...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Hungaria kundron ‘ripërcaktimin’ e anëtarësisë në NATO ose largimin për shkak të Ukrainës

Nëse do të largoheshim, pjesëmarrja jonë në strukturën ushtarake të NATO-s dhe jona gjithashtu do të ndryshonin

Ylli Përmeti

26/05/2024 - 07:33

Viktor Orbáni nuk dëshiron që vendi i tij të marrë pjesë në operacione jashtë territorit të aleancës ushtarake

Kryeministri hungarez Viktor Orbán tha se ai po kërkonte të “ripërcaktonte” kushtet e anëtarësimit në NATO për shkak të kundërshtimit të tij të gjatë për të ndihmuar Ukrainën kundër luftës së Rusisë.

“Avokatët dhe oficerët tanë po punojnë [për të përcaktuar] se si Hungaria mund të ekzistojë si anëtare e NATO-s pa marrë pjesë në operacionet e NATO-s jashtë territorit të NATO-s”, tha Orbáni për radion kombëtare të premten.

Udhëheqësi hungarez ka refuzuar të dërgojë ndihmë ushtarake në Kiev dhe ka vonuar në mënyrë të përsëritur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska. Ai gjithashtu kundërshton ashpër trajnimin e ushtarëve ukrainas të NATO-s në Ukrainë.

“Nuk ka pasur shumë situata në historinë e NATO-s kur një shtet anëtar do t`i përmbahej idesë bazë të NATO-s aq hapur dhe qartë sa bën tani Hungaria, dhe për këtë arsye. . . pozicioni i saj brenda aleancës ushtarake duhet të ripërcaktohet”, tha Orbáni.

Qëndrimi i tij është se forcat ukrainase nuk mund të fitojnë në fushën e betejës, se perëndimi duhet të shmangë një konflikt me Rusinë me çdo mjet dhe se Kievi duhet të pajtohet me një armëpushim të menjëhershëm. SHBA ka thënë se një armëpushim tani do të ishte kapitullim.

Komentet e Orbanit duket se kanë ardhur si përgjigje ndaj propozimeve të fundit nga disa anëtarë të NATO-s për aleancën për të trajinuar trupat ukrainase në Ukrainë dhe jo në vende të tjera evropiane. Ato vijnë gjithashtu gjashtë javë përpara mbledhjes vjetore të krerëve të NATO-s në Uashington, ku aleanca po kërkon të hartojë një strategji të re mbështetëse afatgjatë për ushtrinë e Ukrainës.

Ushtria hungareze ka marrë pjesë në misionet e NATO-s jashtë vendit, duke përfshirë në Afganistan dhe Irak, dhe ka udhëhequr përpjekjet paqeruajtëse të KFOR-it të aleancës në Kosovë.

Orbáni pranoi se pozicioni i tij po e kthente Hungarinë në një vend të jashtëm brenda aleancës, por tha se nuk pranoi të tërhiqej.

“Duket sikur të gjithë janë tashmë në një të ardhme të ndryshme. Ata thjesht refuzojnë t`i marrin në konsideratë këto arsyetime përtej një seance të sjellshme”, tha ai. “Dhe planifikimi i luftës po vazhdon”.

Ai shtoi: “Ne kemi treguar paraprakisht se nuk e miratojmë këtë dhe nuk duam të marrim pjesë në mbështetje financiare apo armatimi, as brenda kornizës së NATO-s. Prandaj, gjednja jonë është një gjendje e çuditshme ‘jemi atje, por nuk jemi’. Nuk e di sa kohë mund të mbahet kjo”.

Hungaria konsiderohet një vend “jopjesëmarrës”, shtoi ai, por po punon për një përkufizim më të qartë.

Nëse do të largoheshim, pjesëmarrja jonë në strukturën ushtarake të NATO-s dhe jona gjithashtu do të ndryshonin”, tha ai. NATO nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. FT   

Telelvizioni rus RT e komentoi qendrimin e Orbanit dje dhe tha mes të tjerash se Orbani “duhet të ketë të dhëna që nuk mund t`i thojë ndryshe, se NATO po përgatitet për luftë me Rusisë meqënse ushtria e Ukrainës tashmë ka dështuar” ndërkohë që po dje krey i NATO-s, Steltenbergu tha se anëtarët duhet të heqin kufizimet ndaj Ukrainës për të sulmuar Rusinë. 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA