Dhjetë vendet më të sigurtë në botë dhe Shqipëria dhe Kosova që zhyten në pasiguri
Nga dhjetë vendet më të sigurtënë botë, tetë gjenden në Evropë
Ylli Përmeti
05/12/2025 - 17:18
Nga dhjetë vendet më të sigurtënë botë, tetë gjenden në Evropë, sipas Treguesit Botëror të Paqes (TBP) të vitit 2025, por numri i konflikteve ndërshtetëror ka arritur nivelin më të lartë që nga lufta e dytë botërore, me tre që shpërthyen këtë vit. Niveli mesatar i paqes së vendeve u përkeqësua në vitin 2025, duke vazhduar prirjen e 17 viteve të fundit. Vitin e kaluar 74 vend shënuan përmirësim ndërsa 87 përkeqësim. TBP prodhohet nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe dhe ndjek 23 tregues, nga konfliktet e jashtme dhe shpenzimet ushtarake deri tek masat e sigurisë si terrorizmi dhe vrasjet. Vendet e renditura në krye të treguesit kanë qenë jashtëzakonisht të qëndrueshëm për gati dy dekada.
Islanda në vend të parë
Islanda renditet në vendin e parë që nga viti 2008 dhe mbetet kombi më paqësor në botë, duke kryesuar në të tre fusha: siguri, mbrojtje, konflikt të vazhdueshëm dhe ushtarakizim. Madje ajo shënoi një përmirësim prej 2% këtë vit, duke zgjeruar hendekun nga vendi i dytë. Për vendasit, ndjenja e sigurisë në komunitet është e ngulitur në jetën e përditshme. “Ndërsa kushtet e vështira të motit, veçanërisht në dimër, mund të mos krijojnë gjithmonë një ndjenjë sigurie, komuniteti po”, tha Inga Rós Antoníusdóttir, e cila ka lindur në Islandë dhe është drejtoreshë e përgjithshme për Intrepid Travel North Europe. “Mund të ecni vetëm natën kryesisht pa u shqetësuar; do të shihni foshnje që flenë të qeta në karroca jashtë kafeneve dhe dyqaneve, ndërsa prindërit e tyre shijojnë një vakt ose [janë] duke bërë punë të ndryshme; dhe policia lokale nuk mban armë”.
Inga ia mvesh gjendjen e sigurisë politikave kryesore botërore të barazisë gjinore të vendit, mundësinë që gratë të ndihen të sigurta. “Mundësitë e barabarta dhe sistemet e forta shoqërore krijojnë një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurtë për të gjithë”, tha ajo. Ajo i këshillon vizitorët që ta përjetojnë këtë qetësi të brendshme duke u bashkuar me vendasit në ritualet e përditshme. “Shkoni për të notuar në një pishinë gjeotermale dhe bisedoni me të huaj në vaskën e nxehtë; bëni një ecje në mal, qoftë një ngjitje pasdite në malin Esja jashtë Reykjavikut apo një ecje disa-ditore në malësi”, tha ajo. “Islanda e vërtetë gjendet në skenën e saj të lulëzuar të muzikës dhe artit, në natyrë larg vendeve kryesore dhe në të gjitha llojet e motit”.
10 vendet kryesuese në Treguesin Botëror të Paqes 2025:
1. Iselanda
2. Irelanda
3. Zelanda e Re
4. Austria
5. Svicra
6. Singapori
7. Portugalia
8. Denimarka
9. Sllovenia
10. Finlanda
Shqipëria renditet në vend të 52, me një përkeqësim prej 6 pikësh, pas së cilës renditet Maqedonia dhe pas së cilës renditen Emiratet, Kosta Rika, Gambia, Kazakistani…me Kosovën të renditet e 63, me një përkeqësim prej tre pikësh.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 14 reads



