Epidemia e përdorimit të drogës vret 91 amerikanë çdo ditë
SHJ
10/04/2017 - 15:40
Përdorimi i drogës në Amerikë është përhapur në çdo grup social, moshë dhe gjini dhe spikat lidhjen mes keqpërdorimit të rekomandimeve të opioideve dhe keqpërdorimit të heroinës. Kjo e fundit mes të rriturve është rritur thuajse pesë herë në dekadën e fundit. Rritja ka filluar me fillimin e mileniumit të tretë të erës sonë: nga 0.33% në fillimin e tij në 1.6% dhjetë vjet më vonë, një përqindje që lidhet me rreth 3.9 milion amerikanë. Përqindja e të bardhëve është rritur më shumë krahasuar me përqindjen e njerëzve me ngjyrë thuajse gjashtë fish në përdorimin e heroinës duke u rritur nga 0.34% në 1.9% në një dekatë. Rekomandimet në rritje për opioidet karakterizohen si një tjetër epidemi në Amerikë. Si rezultat, 91amerikanë vdesin çdo ditë nga mbidoza e opioideve: vdekjet nga mbidoza janë katërfishuar nga viti 2002 në vitin 2013-të.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 16 reads