Kurohen 12 pacientë nga tumori kolorektal me “terapi imune”
U trajtuan 12 pacientë me dostarlimab ose antitrupa monoklonal ose shkurt, mAbs
Ylli Përmeti
07/06/2022 - 17:57
Një studim u publikua në “Revistën Mjekësore të Anglisë së Re” dy ditë më parë lidhur me kancerin kolorektal. Studimi tregon se u trajtuan 12 pacientë me dostarlimab ose antitrupa monoklonal ose shkurt, mAbs, të cilët prodhohen në laborator dhe janë përdorur dy dekadat e fundit për shumë sëmundje. Kjo qasje quhet ndryshe “terapi imune”. Studimi tregon se pas gjashtë muajsh “terapi”, tumoret u larguan thuajse te të gjithë pacientët por thuajse të gjithë pësuan efekte të dëmshëm (dermatit etj.).
Trajtimi synon të mënjanojë nevojën e kemioterapisë dhe operacionit. Ngaqë e njëjta “terapi” është përdorur dhe për tumore të tjerë (në mushkri etj.) dhe nuk ka qenë e mbrothët, autorët argumentojnë se mund të ketë qenë një faktor kontribues, koha e terapisë. Sipas tyre, terapitë e tjera kanë qenë më të shkurtra.
Megjithatë, ata nuk e kuptojnë tërësisht efektin e terapisë në fjalë dhe spekulojnë se një rol të rëndësishëm mund të ketë luajtur mikorbioma e pacientëve. Sidoqoftë, numri i pacientëve është i vogël, argumentojnë autorët, ndaj nevojitet një studim tjetër me një numër më të madh duke përfshirë pacientë të racave të ndryshme.
Studimi ka për premisë një nga shkaqet kryesore të qelizave tumorale: mutacionet ose pandryshimet gjenetike. Kështu duke përdorur terapinë në fjalë ata bllokojnë metastazën e qelizave tumorale. Por ngaqë nuk luftojnë shkakun e mutacioneve, të cilin e kam treguar në studimin e publikuar këto ditë në Britani, pacientët rrezikojnë të shfaqin sërish tumore! Këtë efekt autorët nuk e kanë përmendur!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 70 reads