...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Gjermani, fiton beteja e ambjentalistëve kundrejt politikave kriminale

Javë debati e shoqëruan planin e koncernit RWE për prerjen e drurëve të pyllit Hambacher për përftimin e energjisë nga qymyri i drurit. Një gjykatë e ndërpreu druprerjen. Fitore për ambientalistët, dështim për politikën.

DW

09/10/2018 - 09:48

Pylli Hambacher është kthyer në Gjermani ndërkohë në simbol për të gjithë politikën energjitike të qeverisë gjermane, që në shumë pika nuk i ka përmbushur objektivat e vëna për mbrojtjen e klimës. Të premten (05.10) një vendim i Gjykatës së Lartë Administrative të landit në Münster ia ndaloi koncernit të energjisë, RWE që të vazhdojë druprerjen në pyllin Hambacher. Organizatat ambientaliste kanë shpresë tani që të shpëtojnë 200 hektarë pjesë të mbetur të pyllit që dikur përfshinte mbi 4000 hektarë sipërfaqe, dhe që duhej të sakrifikohej për nxjerrjen e qymyr drurit.  Gjykata vazhdon të verifikojë, nëse pylli 12.000 vjeçar do të mbrohet sipas rregulloreve të BE-së.

Debat, protesta, fekale

Vendimin e gjykatës e festuan rreth 50.000 vetë të dielën (07.08) që kishin dalë për të demonstruar, por mitingu u kthye në një festival të vërtetë në mbrojtje të natyrës. Kryetarja e partisë së Gjelbër, Annalena Bock bëri thirrje të dielën për "një epokë të re për politikën e klimës."

Deutschland Freude im Hambacher Forst (DW/I. Anastassopoulou )

Kundër prerjes së pyllit

Kryetari i partisë e Majta, Bernd Riexinger, i cili i përshëndeti të dielën protestuesit në festivalin e ambientalistëve tha se. "në këtë Gjermani të pasur, duhet të jetë e mundur që njerëzit të gjejnë punë që nuk e shkatërron mjedisin."

Javë debati, protestash e bllokime të punimeve nga aktivistët e shoqëruan grindjen për Hambachun. Për disa javë policia gjermane u përpoq me një aksion të zgjatur të largonte protestuesit që kishin zënë pyllin me shtëpiza të ngritura në pemë. 86 shtëpiza druri u boshatisën dhe çmontuan nga policia. Shumë demonstrues, të rinj e pensionistë treguan mbështetje për aktivistët që e bllokuan për javë prerjen e pyllit. Aktivistët e klimës kërkojnë ndërprerjen e përftimit të energjisë nga burimet fosile dhe ndalimin e nxjerrjes së qymyrit. Ata mbështeten nga një lëvizje e madhe në Gjermani për mbrojtjen e klimës në angazhimin e tyre.

Por gjatë javëve të aksionit policor pati edhe shkallëzime të situatës. Disa policë reaguan me zemërim dhe përdorën spruco lotsjellëse kundër aktivistëve që nuk donin të lëviznin nga pylli. Por edhe nga demonstruesit pati hedhje fekalesh në kokë policëve. Disa aktivistë lidheshin me drurët për të penguar punën e policisë.

Goditje për RWE

Räumung Baumhäuser im Hambacher Forst (picture-alliance/dpa/D. Young)

Vendimi i Gjykatës Administrative bëri që të merrte fund edhe aksioni i policisë në fundjavë. Ministri i Punëve të Brendshme të landit Renani-Veriore Vestfali, Herbert Reul (CDU) u shpreh se "tani ka ardhur koha që në pyll të kthehet qetësida rregulli dhe paqja". Ai shpreson që aktivistët të mos e përdorin këtë fazë të ndalimit të prerjes së drurëve për të ngritur shtëpiza të reja nëpër pemë. Por kjo nërkohë ka filluar. 100 kundërshtarë të druprerjes dolën të dielën me sharra të përgatisin shtëpizat lart në drurë.

Për koncernin e energjisë, RWE vendimi i gjykatësve për ndërprerjen e prishjes së pyllit ishte një goditje e fortë. Megjithatë kreu i koncernit, Ralf Martin u shpreh se pylli nuk mund të shpëtohet. Ruajtja e pyllit nuk është teknikisht "e mundur, sepse nevojiten masat e tokës nën pyllin për të stabilizuar pjerrësitë e atyre pjesëve ku mungojnë drurët e janë hapur minierat. Por sipas një inxhinieri për DW, këto pjerrësi mund të stabilizohen edhe nga brenda minierave.

Hambacher Forst Protest Hambi bleibt (DW/G. Rueter )

Politika e landit të Renanisë-Veriore Vestfalisë e mbështet prerjen e pyllit, sepse sipas saj duhet siguruar kontuiniteti energjitik dhe se energjitë e ripërtëritshme nuk mjaftojnë për të plotësuar nevojat për energji. Kryeministri i landit, Armin Laschet  (CDU) u shpreh në një intervistë për WDR të hënën se "kemi nevojë për një përgjigje lidhur me pyetjen, se si ta sigurojmë energjinë." Sipas një sondazhi të WDR-së, 79% e qytetarëve në këtë land janë për moshkatërrimin e pyllit Hambacher. Pylli Hambacher ndodhet në një zonë pranë Rinit dhe në jugperëndim të minierës më të madhe në Europë për qymyr drurin.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA