...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Koreja e J. dërgon një delegacion të posaçëm në Korenë e V. mes komplikimesh ushtarake

Ky mision mund të komplikohet megjithatë nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake të planifikuara për muajin e ardhshëm

Voa

04/03/2018 - 16:04

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë të hënën në Korenë e Veriut për të diskutuar mënyrat për përmirësimin e marrëdhënieve dhe uljen e tensioneve në gadishull.

"Delegacionet e posaçme do të kenë diskutime të gjera për çështje që përfshinë krijimin e kushteve për një dialog mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara", tha zëdhënësi i presidentit Moon, Yoon Young-chan për gazetarët.

Ky mision mund të komplikohet megjithatë nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake të planifikuara për muajin e ardhshëm. Një koment i botuar nga agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut paralajmëron se Pheniani do të "kundërpërgjigjet" nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.

Delegacioni prej 10-anëtarësh do të drejtohet nga Suh Hoon, kreu i agjencisë kombëtare të zbulimit dhe këshilltari i lartë i sigurisë kombëtare Chung Eui-Yong. Moon ende nuk e ka pranuar ftesën e udhëheqësit Kim Jong Un për të vizituar Phenianin.

Pas vizitës dy-ditore në Korenë e Veriut, të dërguarit e posaçëm të Koresë së Jugut do të vijnë në Shtetet e Bashkuara për të informuar zyrtarët amerikanë për diskutimet e tyre në Phenian.

Duke dërguar delegacionin në Phenian, zoti Moon kërkon t’i përgjigjet në mënyrë reciproke vendimit të Kim Jong Unit, i cili dërgoi një delegacion të lartë, përfshi motrën e tij Kim Yo Jong, në Lojrat Olimpike të muajit të kaluar në Piongçang.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA