...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Gratë arabe luftojnë dhunën e mbrojtur nga ligji...i sheriatit

Në botën arabe aktivistet e guximshme luftojnë për të drejtat e grave. Ato kanë arritur suksese të mëdha, veçanërisht në çështjen e përdhunimit. Angazhimi i tyre është revolucion kulturor.

DW

10/08/2017 - 12:13

Ishte një hap që pritej prej kohësh, qeveria në Jordani e shfuqizoi nenin 308 të kodit penal, një nen që iu ka mundësuar përdhunuesve të shpëtojnë nga dënimet. Nëse përdhunuesit me mbështetjen e familjes së viktimës do të vendosnin për martesë pas përdhunimit, atëherë nuk do të kishte proces gjyqësor për këtë vepër. Në pranverë parlamenti vendosi për të shfuqizuar këtë nen e tani ai hyn në fuqi.

Tunizia si shembull

Vendimi erdhi pasi parlamenti tunizian kishte shfuqizuar një ligj të njëjtë me atë të Jordanisë. Pas hapjes së kësaj çështjeje u ripërcaktua edhe mosha e martesës. Deri në ndryshimin e ligjit martesa ishte e lejuar nga mosha 13 vjet, tani ajo është rritur në 16 vjet. Ligji ka një domethënie "historike", theksoi ministrja për Gruan, Fëmijët dhe Familjen, Naziha Laabidi.

Jordanien Frauen-Aktivisten protestieren vor dem Parlament (picture alliance/dpa/AP/R. Saad)

Protesta para parlamentit për nenin 308

Ndërsa aktivistja, Amal Atrasgzur për DW-në, tha se "ligji është rezultat i angazhimit prej shumë vitesh për të drejtat e grave". Ende ka shumë mangësi në ligjin e ri, si për shembull në raste se gratë nga përdhunimi mbesin shtatzëna atëherë ato nuk janë të mbrojtura. Megjithatë, aktivistet për të drejtat e grave shpresojnë se do të ulet numri i përdhunimeve. Kryeministri i Jordanisë, Hani al-Mulki, përshëndeti shfuqizimin e ligjit duke thënë "se ky ligj ka prekur të drejtat themelore të një shoqërie të drejtë".

Inkurajim për vendet e tjera

Aktivistja për të drejtat e grave, Kahdija Ryadi nga Maroku shpjegon për DW se: "Ndryshimet e fundit ligjore në vendet arabe dhe ato mylimane, ndihmojnë që të akuzohen të gjithë ata që keqpërdorin fenë si mbrojtje për përdhunim." Në Marok përdhunimi tani do të dënohet edhe me burgim nga 5 deri në 20 vjet burg.

Matje me kute të ndryshme

Maroku ka shfuqizuar nenin që mbron përdhunuesit që në vitin 2014. Si shkas u bë rasti i 16 vjeçares, e cila duhe të martohej me përdhunuesin e saj. Por ajo vrau veten me helm minjsh, para se të martohej.

Tani më ndëshkohet edhe përdhunimi i grave të pamartuara, por nëse ato janë të martuara dënimi është i dyfishtë. Ka ndryshuar diçka thotë Riyadi, por ka edhe shumë për t'u bërë.  

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA