...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Brukseli njoftoi sanksionet e reja ndaj Rusisë; cila do të jetë kundërpërgjigjja e Moskës?

Moska do të kundërpërgjigjet dhe nuk do të lejojë të realizohet plani i Brukselit, me mbylljen e rubinetave si për naftën ashtu dhe për gazin, sepse vetëm kështu godet ekonomikisht BE-në dhe krijon kushtet për trazira të brendshme dhe pamundësi për të ndihmuar Ukrainën me armë dhe financë

SHJ

04/05/2022 - 13:45

Brukseli propozoi sot një ndalim me faza të importeve të gjithë naftës ruse ndërsa anëtarët e BE-së përpiqen të pajtohen mbi paketën e gjashtë të penaliteteve kundër Rusisë për ndërhyrjen e saj ushtarake në Ukrainë. Ndalimi do të përfshijë gjithë naftën ruse, të linjave tokësore dhe detare, krudon dhe të rafinuarën. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ndalimi do të ndjekë një “mënyrë të kontrolluar”, duke goditur naftën krudo brenda gjashtë muajve dhe naftën e rafinuar deri në fund të vitit.

Hungaria dhe Slovakia, që janë shumë të varura nga nafta ruse, kanë afat deri në fund të vitit tjetër që të përputhen me embargon. Rusia siguron më shumë të ardhura nga nafta dhe nënproduktet e saj se sa nga gazi.

Përmes afateve kohore Komisioni synon jo vetëm përshtatjen e vendeve anëtare në embargon e propozuar por të zbusë dhe ngritjen e çmimeve të cilat do të siguronin më shumë të ardhura për Rusinë. Por menjëherë pas deklaratës çmimi u rrit menjëherë me 2.5 për qind. Komisioni propozoi, gjithashtu, shkëputjen e Sberbank, bankës më të madhe ruse, nga sistemi ndërkombëtar bankar i pagesave Swift. Bashkë me të do të shkëputen dhe dy banka të tjera ruse: Credit Bank e Moskës dhe Banka Ruse e Agrikulturës.

Propozoi, gjithashtu, ndalimin e madias ruse, kablloren, satelitore dhe internet ose në celularë, në BE duke e akuzuar atë për keqdijësim. Rossiya RTR/RTR Planeta, Rossiya 24/Russia 24, dhe TV Center International, janë në shënjestër të Brukselit. Kundrejt kësaj pakete të re reagoi Kievi duke shprehur një lloj sigurie por i shqetëson fakti se Rusia tregëton rreth botës.

Por është e sigurt se Moska do të kundërpërgjigjet dhe nuk do të lejojë të realizohet plani i Brukselit, me mbylljen e rubinetave si për naftën ashtu dhe për gazin, sepse vetëm kështu godet ekonomikisht BE-në dhe krijon kushtet për trazira të brendshme dhe pamundësi për të ndihmuar Ukrainën me armë dhe financë.        

Në fakt, Putini nënshkroi një ditë më parë disa sanksione kundër disa shteteve jomiqësore, duke përfshirë SHBA-në, dhe organizata ndërkombëtare, duke ndaluar eksportimin e lëndëve të papërpunuara dhe prodhime nga Rusia që janë në interes të shteteve dhe entiteteve në fjalë dhe jo në interes të Rusisë. Qeveria ruse u udhëzua për miratimin e një liste individësh brenda dhjetë ditësh.      

Rusia përgatitet për goditje “shkatërrimtare” ndaj perëndimit

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA