...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Medvedevi i përgjigjet Stoltenbergut (NATO-s) me luftë bërthamore

Një ditë pas qendrimit të presidentit polak në Davos për dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë dhe kreut të NATO-s, Stoltenberg se “armët janë rruga drejt paqes”, ish-presidenti i Rusisë, Medvedevi, u përgjigj me luftë bërthamore nëse Rusia humbet luftën konvencionale

Ylli Përmeti

19/01/2023 - 15:25

Një ditë pas qendrimit të presidentit polak në Davos për dërgimin e më shumë armëve në Ukrainë dhe kreut të NATO-s, Stoltenberg se “armët janë rruga drejt paqes”, ish-presidenti i Rusisë, Medvedevi, u përgjigj me luftë bërthamore nëse Rusia humbet luftën konvencionale. Stoltenbegru sqaroi se “çfarë ndodh në tryezën e bisedimeve varet tërësisht nga fuqia në fushëbetejë dhe nëse ne duam që Ukraina të mbizotërojë, atëherë ata kanë nevojë për fuqinë ushtarake”.

Kjo arsye, mbizotërimi në fushëbetejë, në fakt, parashikohet nga e drejta ndërkombëtare. Kjo është arsyeja se pse Stoltebergu e shikon fushëbetejën dhe armët si vendimtare për bisedimet mes palëve.

Por ai shtoi dhe disa arsye të tjera: se “është tejet e rëndësishme që presidenti Putin nuk fiton luftën – do të jetë një tragjedi për ukrainasit, por gjithashtu shumë e rrezikshme për të gjithë ne, sepse atëherë kumti ndaj udhëheqësve autoritarë, jo vetëm për Putinin, por gjithashtu për udhëheqës të tjerë autoritarë është kur ata janë mizor, kur ata shkelin të drejtën ndërkombëtare, ata realizojnë çdogjë që duan dhe ky do të ishte një mësim shumë i keq dhe i rrezikshëm. Do ta bënte botën më të rrezikshme dhe ne më të cënueshëm”.     

Medvedevi iu përgjigj atyre se “asnjë nga ata torovelët nuk dëshiron të bëjë hapin tjetër: një humbje nga një fuqi bërthamore në një luftë konvencionale mund të shkrepë fillimin e një lufte bërthamore. Fuqitë bërthamore nuk kanë humbur kurrë një konflikt të madh nga të cilat fati i tyre varet”.

   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA