...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Danimarka vendos ushtarë në kufirin me Gjermaninë

Njerëzit që kalojnë nga Gjermania në Danimarkë do të ndeshen tashmë me imazhin e ushtarëve të armatosur. Një propozim i ri i Bashkimit Evropian parashikon po ashtu që kontrollet kufitare mund të shtohen.

DW

01/10/2017 - 15:44

Danimarka vendosi të premten (29.09) ushtarë të armatosur në kufirin me Gjermaninë. Synohet që ushtarët të përforcojnë kontrollet e policisë që janë akoma në veprim në kufirin me landin gjerman të Schlesёig-Holsteinit afër qytetit të Flensburgut. Kontrollet në kufi filluan në Janar 2016 në kuadër të fluksit të refugjatëve në Evropë.

Zyrtarët danezë thanë, se ushtarët e rinj do të veprojnë në sfond dhe nuk do të marrin pjesë direkt në kontrollin e makinave. Roli i tyre kryesor është të ndihmojnë të transportohen të dyshuarit dhe të ushtrojnë detyra vëzhguese, tha për reporterët Brian Fussing nga njësia speciale e policisë kufitare të jugut të Jutlandit. Ushtarët do të dislokohen fillimisht për tre muaj. Ata nuk do të dislokohen në terminalet e tragetëve në Rodby dhe Gedser.

Kontrollet nё kufi do tё zgjerohen

Nё fillim tё javёs Bashkimi Evropian propozoi njё zgjerim tё kontrolleve tё deritanishme tё pёrkohshme nё kufijtё e brendshёm tё territorit tё BE-sё, duke synuar sigurinё. Liria e lёvizjes ёshtё principi kyҁ i projektit evropian.

Kontollet kufitare nё Gjermani, Austri, Danimakё dhe Norvegji janё planifikuar tё mbarojnё nё Nёntor me njё limit dy vjeҁar pёr vendet e Shengenit. Nё qoftё se do tё pranohet plani i ri i Komisionit nga qeveritё e vendeve tё BE-sё, kёto katёr vende mund t´i mbajnё kontrollet kufitare edhe pёr njё vit tjetёr nё qoftё se mund t´i justifikojnё ato me ҁёshtje tё sigurisё. Komisioneri pёr ҁёshtje tё brendshme Dimitris Avramopoulos tha se kёrcёnimi i migrantёve qё vijnё nga Greqia dhe Ballkani Lindor nuk ёshtё mё njё arёsye e mjaftueshme pёr kontrollet kufitare.   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA