Mobilizohet e majta dhe djathta amerikane kundër luftës me Rusinë
E majta dhe djathta amerikane ka njoftuar zhvillimin e një proteste në 19 shkurt në Uashington DC me thirrjen “Asnjë qindarkë më tepër për luftën në Ukrainë”
SHJ
30/01/2023 - 08:53
E majta dhe djathta amerikane ka njoftuar zhvillimin e një proteste në 19 shkurt në Uashington DC me thirrjen “Asnjë qindarkë më tepër për luftën në Ukrainë”. Sipas njoftimit, protesta synon ndalimin e luftës; sepse këtë mund ta bëjë vetëm populli amerikan.
Por mbi dhe përtej asaj kërkese, qendron një lëvizje shpresëdhënëse, me Partinë e Popullit, një parti e re përparimtare, dhe Partia Libertariane. Në fjalët e njoftimit, ajo “është çfarë shtypi do ta quante një koalicion “i majtë dhe i djathtë”, duke zgjeruar spektrin për të ndaluar luftën në Ukrainë”. Organizatorët e quajnë protestën “Zemërim Kundër Makinerisë së Luftës”. Me luftën në Ukrainë që na vendos përballë armagedonit bërthamor, citon njoftimi, “zemërimi” duhet të quhet një kundërveprim i butë.
Partia Popullore është krijuar nga Nick Brana, bashkërenduesi kombëtar i Bernie Sanders dhe ka në gjirin e saj veprimtarë si Chris Hedges etj. Ndërsa Partia Libertariane ka Ron Paul, një kundërshtar i patundur i politikës së jashtme amerikane. Ajo është partia e tretë më e madhe në SHBA. Kërkesat e tjera të tyre janë “bisedime për paqe”; “ndalimi i inflacionit”; dhe “shpërndarja e NATO-s” ndërsa shtojnë shpërshkallëzimin bërthamor botëror; shkurtimin e buxhetit të Pentagonit; ndalimin e Shtetit të Thellë të CIA-s dhe ushtrisë; ndalimin e luftës dhe perandorisë; rivendosjen e lirive qytetare; dhe lirimin e Julian Assange.
Arsyet e mbështetjes së Putinit nga e majta dhe e djathta e ‘skajshme’ amerikane
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 31 reads