të planetit tonë por të ketë një perspektivë botërore, gati të ndërhyjë në kërcënimet botërore.

Sipas saj, rendi botëror i krijuar pas luftës së dytë botërore dhe luftës së ftohtë nuk po shkon mirë, ndaj perëndimi ka nevojë për një ‘Nato botërore’ për të ndjekur gjeopolitikën edhe një herë, tha ajo në një ligjëratë në një gosti në Londër. “Nëse Putini fiton në Ukrainë”, tha ajo, “ne nuk do të jemi kurrë të sigurtë sërish”. Ndaj le të përgatitemi për një përpjekje të gjatë. Ne duhet të dyfishojmë mbështetjen tonë ne Ukrainë”. Por përfshirja britanike nuk ndalon në lindje të Evropës: ajo shkon në Paqësor ku bën thirrje të mbrohet Tajvani nga Kina.

Ne kemi nevojë të parandalojmë kërcënime në Indo-Paqësor, duke punuar me aleatët tanë si Japonia dhe Australia për të siguruar se Paqësori mbrohet. Dhe ne duhet të sigurohemi që demokracitë si Tajvani janë të aftë të mbrojnë veten. Lufta në Ukrainë është lufta jonë ― ajo është luftë e çdonjërit sepse fitorja e Ukrainës është i një imperativ strategjik për të gjithë ne. Armë të rënda, tanke, avionë ― të rëmijmë thellë në shpikjet tona, të rrisim prodhimin. Ne kemi nevojë për të gjitha këto”, tha ajo mes të tjerash.

Për këtë qëllim ajo këshillon të rriten shpenzimet luftarake: 2% mos të jetë tavan por dysheme. Për realizimin e këtij objektivi ajo këshillon ruajtjen e “rendit” aktual të globalizmit neoliberal ku tregu dhe tregjet i lirë janë motorrat më të fuqishëm në përparimin e njerëzimit. Por jo duke mos iu përmbajtur ligjeve të OBT-së dhe jo duke lejuar cilindo të hyjë në vendet perëndimore. Me këta të fundit kupton më shumë pasanikët dhe politikat proteksioniste të Rusisë dhe Kinës.

Për të përparuar këtë qëllim ministrja e jashtme britanike këshillon fuqizimin e aleancave botërore dhe fuqizimin e Nato-s rreth botës duke bashkëpunuar me Forcën e Bashkuar të Ekspeditës të drejtuar nga Britania, 5 Sytë dhe AUKUS ndërsa rriten lidhjet me Japoninë, Indinë dhe Indonezinë. Por G7, sipas saj, duhet të veprojë si një Nato ekonomike, “duke mbrotjur begatinë tonë” të gjithë bashkë. Dhe nëse ekonomia e një partneri sulmohet nga një regjim agresiv ne duhet të veprojmë ta mbështesim atë.   

Në fakt, titulli i ligjëratës së saj ―Kthimi i Gjeopolitikave― është çorientues sepse Nato-ja dhe Uashingtoni pas të cilëve Britania ka qenë aktive, ka 30 vjet që po luan me gjeopolitikat rajonale për mos të thënë 70 vjet. 

Frika nga armët hipersonike dhe fronti tjetër i luftës së Uashingtonit: Kinë kundër Tajvanit

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA