...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

FBI: Kina rreziku më i madh - kërkon të vjedhë teknologjinë amerikane

Drejtori i agjencisë Christopher Wray tha se Pekini po kërkon të vjedhë teknologji amerikane "duke përdorur çdo mjet të nevojshëm"

Voa

07/02/2020 - 13:57

FBI-ja shpalli të enjten Kinën si kërcënimin më të madh për forcat e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Drejtori i agjencisë Christopher Wray tha se Pekini po kërkon të vjedhë teknologji amerikane "duke përdorur çdo mjet të nevojshëm". Ai shtoi se 56 zyrat rajonale të agjencisë kanë hapur rreth 1 mijë hetime lidhur me përpjekjet nga ana e Kinës për të vjedhur teknologji.

Shefi i kundërzbulimit në FBI John Brown tha se agjencia ka arrestuar 24 persona në 2019-n lidhur me raste ku përfshihej Kina dhe gjatë këtij viti janë arrestuar 19 persona të tjerë.

Gjatë një konference në Uashington DC në qendrën për Studimeve Strategjike e Ndërkombëtare (CSIS) zoti Brown tha se FBI-ja besonte "se asnjë vend nuk paraqet një kërcënim më të madh sesa Kina komuniste”. Zoti Wray tha se kërcënimi duhej të përballej me veprimeve nga gjithë qeveria amerikane.

"FBI-ja po kryen 1 mijë hetime që kanë të bëjnë me përpjekjet e mbetura në tentativë të Kinës për të vjedhur teknologji amerikane në pothuajse çdo sektor të industrisë", tha ai.

Zoti Wray shtoi se Kina po shfrytëzon në mënyrë agresive hapjen akademike të SHBA-së për të vjedhur teknologji, duke përdorur "bashkëpunëtore në kampuse" dhe duke krijuar "institute në kampuset amerikane".

Drejtor i Kundërzbulimit Kombëtar dhe Qendrës së Sigurisë William Evanina tha në konferencë se Kina kishte si përparësi të veçantë vjedhjen e teknologjisë së avionëve amerikanë dhe makinave elektrike.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA