...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ligjvënës amerikan kërkon ta çojë botën më pranë luftës së tretë

Shumë luftënxitës amerikanë kanë mbështetur dhe idenë e përfshirjes së trupave amerikane në Ukrainë

SHJ

02/05/2022 - 13:07

Gjatë luftës në Ukrainë nuk kanë munguar deklaratat e pamatura; më shumë në Amerikë sesa në Rusi, sepse qeveria ukrainase ndryshon qendrime çdo minutë. Në të parën filluan menjëherë pas ndërhyrjes ushtarake me thirrje të vritet Putini apo qoftë edhe aludime nga Bajdeni që ai të vritet nga vetë populli rus.

Shumë luftënxitës amerikanë kanë mbështetur dhe idenë e përfshirjes së trupave amerikane në Ukrainë. Një e tillë erdhi nga Adam Kinzinger, një republikan nga Ilinois. Ai madje deklaroi se do të paraqeste një ligj ose vendim siç e quan ai, në Kongres për të autorizuar presidentin amerikan për përdorimin e forcës ushtarake amerikane nëse Rusia përdor “armë kimike, biologjike dhe/ose bërthamore” në Ukrainë. Ai ka bërë thirrje dhe më herët por është refuzuar nga Bajdeni me arsyetimin se do të çonte në luftën e tretë botërore.

Ligji për “autorizimin e përdorimit të forcave ushtarake amerikane për të mbrojtur tërësinë territoriale të aleatëve të SHBA-së”, i publikuar në 20 prill, ravijëzon detyrat e presidentit amerikan. Si vendim miratohet nga Senati dhe Kongresi dhe i paraqitet presidentit për miratim përfundimtar. Nëse vendimi miratohet nga të tre këta pushtete, çështja e gjykimit lidhur me përdorimin e armëve kimike, biologjike dhe/ose bërthamore lihet në aftësinë e presidentit amerikan për të gjykuar brenda 48 orëve. Ky ligj do t`i hapte rrugë dhe përdorimit të “flamurit të rremë” nga forcat ushtarake ukrainase ―përdorimin e armëve kimike...dhe fajësimin e palës kundërshtare― dhe do t`i çonte superfuqitë më afër luftës së drejtëpërdrejtë.    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA