...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kostoja e luftës 20-vjeçare në Afganistan: mijëra të vrarë dhe triliona dollarë të shpenzuara

Shuma e përllogaritur e kostos së luftrave në Afganistan e Irak që është mbuluar me borxh shtetëror: $2 trilionë. Kostoja e pritshme në 2050: deri në $6.5 trilionë.

Voa

16/08/2021 - 21:19

Angazhimi ushtarak amerikan në Afganistan, që tani po merr fund pas 20 vjetësh, është lufta më e gjatë që kanë zhvilluar ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Amerikanët filluan ta largojnë nga vëmendja këtë luftë, ndërkohë që edhe Kongresi i kushtoi gjatë viteve të fundit më pak vëmendje se ç’i kishte kushtuar Luftës së Vietnamit. Por nuk mund të injorohet kostoja me dhjetëra mijëra të vdekur nga kjo luftë. Apo çmimi në dollarë, i përballuar duke futur vendin në borxh, të cilin do ta paguajnë brezat e ardhshëm të amerikanëve.

Në vijim, një vështrim mbi luftën në Afganistan përmes shifrave. Këto statistika u përpiluan kryesisht nga Linda Bilmes e Universitetit Harvard dhe projekti Kostot e Luftës i Universitetit Brown:

Kostoja në Njerëz:

Ushtarë amerikanë të vrarë në Afganistan deri në prill 2021: 2,448.

Kontraktorë amerikanë të vrarë: 3,846.

Ushtarë e policë afganë të vrarë: 66,000.

Forca të vendeve aleate të vrarë: 1,144.

Civilë të vrarë afganë: 47,245.

Talibanë dhe kryengritës të tjerë të vrarë: 51,191.

Punonës ndihmash të vrarë: 444.

Gazetarë të vrarë: 72.

20 Vjet pas Ndërhyrjes Amerikane, Afganistani i Sotëm

Rënie e vdekshmërisë në foshnje: 50%

Vajza afgane që dinë të lexojnë: 37%

Mbikqyrja e Kongresit

Kongresi miraton ndërhyrjen ushtarake amerikane: 18 shtator 2001.

Sa herë Kongresi votoi për t’i shpallur luftë Afganistanit: 0.

Sa herë ligjvënësit diskutuan koston e Luftës në Vietnam: 42

Sa herë nga shtatori 2001 deri në mes të verës 2021 ligjvënësit diskutuan koston e luftrave në Afganistan, Irak: 5

Sa herë senatorët në Komisionin e Financave në Senat kanë përmendur koston e luftës në Afganistan, Irak që nga 11 shtatori 2001: 1

Mbulimi i Kostos së Luftës: me Kredi, jo para në dispozicion

Sa u rritën taksat përkohësisht nga Presidenti Truman për të përballuar koston e Luftës së Koresë: 92%.

Sa u rritën taksat përkohësisht nga Presidenti Johnson për të mbuluar koston e Luftës së Vietnamit: 77%.

Sa u ulën taksat për të pasurit nga Presidenti George W. Bush në fillim të Luftës së Afganistanit dhe Irak: 8%.

Shuma e përllogaritur e kostos së luftrave në Afganistan e Irak që është mbuluar me borxh shtetëror: $2 trilionë.

Kostoja e pritshme në 2050: deri në $6.5 trilionë.

Luftërat Mbarojnë, por jo Kostot

Zonja Bilmes përllogarit se kostoja që Shtetet e Bashkuara kanë marrë mbi vete për kujdesin shëndetësor, programet e paaftësisë fizike e mendore për gjymtime e probleme të tjera të shkaktuara gjatë luftimeve, varrimet dhe shpenzime të tjera për afërsisht 4 milionë veteranë amerikanë që luftuan në Irak e Afganistan arrin në mbi: $2 trilionë.

Momenti kur këto kosto do të ketë arritur kulmin: pas vitit 2048.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA