...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ekonomia ruse i është kthyer gjendjes së paraluftës që në fillim të majit

Ekonomia ruse i është kthyer gjendjes së saj të paraluftës, kryesisht se pasojë e kontrollit të kapitalit dhe përqindjeve të larta të huadhënies ndërsa po shlyen pagesat e bondeve në devizë të huaj dhe ekonimia e saj është e qendrueshme

SHJ

02/06/2022 - 18:18

Vendet perëndimore vazhdojnë të propagandojnë se sanksionet e tyre po rrënojnë ekonominë ruse; madje, edhe Gjermania, e cila ka qenë më e matur në propagande. Por e vërteta qendron ndryshe: një analizë e një muaji më parë e “The Economist” tregon se ekonomia ruse i është kthyer gjendjes së saj të paraluftës, kryesisht se pasojë e kontrollit të kapitalit dhe përqindjeve të larta të huadhënies ndërsa po shlyen pagesat e bondeve në devizë të huaj dhe ekonomia e saj është e qendrueshme. Në fakt, këtë efekt e ka parashikuar prej muajsh Ylli Përmeti ku ka treguar disa arsye te tjera. Propaganda gjermane sipas Voa-s:

Zëvendës kancelari i Gjermanisë Robert Habeck tha sot se të ardhurat e vazhdueshme që siguron Rusia nga çmimet e larta të karburantit krijojnë "dhimbje", por ai shtoi se ekonomia ruse është në kolaps dhe se me kalimin e kohës, situata do të bëhen edhe më të vështirë për këtë vend.

Gjatë një fjalimi në parlament, zoti Habeck, i cili është gjithashtu ministër i Ekonomisë dhe përgjegjës për çështje të energjisë, shtoi se vendi i tij, duhet të ndihet i turpëruar që nuk ka arritur ende ta zvogëlojë varësinë nga karburantet ruse.

Por megjithatë shtoi ai, të ardhurat, që siguron Rusia nga gazi e nafta, nuk të japin pamjen e saktë për të kuptuar gjithë situatën. Zoti Habeck tha se zoti Putin po vazhdon të marrë para, por ai po has në vështirësi që t'i shpenzojë ato, për shkak të sanksioneve perëndimore. Ai vuri në dukje rënien e madhe të sasisë së produkteve që hyjnë në Rusi, në mesin e tyre edhe të mallrave që vijnë nga Gjermania.

Zoti Habeck tha se “koha punon kundër Rusisë dhe kundër ekonomisë ruse” duke shtuar se “askush nuk dëshiron të investojë më në Rusi”.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA